28 01 2025

27 01 2025

05 02 2025

500 Mijë Zemra për Kosovën – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Prishtinës

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do të përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”

Të nderuar deputetë të ardhshëm të listës me numër 118, ky është teksti i betimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Republika jonë është demokratike dhe parlamentare, Kuvendi është vendi ku përfaqësohet populli, ku flitet në emër të popullit e për popullin, ku i mbrohet atij interesi e ku i shprehet vullneti. Kuvendi është vendi që nxjerr dhe ndryshon edhe Kushtetutën, që përkufizon formën e shtetit tonë, vendi ku nxirren ligjet që përcaktojnë cilësinë e demokracisë, drejtimin ekonomik dhe përkujdesjen sociale, por, edhe nivelin tonë të zhvillimit e të progresit. Është vendi ku zgjidhet Qeveria dhe mbahet përgjegjëse ajo për punën e saj. Parlamenti është institucion i shenjtë në demokraci, prandaj edhe deputeti e ka një mandat e mision fisnik.

Pikërisht për shkak se Parlamenti është kaq i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, përfaqësuesit tanë idealisht do të duhej të ishin njerëzit më të përgatitur e më të merituar të shoqërisë, në mënyrë që Parlamenti të reflektojë vlerat tona më të larta e arritjet tona më të mëdha. Qytetarë me edukim cilësor e me integritet njerëzor, me parime e me dashuri të dëshmuar për vendin, njerëz që dinë të dalin mbi interesat e ngushta në mbrojtje të vendit, çdo herë dhe kudo.

Lista jonë përbëhet nga gra e burra me edukim cilësor, me atdhedashuri të dëshmuar, me profesionalizëm të lartë e me aktivizëm shoqëror.

Të dashur qytetarë, të nderuar të pranishëm,

Me këta 110 kandidatë ne kërkojmë votën tuaj për datën 9 shkurt, pra sot një javë, atëherë kur cep më cep Kosovës, njerëz të Republikës do t’i drejtohen kutive të votimit, kur ne me 500 mijë vota, 500 mijë zemra, presim fitoren rekord, historike, të paparë në Kosovën e çliruar.

E arsyeja pse ne kërkojmë votën tuaj është e dyfishtë; në njërën anë, për atë që kemi bërë e në anën tjetër, për atë që do të bëjmë.

Sot në Kosovë, në aspektin socio-ekonomik, kulturor, të sigurisë, të sovranitetit, të tërësisë territoriale, kurrë nuk ka qenë gjendja më e mirë dhe kurrë nuk kemi pasur përmirësim më të madh të gjendjes, se në këto katër vite që qeverisim ne.

E kemi gjetur ekonominë me më pak se 7 miliardë e tash i ka më shumë se 10 miliardë. Eksportet vitin e kaluar kanë kalu 1 miliardë, të hyrat tatimore kanë kalu 3 miliardë. Ndërkaq, edhe investimet e huaja direkte janë rritur më shumë sesa 130%. Gjatë mandatit tonë, kemi pasur investime të huaja direkte afër 700 milionë euro, ndërkaq para nesh, në baza vjetore natyrisht, mesataren nuk e kanë pas as 300 milionë euro. Pra, një rritje prej më shumë se 2.3 herë.

Dhe jo vetëm kaq, rritja jonë ekonomike ka qenë e tillë që e ka shtu punësimin. Prej 350 mijë të punësuarve që i kemi gjet në pranverën e vitit 2021, tash që po flasim janë 430 mijë apo rritje gati 23%. Dhe kjo rritje e punësimit është shprehur më së shumti tek gratë dhe tek të rinjtë, se ky ka qenë synimi ynë: gratë dhe të rinjtë të punojnë sa më shumë, cep më cep Kosovës.

