Sot më 14 qershor, në ditën e çlirimit të Gjakovës Lëvizja VETËVENDOSJE! qendra Gjakovë organizoi një aksion simbolik, pranë Pallatit të Kulturës, tek guri që asnjëherë nuk u shndërrua në lapidar.
Që pas luftës e deri me tani është kërkuar disa herë që dëshmorët e qytetit të Gjakovës ta kenë një lapidar në qendër të qytetit, ku do te mund te nderoheshin të gjithë dëshmorët në një vend pa ndarje dhe përfitime ne emër te tyre, siç po ndodh sot nga një pjesë e bashkëluftëtarëve të tyre në pushtet, të cilët i kane harruar idealet e tyre.
Lapidarin nuk e zëvendëson një gur, e guri nuk përfaqëson dëshmorët. Nderimet për dëshmorët nuk bëhen para gurit.
Qendra në Gjakovë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me këtë rast vendosi flamurin kombëtar gjigant, duke kërkuar që atë vend më në fund të ndërtohet lapidari i dëshmorëve të Gjakovës.
Në nderim të flamurit kombëtar, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! hoqën flamujt e imponuar të Hashim Thaçit, por Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm, duke përdorur sprejin lotsjellës dhe shkopinj gome. Me këtë rast lëndime pësuan Ngadhnjim Haxhosaj, Hazbije pruthi, Gramoz Godeni dhe Valbona Zhubi.
Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra Gjakovë
Kthehu prapa te lista