Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani në kuadër të aktiviteteve të saj të ngjeshura ka arritur që të shtrijë rrjetin e saj edhe në kryeqytetin gjerman në Berlin. Kjo është pika e gjashtë e Qendrës sonë dhe kjo shtrirje do të vazhdojë edhe në qytete të tjera të Gjermanisë.
Grupin nismëtar për themelimin e pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Berlin u themeluar gjatë vizitës së Albin Kurtit gjatë qëndrimit të fundit në Berlin.
Takimin e hapi përgjegjësi i Qendrës se Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani Bashkim Osmanaj i cili pos situatës politike bëri edhe një përmbledhje që zhvillon kjo Qendër e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani që nga tetori i vitit 2005.
Roli i mërgatës sonë në mbështetje të ccështjes kombëtare nuk ka munguar kurrë. Mërgata jonë duhet të fokusohet dhe koordinohet në atë mënyrë që të zhvillojë takime me të gjitha partitë politike gjermane dhe të dalë me ca kërkesa për interes të mërgimtarëve.
Ministria e krijuar e diasporës prioritet ka drekat dhe darkat dhe jo interesin dhe problemet me te cilat ballafaqohet mërgata jonë. Kujt i duhet kjo ministri e cila ka rënduar edhe më shumë buxhetin e Kosovës edhe ashtu të varfër.
Në këtë takim morën fjalën gjithashtu edhe Dr. Bardhyl Noci, Meriton Rexha, Bersant Deva, Zekirja Ademi, Avni Ademi, Mikireme Tahiri, Feride Berisha, Behar Tahiri, Valbona Zavalani, Hatixhe Tahiri, Arta Idrizi dhe Leke Bekaj.
Nga ky takim u kërkua ngritja dhe zgjerimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Meqënëse kishte korum, pjesëmarrësit themeluan Këshillin e Pikës, Kryesinë e punës dhe Komisionin zgjedhor. Në kryesinë e Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Berlin u zgjodhën:
Dr. Bardhyl Noci, Kryetar, Meriton Rexha, Nenkryetar, Zekirja Ademi, Sekretar, Arta Idrizi, Arketar, Feride Berisha, Delegate.
Koordinator Pikë – Qendër: Alban Ademi (sekretariati për media dhe komunikim)
Berlin, 28 prill 2012
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjermani
Kthehu prapa te lista