Me programin Superpuna për të Rinjtë, kemi dhënë pagën minimale për të gjitha të rejat dhe të rinjtë që duan të punojnë, prej moshës 18 deri në 29 vjeç. Dhe pagën minimale e kemi gjetur 130 euro ose 170 euro, varësisht a je nën 35 apo mbi 35 vjeç dhe tash e kemi bërë 350 euro, e në mandatin e ardhshëm paga minimale do të bëhet 500 euro.

Ndërkaq, programin Superpuna për të Rinjtë do ta zgjerojmë edhe në një program të ri, Superpuna për Gratë. Pra, gratë të cilat duan të punojnë në sektorin privat, në ndërmarrje të ndryshme, për gjashtë muaj si bonus, a si prind, do ta marrin pagën minimale mbi pagën që ua jep punëdhënësja ose punëdhënësi.

Gjithashtu, në mandatin që po e përmbyllim ngadalë, por sigurtë, kemi shtuar jashtëzakonisht shumë investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi edhe në mbrojtje e siguri.
Ta zëmë, në bujqësi para katër viteve, e mbaj mend që çmimi i qumështit me të cilin blegtorët e jepnin ka qenë 18 cent të euros. Një litër qumësht ka qenë 18 cent për pika grumbulluese. Dhe a e dini çfarë bëmë ne para katër viteve? Premtuam që në mandatin tonë do të bëhet 28 cent për litër. A e dini sa është sot? 45 cent për litër, 7 cent prej tyre i jep Ministria e Bujqësisë, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural.

Nuk po e krahasoj me vitin pandemik, meqënëse ka pas tkurrje ekonomia dhe çdo sferë e jetës dhe e zhvillimit, por me vitin parapandemik 2019, toka që është punuar, lëvruar, mbjellur, korrur në vitin e kaluar, është 50% më e madhe sesa ajo në vitin 2019. Diçka mbi 81 mijë hektarë i kemi pas të punuar në vitin 2019, në vitin e kaluar mbi 121 mijë hektarë të tokës tone, cep më cep Republikës.

Buxhetin për arsim e kemi rrit për afër 30%. Dhe jo vetëm kaq, e kemi bërë falas në nivelin universitar edhe për Bachelor, edhe për Master. Universiteti i Prishtinës ka përparuar për mbi 400 vende në Webometrics, në ranglistën botërore. E kemi gjetur në vendin 3009, tash është më mirë se 2600. Por, është interesante që të gjitha universitetet publike anembanë Kosovës kanë bërë përparime të mëdha me mijëra vende në rangim përpara. Dhe bursat për studentë, sidomos për vajza studente, por jo vetëm, kanë qenë në fokus tonin, mbi 11 mijë bursa me mbi 15 milionë euro, në mënyrë që sa më shumë rinia jonë të mësojë, të studiojë, të kualifikohet edhe për ngritje në karrierë, edhe për dinjitet personal, edhe për pasurim intelektual e shpirtëror, por edhe për ekonominë e vendit tonë.

Gjatë këtyre katër viteve, 36 milionë euro, 65 çerdhe janë ndërtuar, renovuar ose adaptuar, por nuk ka kërkesa të komunave që nuk i kemi trajtuar. Ne komunave çerdhet për fëmijë me zor nuk mundemi me ia dergu. Sistemi i arsimit në Kosovë nuk është i centralizuar si në Shqipëri. Drejtori i Arsimit është shumë i rëndësishëm në komunë. Prandaj, kërkesa të patrajtuara nga komunat për çerdhe nuk ka. 65 çerdhe i kemi ndërtuar për katër vite me 36 milionë euro, e ata para neve për 17 vite me 1.2 milionë euro veç 4 çerdhe. Ka komuna ku ne i kemi ndërtuar më shumë çerdhe për një mandat katër-vjeçar sesa ata në krejt Kosovën për 17 vite.

