
Rushit Ramabaja ka lindur më 20.11.1948 në fshatin Marevc të Komunës së Prishtinës. Së bashku me familjen, dy djem dhe një vajzë, jeton në Prishtinë. Ka përfunduar Shkollën Normale si dhe ka kryer Fakultetin Filozofik.
Rushit Ramabaja është doajen i fjalës së shkruar, dhe i njohur për qarqet publicistike në Kosovë dhe jashtë saj. Rushit Ramabaja ka përvojë shumëvjeçare në publicistikë dhe gazetari. Nga viti 1972 e gjer më 2001 ka punuar në të përditshmen e vetme në gjuhën shqipe, “Rilindja”, si gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës. Pas lufte i përkushtohet shkrimeve, dhe si rezultat i këtij përkushtimi, në vitin 2004 boton veprën “Mareci i shpresës së mirë”. Në vitin 2006 i kthehet përsëri gazetarisë duke u angazhuar si gazetar dhe redaktor i rubrikës së kulturës në të përditshëm “Lajm” ku qëndron gjer më vitin 2009. Nga ajo kohë e gjer më sot punon në Radio Kosova. Rushit Ramabaja nuk ka qenë i përfshirë në politikë, ndërsa së fundi ka zgjedhur inkuadrimin në “Vetëvendosje” duke njohur rininë si shpresë më të madhe për të ardhmen e Kosovës, ndërsa Lëvizjen “Vetëvendosje” si zërin më të artikuluar të kësaj rinie.
Kthehu prapa te lista