Ju mund tė ndihmoni!

Grupi Parlamentar

  • .Albulena Haxhiu

    Albulena Haxhiu ka lindur më 11.05.1987 në Prishtinë, ku edhe jeton me familjen e saj. Albulena ka të përfunduara  studimet në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinës (2005-2009) si dhe magjistraturën në drejtimin financiar po ashtu në Universitetin e Prishtinës.


    Në vitin 2008 ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në “AMERIKOS”-sh.p.k. Gjate vitit  2009 ka punuar si drejtuese në Bio Pharm. Gjithashtu ka punuar si drejtoreshe në  “Design Factory-KS”. Në vitin 2007 ka kryer praktikën në “NLB-Prishtina”, si dhe në vitin 2008 ka përfunduar praktikën në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.


    Albulena i është bashkangjitur Lëvizjes Vetëvendosje për shkak të së kaluarës aktive të kësaj lëvizje  si dhe për të shtyrë përpara idenë dhe programin e Lëvizjes.


    Realiteti jo i favorshëm,  situata e rënduar ekonomike dhe sociale në Kosovë gjatë dekadës së fundit janë arsyeja pse Albulena ka vendosur të jetë kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes. Përmes kësaj Lëvizje do të angazhohet në luftimin e dukurisë së nënshtrimit të qytetarëve të Kosovës, duke qenë e bindur se ka ardhur koha që jeta e qytetarit të normalizohet sot, për të mos qenë nesër vonë.

    Kthehu prapa te lista