Por, jemi të vetëdijshëm që nuk mjaftojnë çerdhet. Ka fshatra ku nuk do të ketë çerdhe. Si t’ia bëjmë aty? Si t’ia bëjmë aty që të punojnë gratë edhe në ato fshatra? E kemi marrë modelin e Suedisë, jemi vendi i dytë në Evropë që në mandatin tonë të ardhshëm do ta kemi një shtesë prej 100 euro pensioneve të gjysheve dhe gjyshërve, të cilët do të kujdesen për fëmijë prej moshës 1-3 vjeç, atëherë kur të dy prindërit iu punojnë atyre.

Në mbrojtje dhe në siguri kemi investu më së shumti. Janë mbi 2500 zyrtarë të rinj policorë, prej të cilëve rreth 8% janë serb, rreth 6% janë të pakicave të tjera. Dhe njëkohësisht, buxhetin për ushtri e kemi shtuar si askush tjetër asnjëherë më parë. 2018-2020 për armatim edhe për municion as 4 milionë euro nuk janë dhënë, ndërkaq, gjatë qeverisjes sonë mbi 319 milionë euro, për katër vite janë 630 milionë euro për mbrojtjen, për Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.
Dhe jo vetëm kaq, e kemi dyfishuar numrin e çizmeve në tokë, e kemi hequr tavanin prej 5 mijë pjesëtarëve të FSK-së dhe e kemi rritur moshën prej 23 vjeç deri në 25 vjeç, e kemi bërë për të gjithë ata të cilët do të rekrutohen në vijim, dhe unë i ftoj të gjitha vajzat e djemtë e Kosovës që sa më shumë të aplikojnë për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Synimi ynë është që në fund të mandatit të ardhshëm t’i kemi 1 mijë vajza ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, në mandatin e ardhshëm do të kalojmë prej 630 milionë euro, që i kemi pas deri tash për mbrojtjen, në 1 miliardë euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës. E këtu, përveç asaj që tashmë e kemi thënë, domethënë dronat Bayraktar luftarak TB2 nga Turqia, pastaj sistemin antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe helikopterat ‘Black Hawk’ apo ‘Skifteri i Zi’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjthashtu do të kemi edhe fabrikë të municionit dhe drona që i prodhojmë vetë ne, ‘Made in Kosova’.

Pra, 1 miliardë për mbrojtje, por gjithashtu edhe mbi 1 miliardë për investime kapitale në vit. Në vitin që shkoi kemi pas rekord 654 milionë euro, para asaj po ashtu rekord 2023-shin 561 milionë euro. Pra, ne nuk kemi thyer më rekordet e atyre para neve, por kemi thyer rekorde të vetvetes tonë. E në mandatin e ri, nuk do të kemi vite me shpenzime kapitale, investime kapitale nën 1 miliardë euro, por do t’i kemi edhe 1 miliardë euro gjatë mandatit për prodhimtari, përkatësisht për mbështetje kreditore të mëdha e të mesme për të gjitha ndërmarrjet prodhuese, sepse ne e kemi të domosdoshme të prodhojmë sa më shumë, të mos jemi veç popull konsumator, por të jemi popull prodhues.

Raportin eksport-import e kemi gjetur 1 me 9, e kemi bërë 1 me 6, kemi me e bë 1 me 5, 1 me 4, 1 me 2, 1 me 1, pse jo një ditë edhe 2 me 1.

Vetëm në Brezovicë do të investojmë gjysmë miliardi euro, partneritet publiko-privat. Kjo tashmë është e mundur, sepse Republika e Kosovës e ka fiskalizuar dhe e ka marrë Brezovicën nën kontroll. Para neve e ka kontrollu Beogradi.

Buxhetin për Listën e Barnave Esenciale e kemi rritur nga 24 milionë euro sa e kemi gjetur, në afër 70 milionë euro, pra gati trefishim i buxhetit për barnat esenciale. Kemi shtu edhe barna të reja. Ndërkaq, këtë 70 milionësh në mandatin e ri e bëjmë 100 milionë euro. Për herë të parë do të kemi edhe listën e rimbursueshme të barnave jashtëspitalore, mbështetje kjo shtesë për shpenzimet e qytetarëve, si dhe 6 poliklinika specialistike në 6 komuna, përfshirë edhe njërën në Drenas, që është në kuadër të rajonit të Prishtinës.

