Ju mund tė ndihmoni!

Lajme

Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah kërkesat e grevistëve në QKUK

25 QERSHOR 2012 - E Hënë 07:07

Të hëhën, me 25 qershor, shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Visar Ymeri, bashkë me drejtuesin e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Xhelal Sveçlën, u takuan me përfaqësuesit e Sindikatës së punëtorëve të higjienës të QKUK-së.


Në këtë takim u diskutua për kërkesat që i kanë parashtruar punëtorët e higjienës, drejtorit të QKUK-së, pasojë e mospërmbushjes të të cilave, këta punëtorë janë në grevë qe disa ditë.


Ata po kërkojnë përmirësim të kushteve të punës, dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve. Ata po kërkojnë rritje të pagave, në përputhje me punët që kryejnë, si gjatë ditëve të javës, ashtu edhe për punët gjatë festave e vikendeve. Ata po vazhdojnë të kërkojnë pagesën e shujtës prej 44 eurove, gjë që e kanë kërkuar edhe vitin e kaluar.


Përfaqsuesit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! treguan mirëkuptim për gjendjen në të cilën gjenden punëtorët higjienik të QKUK-së, duke i vlerësuar kërkesat si të drejta dhe të arsyeshme.


Andaj Lëvizja VETËVENDOSJE! përkrah pa rezervë grevën e punëtorëve higjienik të QKUK-së, deri në plotësim të plotë dhe pa kusht të kërkesave të tyre.


Lëvizja VETËVENDOSJE!

Kthehu prapa te lista