Sot, më 8 gusht, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prizren deponoi kallëzim penal, pranë Prokurorisë Komunale në Prizren, ndaj Nexhat Çoçajt, drejtor i arsimit të Komunës së Prizrenit, dhe Bekim Thaqit, mësimdhënës, për keqpërdorim të parasë publike. Ne konsiderojmë se Nexhat Çoçaj dhe Bekim Thaqi u kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm qytetarëve të Komunës së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer këto vepra penale:
1. Shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit
2. Përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës
3. Mashtrim në detyrë
4. Përdorim i paautorizuar në detyrë.
Këto keqpërdorime kanë ndodhur me rastin e organizimit të “Javës së Remzi Ademajt”, manifestim ky për nder të dëshmorit, në vitin 2011.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë kallëzimin penal:
PROKURORIT PUBLIK KOMUNAL
Prizren
Kundër: Bekim Thaqi- Mësimdhënës - Prizren
Nexhat Çoçaj - Drejtor i Departamentit Komunal për Arsim dhe Shkencë
Qendra Lëvizjes VETEVENDOSJE në Prizren , në bazë të nenit 198 par 1 , dhe 199 par 1, të Kodit të Përkohshëm të Procedureës Penale, paraqet përpara Organit Publik të titulluar këtë;
KALLËZIM PENAL
Sepse:
Me dt 09 .03 2011 , Drejtoria e Arsimit dhe Shkencës si pjesë e Administratës Komunale në Prizren, i udhëhequr nga Drejtori i saj, Nexhat Çoçaj, paraqitën një propozim nr 241/11, me të cilin kërkuan nga Kryetari i Komunës së Prizrenit t’ia lejojë shpalljen e tenderit për organizimin dhe shënimin e manifestimit “JAVA E REMZI ADEMAJT – SHTIGJEVE TË LIRISË”.
Në mbledhjen e mbajtur të dt 15. 03 2011 , Kryetari i Komunës së bashku drejtorët e Drejtorive Komunale të Prizrenit, shqyrtuan dhe miratuan, propozimin e lartëcekur.
Propozimi i miratuar dhe zbatimi i tij do të bëhet përmes konkluzionit.
PROVË: Konkluzion, nr 01/06-2567, dt 15.03 2011.
Me dt 29.04 2011 Administrata e Komunale e Prizrenit transferoi, në Pro Credit Bank në xhirollogari të Bekim Thaqit me nr 1120112809000121, 12,000,00 (dymbëdhjet mijë euro) për organizimin dhe shënimin e manifestimit të sipër përmendur.
PROVË: Bilanci i xhirollogarisë së Bekim Thaqit nr. rëndor 400, në Pro Credit Bank
Me dt . .06.05 .2011 Bekim Thaqi bënë tërheqjen e 3000 euro (tremijë euro), nga xhirollogaria e tij, për të cilat nuk dihet destinimi i shpenzimeve te këtyre mjeteve.
PROVË: Bilanci i xhirollogarisë së Bekim Thaqit nr. rëndor 405 në Pro Credit Bank
Në të njëjtën datë, pra me 06.05. 2011 Bekim Thaqi ia transferon në formë huazimi paranë publike , Nexhat Çoçajt, në xhirollogarinë e tij , në Pro Credit Bank, 9000 euro (nëntë mijë euro)
PROVË: Bilanci i xhirollogarisë së Nexhat Çoçaj , nr rëndor 365
Gjithashtu në të njëtën datë pra me 06 05 2011, Nexhat Çoçaj bën shpenzimin e parasë publike të një shume të mjeteve të caktuara duke bërë ekzekutimin e urdhërit për pagesë periodike të obligimeve financiare të fëmijeve të tij.
PROVË: Bilanci i xhirollogarisë së Nexhat Çoçaj , nr. rëndor 366,367,368,369.
Siç shihet emrat e fëmijeve të tij në emër të të cilëve është bërë ekzekutimi i urdhërit për pagesë janë: Etleva, Enkelejda ,Artini dhe Epika.
Për më tepër, Nexhat Çoçaj shpenzon të gjitha mjetet financiare publike për nevoja të veta, duke mos i shpenzuar ato për destinimin e caktuar siç është paraparë me konkuzionin e lëshuar nga Kryetari i Komunës së Prizrenit
PROVË: Bilanci i xhirollogarisë së Nexhat Çoçaj , nr. rendor prej 370 deri 450
Konkluzion, Nr 01/06-2567, dt 15.03 2011.
Ndryshe, me 30 maj deri me 3 qershor është mbajtur 10 vjetori i Manifestimit Tradicional “JAVA E REMZI ADEMAJT – SHTIGJEVE TË LIRISË” manifestim, që është kurorëzuar në mbajtjen e finaleve në datën e lartëcekur me ç’rast janë ndarë shumë shpërblime për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit.
PROVË; Raport i shkurtër për gjashtëmujorin e parë të vitit 2011. I hartuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit e përfaqsuar nga Nexhat Çoçaj dhe i dorëzuar Zyrës së Kryetarit të Komunës, dt 17 06 2011.
Prandaj, nëse analizohen provat e paraqitura në menyrë objektive, shihet qartë se ka një mospërputhje të plotë në mes të datave të tërheqjes të hollave publike dhe të destinimit të shpenzimit, me organizimin dhe manifestimin e sipërpermendur.
Nga e gjithë kjo konsiderojmë se Bekim Thaqi dhe Nexhat Çoçaj kanë shkaktuar dëm të konsiderushëm qytetarëve të Komunes së Prizrenit dhe rrjedhimisht kanë kryer këto vepra penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës , si në vijim
1. Neni 339 par 1 dhe 5,shpërdorim i pozitës zyrtare dhe i autorizimit
2. Neni 340 pa par 1dhe 3, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës
3. Neni 341 par 1 dhe 3 mashtrim në detyrë ,dhe
4. Neni 342 përdorim të paautorizuar të pasurisë
Prandaj, në bazë të nenit 220 par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës i propozoj Prokurorit Publik Komunal që të filloj hetimin kundër Bekim Thaqit dhe Nexhat Çoçajt ,pasi që ekziston dyshim i bazur se këta, kanë kryer e veprat penale, duke u mbështetur në provat e paraqitura.
Kallëzuesi:
Qendra e Lëvizjes VETËVENDSOJE! në Prizren
Prizren, dt 08.08 2012
Kthehu prapa te lista