Do ta themelojmë edhe Fondin e Sigurimeve Shoqërore për mbulimin e pagesës për pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, si dhe në rast të humbjes së vendit të punës, që të ketë një rrjetë sociale të sigurisë për punëtoret.

Tash, nga janari pensionet me rritje kanë filluar t’i marrin edhe kategoritë e dala nga lufta, e po nga muaji janar edhe mbi 80 mijë zyrtarë të shtetit, shërbyes civilë, e marrin rrogën me rritje, e cila do të rritet përsëri edhe për 55 euro të tjera, në korrik sivjet.

Qeveria jonë është e vetmja qeveri, e cila brenda një mandati i rrit tri herë rrogat në sektorin publik dhe e ngren pagën minimale në sektorin privat dy herë. Pra, nga 130 e 170 në 265, nga 265 në 350, e po e ritheksoj, në mandatin e ardhshëm, nga 350 në 500 euro, me ç’rast nuk tatohet paga minimale, që do të thotë që kushdo që ka biznes të vogël nuk i tatohen të ardhurat, deri në 500 herë 12, 6 mijë eurot e para. Pra, nuk i tatohen fare bizneseve të vogla këto të hyra, që me siguri do të jetë një stimulim shumë i mirë për bizneset e vogla familjare, që janë kurrizi i ekonomisë së vendit tonë.

Po ashtu, pensionistët i kanë marrë edhe 5 pensione të trembëdhjeta gjatë katër viteve, me ç’rast përfitues në përgjithësi me këtë skemën tonë pensionale janë mbi 300 mijë qytetarë të Republikës. Tash e kemi edhe regjistrimin e popullsisë, do të bëjmë planifikime, analiza dhe shumë më të mira sesa në të kaluarën.

Vendin do ta bëjmë me një valutë digjitale të bazuar në blockchain, e krijuar nga shteti e që do të përdoret për pagesa. Në kryeqytet do ta ndërtojmë një ICT Tower ose Tech Tower, një kullë Tech, të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, që me siguri është lajm i jashtëzakonshëm për të gjithë njerëzit e sektorit, por edhe për ekonominë tonë e financat në përgjithësi.

Do ta heqim atë taksën doganore prej 10% të veturave nga Bashkimi Evropian dhe kufizimin 10-vjeçar për veturat që importohen prej jashtë. Në vend të tij kriteri do të jetë ai i emetimit të gazrave. Pra, jo vetëm ashtu paushall 10 vjet po sa e dëmton ambientin një veturë e caktuar, e jo sa formalisht është vjetërsia e saj. Pra, kriteri Euro 5 është ai i cili do të jetë përcaktues.

Për transportin publik e kemi programin Anembanë Kosovës. Me 10 euro biletë të integruar mujore do të mund të udhëtojnë anembanë Kosovës, të gjithë qytetarët me transport publik. Do ta nisim me trafikun urban, për të vazhduar me atë ndërurban, sepse një shtet është i zhvilluar jo sepse qytetarët mund të blejnë vetura të mira për vete, por për shkak se kanë transport publik të mirë për të gjithë pa dallim.

Në qendrën e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndërtojmë një konvikt të ri dhe tri salla të reja për bibliotekë universitare, brenda qendrës së studentëve.

Në Prishtinë do ta dyfishojmë kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, kurse në dy komuna të mëdha, në Ferizaj dhe në Gjilan do të ndërtojmë ngrohtore të re.

Fillimi i ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, që e lidh Portin e Thatë të Prishtinës me Portin e ri të Durrësit, do të jetë në fokus të qeverisjes sonë, sepse mandati i ardhshëm është mandat i hekurudhave, dhe ku asnjëherë nuk do të harrojmë edhe përfundimisht, linjën 10 prej Hanit të Elezit në Leshak, duke kaluar në Fushë-Kosovë dhe në Mitrovicë. Pra, cep më cep, vertikalja Gryka e Kaçanikut me Grykën e Leposaviqit, t’i lidhim me hekurudhë.

