Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJES! shpreh ngushëllime për Familjen Gashi me rastin e vdekjes së 16 vjeçares, Albana Gashit nga pickimi i rriqrave!
Lutemi se ky rast të jetë i fundit dhe institucionet te këndellen dhe te merren seriozisht me ketë problem. Deri tani përveç disa performancave simbolike nuk është bërë diçka përmbajtjesore në luften kundër rriqrave. Fatkeqësisht kjo nuk është viktima e pare ne Komunën e Malishevës.
Ne kërkojmë nga institucionet përgjegjësi! Deri me tani askush nuk ka dhënë përgjegjësi për ketë situatë e cila është problem kryesore i Komunës tone dhe komunave për rrethe.
Shuma prej 40 mije eurove që janë ndarë nga institucionet e Kosovës për luftimin e rriqrave është qesharake dhe nuk I jep zgjidhje problemit. Ne kërkojmë qe njerëzit qe janë përgjegjës te japin llogari dhe Qeveria e Kosovës ta shpall si problem kombëtar pasi qe qeveria Lokale nuk ka vullnet ti jep zgjidhje këtij problemi.
Gjithashtu shprehim shqetësimin për qytetaret tjerë ne fshatra tjera që janë të prekur nga rriqrat dhe rreziku është që edhe të tjerë të pësojnë tragjikisht.
Gjithashtu kërkojmë mobilizim shtetëror që rasti i Albanës të mos na përsëritet!
Me pikëllim!
Lëvizjes VETËVENDOSJE! Qendra Malishevë
Kthehu prapa te lista