
Basri Kodra ka lindur më 06 janar 1975 në Kaçanik, ku edhe jeton me familjen e tij. Në vendlindje ka kryer gjimnazin “Skënderbeu” ndërsa ka të përfunduar edhe shkollën e lartë teknike në drejtimin Makineri, dega Prodhimtari në Ferizaj. Në vitin 2005 diplomon në Universitetin e Prishtinës Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. Gjatë shkollimit, tri herë me rradhë i është ndarë çmimi “Student i dalluar” nga Universiteti i Prishtinës për sukses të shkëlqyeshëm gjatës studimeve të rregullta. Ka të përfunduar edhe dhejtra kurse me certifikata kombëtare dhe ndërkombëtare në lëmin e gjuhës dhe softuerëve kompjuterik. Basri Kodra ka punuar si arsimtar i lëndës së fizikës në gjimnazin “Skënderbeu” Kaçanik; arsimtar i Teknologjisë Informative në gjimnazin “Skënderbeu” Kaçanik; Trajnues për shfrztëyim të AutoCAD-it për kompaninë “SharrCem” në Han të Elezit; digjitalizimin e ngastrave kadastrale për ndërmarrjen private “GeoInfo” në Prishtinë; Përgjegjës i ekipit të hartave, në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit dhe Kanalizimit “Bifurkacioni” në Ferizaj; si dhe progesor i lëndëve inxhinierike në Shkollën e Mesme Profesionale në Kaçanik. Përfshirjen në aktivitete politike e ka bërë përmes Lëvizjes Vetëvendosje duke kontribuar si aktivist në dy drejtime kryesore: me ide - përmes shkrimeve dhe artikujve në gazetën e Lëvizjes si dhe nëpër gazeta tjera ditore – nga njëra anë, dhe me organizimin e Lëvizjes në nivel lokal, nga ana tjetër.
Kthehu prapa te lista