Do ta ndërtojmë edhe Teatrin e Operës dhe Baletit, ndërkohë që do të vazhdojmë të modernizojmë objektet kulturore ekzistuese, si dhe të vazhdojmë mbështetjen për skenën e pavarur kulturore, përfshirë statusin e artistit të pavarur.

Do ta themelojmë edhe Gjykatën për Çështje Familjare, që përfshin çështje të pronësisë, trashëgimisë, dhunës në familje, të shkurorëzimeve dhe të alimentacionit dhe Prokurorinë e re Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në mandatin e tretë e bëjmë Prokurorinë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, Vetingun në Sistemin e Drejtësisë, me reforma të thella, sepse nuk mund të bëjmë zhvillim çfare po bëjmë, ku jo vetëm po rritet ekonomia, por po rriten edhe mundësitë për t’u rritur më tej, pa e pasur një sistem të drejtësisë i cili është i drejtë, efikas, i ndershëm, me integritet, me profesionalizëm e me kompetencë. Pra, neve e kemi të domosdoshme një gjë të tillë dhe unë jam i bindur që pas 500 mijë votave më 9 shkurt, nuk ka send që na ndal me drejtu drejtësinë.

Por, ju e dini që unë këtë nuk mund ta bëj vetëm, nuk mund ta bëj as Qeveria vetëm, na duhet i gjithë populli, na duhen 500 mijë vota në një referendum të 9 shkurtit, e për këtë do ta keni para jush listën me 110 kandidatë të të gjitha profileve e profesioneve, nga të gjitha vendbanimet, të të dy gjinive e të të gjitha moshave. 41 gra i kemi në listë, që është më shumë sesa kushdo tjetër,  kurdoherë më parë, përfshirë edhe neve vetë në zgjedhjet e fundit parlamentare të shkurtit të vitit 2021.

Kontribo

05 02 2025

Rahoveci i sakrificës dhe progresit pjesë e 500 mijë zemrave – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Rahovecit

Sonte në Rahovec o e kem konakun!

Të dashur qytetarë të Rahovecit, të nderuar pjesëmarrës të këtij tubimi madhështor, ju faleminderit për këtë mikëpritje kaq të zjarrtë, në këtë vend të zjarrit, të pushkës, të pendës së dijes, e të tokës së bukës. Në çdo fazë dhe etapë të zhvillimit e të ngritjes së kombit tonë, Rahoveci ka qenë gjithmonë në qendër, ka qenë në qendër me ide dhe ka qenë në qendër me sakrificë.
Mbi 150 ishin viktimat civile vetëm midis 17 dhe 20 korrikut 1998, ndërsa në betejën e Rahovecit ranë heroikisht komandanti Gëzim Salihamza, i njohur ndryshe me nofkën Piktori, dhe patriotët Abdullah Bugari, Mizahir Isma, Bekim Isma, Eshrafedin Kastrati, Arian Brahimi, Shkodrani i cili u kthye nga emigrimi dhe dha jetën në Kosovë, Agim Qela, Sadik Shala, Afrim Krasniqi, Hamdi Berisha, Gani Paqarizi, Habib Berisha, Liman Gegaj dhe Ramadan Morina. Lavdi të gjithë atyre dhe të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar.

