Aktivistët e Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! sot kanë dalë pranë gropave të qytetit në Gjilan për të peshkuar në rrugë, për t’i kritikuar politikat e pushtetit komunal se si nuk po kujdesen fare as për mirëmbajtjen dimërore e as atë verore të rrugëve publike, duke i shndërruar ato në përrocka dhe të ngjashme me akuakulturat. Aktivistët kishin marrë disa grepa peshkimi dhe duke improvizuar peshqit prej kartoni, ironizonin pushtetin duke thënë se, qytetarët e Gjilanit dhe të gjithë vozitësit, përkundër që po paguajnë për sigurimin e automjeteve të tyre nga 40 euro, ndërsa edhe përkundër këtyre taksave dhe të hyrave vetanake të komunës, po ballafaqohen me gropa shumë të shpeshta, ku brenda qytetit dhe fshatrat e komunës së Gjilanit, gjinden me mijëra gropa të vogla e të mëdha dhe shumë rrugë të asfaltuara mjaft dobët dhe rrugë të paasfaltuara fare. “Kjo qeverisje e stërkequr e Gjilanit po godet sigurisë e qytetarëve në komunikacion (vozitësve dhe këmbësorëve), rreziqeve gjatë anashkalimeve të gropave, xhepit të qytetarëve, por edhe këto gropa alarmojnë besueshmërinë e raportit të komunës sipas së cilës vetëm këtyre muajve të këtij viti janë shpenzuar qindra mijëra euro në destinim për mirëmbajtjen e rrugëve, ndërsa gropat vetëm po shumëzohen” – deklaroi Teutë Maloku.
Aktivistja Maloku shtoi se sot jemi dalë këtu për të improvizuar peshkimin në rrugë, sepse këto gropa të kujtojnë përrockat e dëmshme ujore, të krijuara nga korrupsioni, shpenzimet e mëdha, papërgjegjësinë e inspektimit të punëve të kryera, pa mbikëqyrjen e duhur para, gjatë dhe pas realizimit të këtyre projekteve të asfaltimit dhe asfaltimit joprofesional në tërësi.
“Qytetarët nuk ndjejnë nevojë për gropa të cilat mund të peshkohet në to, prandaj stop grepit të huqur të Qeverisjes Komunale me në krye Qemajl Mustafën. Çlironi Gjilanin nga gropat e shumta dhe siguroni jetën e këmbësorëve dhe vozitësve!” – përfundoi deklaratën Maloku.
Ndërsa shumë qytetarë, por edhe shumë ngasës të veturave ndalnin shpejtësinë duke e përkrahur performancën e aktivistëve dhe duke shprehur interesimin për të fotografuar ngjarjen me celularët e tyre.
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Gjilan
Kthehu prapa te lista