Ju mund tė ndihmoni!

Kandidatët

  • 52.Hysen Durmishi

    Hysen Durmishi ka lindur më 03.04.1972 në fshatin Mushtisht të Therandës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane PARSONS, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në  MORINA-PRIZREN, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë  menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI”-Prizren. Lidhur me aktivitetet politike Hyseni qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. 1998-2000 i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 aktivist i KAN ndërsa në 2005 e gjer më sot është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Ka pranuar të kandidohet si deputet sepse mendon që mund të jap një kontribut në mënyrë që kombit Shqiptar t’i kthehet krenaria dhe dinjiteti. Ai është i mendimit se vendi ynë ka resurse të mjaftueshme por vetëm duhet të menaxhohen në të mirë të qytetarëve. Hyseni është i bindjes se njerëzit e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kandidatët e saj kanë guximin por edhe vullnetin që të jenë në shërbim të qytetarit.

    Kthehu prapa te lista