E pas betejës së Rahovecit, u vranë në fshatin Opterushë komandantët Xhelal Hajda Toni, dhe Selajdin Mullabazi Mici, e në pyjet e Hamocit, Bekim Sylka, Mexhit Mustafa dhe Sadetin Hajda, si dhe Sheh Muhedin Shehu i vrarë në Teçen e Halvetive, po në korrik të vitit 1998.
Të nderuar të pranishëm, ne kurrë nuk i harrojmë se gjithsej 950 persona u vranë ose u zhdukën në Rahovec gjatë luftës, e në Krushë të Madhe kemi 64 të zhdukur, 241 të rënë, 22 dëshmorë dhe 7 fëmijë të vrarë. Masakra e Pastaselit ka 105 civilë të vrarë dhe dy dëshmorë, ndërsa në fshatin Celinë janë vrarë gjithsej 82 qytetarë, mes të cilëve 5 dëshmorë. Asnjëherë nuk harrojmë dhe kurrë nuk do ta falim gjakun e tyre.

Rahoveci ka lindur dhe ka rritur trima, si figura e pendës dhe e pushkës, profesor Sabajdin Ceno, kurse Krusha e Madhe ka lindur një veprimtar dhe politikan, një profesor dhe filozof që ia ka dhuruar jo vetëm Republikës së Kosovës, jo vetëm kombit shqiptar, por botës mbarë me thellësinë e mendimit të tij dhe me idetë brilante që na i ka lënë si vepra të shkruara, profesor Ukshin Hoti – Baca Ukë, të cilit i përkulemi me përplot nderim për trashëgiminë e tij, e cila rron në sjelljet, veprimet, mendimet dhe politikat tona.
Kur e mendon Rahovecin, secili prej nesh e mendon punën, patriotizmin, luftën, dëshmorët, martirët dhe heronjtë, por gjithashtu edhe kulturën dhe letërsinë, një plejadë të gjerë të poetëve nga Bejtegjinjtë që i përmendi Ali Dula, deri te poetët modernë, ku ai që e kemi shumë për zemër është ai i cili na u nda nga jeta para më pak se tre vitesh, Xhevdet Bajraj.
Xhevdet Bajraj ka një poezi që unë e kam shumë për qejfi për Rahovecin, me titull “Rrush dhe Djath”.
Po ua lexoj një varg: “Në dorë mbaj një copë bukë me ca djath dhe një kalavesh rrushi të Rahovecit, që ma përkujtojnë që ende mund të qaj nga bukuria.” Xhevdet Bajraj.

Të dashur qytetarë të Rahovecit, gjatë këtyre katër viteve në qeverisje, me gjithë çka kemi ditur e mundur, secili prej nesh ka punuar që shtetit t’i shtojmë sovranitetin, territorit t’i shtojmë integritetin, pasaportës dinjitetin, institucioneve stabilitetin, ekonomisë produktivitetin, e qytetarëve mirëqenien dhe respektin.
E tash na ndajnë më pak se 10 ditë, deri te 9 shkurti, por a e dini çfarë? Më 9 shkurt nuk ka zgjedhje të zakonshme, më 9 shkurt nuk ka as zgjedhje të jashtëzakonshme, më 9 shkurt ka referendum! Zgjedhje ka në vitin 2029, por më 9 shkurt ka referendum. Referendum për të vazhduar përpara me punët e mira dhe të mbara që i kemi nisur, ose për t’u kthyer prapa dhe për të rrënuar punët e mira e të mbara që i kemi nisur. I thoni po qeverisë tonë, i thoni po referendumit, dhe këto dy shkronja të arta për të mirën, “PO”, e kanë numrin 1-1-8 të dielën e 9 shkurtit.

