Unë jam Rina Ahmeti dhe jam 20 vjeç. Këtë 29 Prill do të votoj për herë të parë. Është për mua një datë e rëndësishme, pasi për herë të parë do të kem mundësinë të vendos për mënyrën në të cilën do të qëverisem. Ne të rinjtë shpesh e shohim qeverisjen si tepër larg. Ata që qeverisin sikur flasin një gjuhë të huaj, janë larg asaj që ne jetojmë. Megjithatë vendimet që ata marrin prekin jetët tona në shumë mënyra. Këtë e kam parë në shkollën time, në qytetin tim por edhe në familjen time. Vendimet e njerëzve qe na qeverisin na prekin edhe ne të rinjve.
Për këtë arsye është e rëndësishme për mua, që unë të votoj. Duke parë listën e atyre që premtojnë ta qeverisin Ferizajn unë shoh shumë pak njerëz që mund të më përfaqesojnë mua. Disa janë politikanë të vjetër, nga ata që qëndrojnë gjithmonë mbi të tjerët, pa pyetur kush i mban në krahë. Disa janë përfaqësues të partive politike qe kanë treguar e po tregojnë se Kosova për ta është një burim pasurimi. Ata nuk më përfaqesojnë mua.
Duke parë listën e mundësive, nuk mund të kishte zgjedhje tjeter për mua e për të gjithë ata që si unë votojnë për herë të parë. Unë me 29 Prill do të votoj për Vetevendosjen! Sepse ata e kanë treguar që për ta Kosova është vendi i të gjithëve ne, ëndrra e të gjithëve ne për arsim, shëndetesi, për punësim e mundësi për një jetë të mirë.
Kjo është vota ime e parë, është tepër e rëndësishme për mua. Unë do të votoj Vetëvendosjen! Sepse Kosova jonë është Kosova që punon për qytetarët e saj. Sepse Ferizaj ynë meriton një Komunë që të shqetësohet për qytetaret, e sepse unë besoj që modeli i ri qe sjell Vetevendosje! është modeli që duhet të drejtojë këtë vend. Me 29 Prill ne do të jemi më shumë se asnjëherë tjetër, më shumë për Vetevendosje!, më shumë për Albin Kurtin!
Kthehu prapa te lista