Progresi i këtyre katër viteve është ndjerë cep më cep Republikës, edhe këtu në Rahovec. Po e mbështesim Rahovecin me afër 8 milionë euro për ndërtimin e rrugës me katër korsi Rahovec-Xërxë, me gati 5 milionë euro për tre vitet e ardhshme për ndërtimin e Stadiumit në Rahovec dhe me 2.5 milionë euro për ndërtimin e Qendrës kulturore multifunksionale në Rahovecin tuaj e tonë të dashur.
E në mandatin e ardhshëm, do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dolc-Gjakovë, atë Kijevë-Zahaq dhe Duhël-Shtime-Banullë. Po ashtu, do të ndërtojmë edhe rrugën e Dukagjinit për ta lidhur Prizrenin-Rahovecin-Gjakovën-Deçanin me Pejën dhe Istogun.
Në Kramovik të Rahovecit do të ndërtohet parku solar me kapacitet 100 MW për gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtrishme, nga dielli. Ankandin e ka fituar konzorciumi Y nga Arllati, nga mërgata jonë, që quhet Arllati, me ofertën më të mirë e më të lirë, më pak se 49 euro për një MW në orë, dhe ku do të investohen 70 milionë euro për ndërtimin e parkut, që është edhe i pari në vendin tonë, dhe më i madhi. Ky park do ta shtojë gjenerimin e energjisë elektrike në vendin tonë, por njëkohësisht edhe do të hapë vende të reja pune për ju këtu.

Sigurisht që nuk ka vend më të mirë për të folur për bujqësinë sesa në Rahovec, në kryeqytetin e bujqësisë të Republikës së Kosovës. Në cep më cep të Kosovës, i kemi mbështetur me mbi 300 milionë euro, 120 mijë bujq e fermerë me grante e subvencione, por njëkohësisht këtu në Rahovec, i kemi edhe vreshtaritë e lashta, aq sa jemi edhe ne si popull të lashtë. E verarinë tonë, duke ju falënderuar vreshtave të Rahovecit, po e bëjmë gjithnjë e më të njohur edhe ndërkombëtarisht. E kemi dyfishuar mbështetjen për vreshtarët dhe sasinë e verës së dorëzuar, kurse për herë të parë, si qeveri, e kemi mbuluar plehërimin dhe naftën me 36 cent të euros për litër.
Ju në Rahovec, e bujqit gjithandej Kosovës, e dijnë mirë çka është sistemi pikë-pikë, sistemi i ujitjes pikë-pikë. Mirëpo, të mirat vijnë pikë-pikë nga toka, prej njerëzve punëtorë, ama ata të cilët nuk i kanë marrë të mirat nga toka ose përmes punës e pikë-pikë, ata që janë pasuruar në kurriz të popullit, do ta mësojnë çka është sistemi cent për cent.
Se këtu në Rahovec dhe bujqit gjithandej Kosovës, sistemi pikë-pikë, e ata milionë-milionë dikur nuk shkon. Ne vazhdojmë me pikë-pikë, por byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe prokuroria, dhe sistemi i ri i drejtësisë cent për cent do t’ia kthejnë popullit pasurinë e plaqkitur, të vjedhur, e të zhvatur ndër dy dekada.
E të dashur qytetarë, prej 120 mijë fermerëve e bujqve që i kemi mbështetur, 1/10 e tyre, 12,000 janë në Rahovec. Çdo i dhjeti bujk ose fermer që e kemi mbështetur është në Rahovec, me gjithsej mbi 26 milionë euro.

Po ashtu, këtu në Rahovec i kemi mbështetur 1,900 nëna lehona dhe gati 12,000 fëmijë kanë përfituar shtesa. Edhe nënat lehona, edhe shtesat për fëmijë, janë për herë të parë në Republikën e Kosovës, me qeverinë tonë të mirë, me qeverisjen tuaj demokratike, të cilën pikërisht ju e keni sjellë në pushtet me zgjedhjet e shkurtit 2021.Të dashur qytetarë, para neve nuk ka pasur qeveri për nëna lehona, e as kryeministër për fëmijë. Para neve, këta nuk kanë parë as nëna, as fëmijë në Republikën tonë. Me qeverinë tonë, në pikëvështrimin, në vëmendjen, në zemrën e qeverisë ndodhen edhe nënat, edhe fëmijët.

255 të rinj janë punësuar përmes platformës Super-Puna, mbi 6,100 pensionistë të Rahovecit e kanë marrë pensionin nga tetori i vitit të kaluar, me rritje 20%, dhe për 4 vjet e kanë marrë 5 herë pensionin e 13. Ndërkaq, i kemi mbështetur 142 familje me 3,800 euro mesatarisht secila, për t’i izoluar shtëpitë e tyre, në mënyrë që t’i kenë dimrit ngrohtë e verës freskët.

Po ashtu, i kemi renovuar për efiçiencë të energjisë 9 shkolla: shkollën fillore “Gëzim Hamza-Piktori” në Rahovec, “Isa Boletini” në Rahovec, “Bekim Sylka” në Rahovec, “Rilindja” në Cibllak, “Faik Konica” në Celinë, “Dëshmorët e Zatriqit” në Zatriq, “Hamzë Thaçi” në Xërxë, “12 Maji” në Ratkoc dhe shkollën “Skender Kastrati” në Gexhë. Ndërkaq, gjimnazin “Xhelal Hajda Toni” dhe shkollën “Hamzë Thaçi” dhe “12 Maji” i kemi lidhur me internet të shpejtë nëpërmjet rrjetit kosovar për edukim dhe hulumtim, KREN. Të gjitha së bashku këto investime janë mbi 1 milion euro.

Në infrastrukturën arsimore në Rahovec kemi bërë investime afër 4 milionë euro. Një çerdhe për 120 fëmijë tashmë e kemi ndërtuar dhe një tjetër për 60 fëmijë është në proces të ndërtimit dhe do të përfundojë sivjet. Së bashku, këto dy çerdhe kanë vlerën financiare 1 milion euro, por vlera e tyre për fëmijët, për gjeneratat e ardhshme, është e pamatë. Përveç çerdheve, me financim të qeverisjes qendrore është ndërtuar shkolla “Tre Dëshmorët” që gjendet ndërmjet dy fshatrave, Vrajak dhe Bratonit, ndërkaq një shkollë tjetër, shkolla në Pastasel, është në ndërtim e sipër dhe do të jetë e gatshme në vitin e ardhshëm 2026.

Të dashur qytetarë të Rahovecit, në mandatin e ardhshëm do të ndajmë 1 miliardë euro për ushtrinë, 1 miliardë euro për prodhimtarinë dhe mbi 1 miliardë euro investime kapitale në vit. Vetëm në Brezovicë do të investojmë gjysmë miliardi euro në partneritet publiko-privat, që ta bëjmë destinacion të turizmit kombëtar e ndërkombëtar.

Pagën minimale, që e kemi gjetur 130 euro dhe 170 euro, e kemi bërë 350 euro, dhe në mandatin që vjen do ta bëjmë së paku 500 euro. Do ta mbështesim punësimin e grave nëpërmjet programit të ri “Super-Puna për Gratë”, ku gratë që duan të punojnë do ta kenë si bonus pagën minimale për 6 muaj, dhe në këtë mënyrë të rritet fuqia punëtore, të forcohet gruaja shqiptare dhe pa dyshim që do të kujdesemi edhe për fëmijët e tyre, duke ndërtuar më shumë çerdhe, por edhe duke ia shtuar nga 100 euro shtesë pensionit të gjysheve dhe të gjyshërve që kujdesen për fëmijët e moshave prej 1-3 vjeç, atëherë kur të dy prindërit punojnë.
Për 4 vjet, 65 çerdhe i kemi ndërtuar, renovuar ose adaptuar, me gjithsej 36 milionë euro, e ata që shkuan e nuk kthehen në pushtet, ata ish- ish qeveritë për 17 vjet, vetëm 4 çerdhe me 1.2 milionë euro. Kjo tregon që për 17 vjet ata nuk kanë parë fëmijë në Kosovë përveç fëmijëve të tyre, nuk i kanë parë fëmijët e juaj. Ata nuk i kanë parë fëmijët e juaj, nuk i kanë parë nënat e Kosovës, ata i kanë parë vetëm gratë e veta dhe fëmijët e vet. Prandaj s’kemi pasur çerdhe, prandaj s’kemi pasur mbështetje për nënat lehona, prandaj s’kemi pasur shtesa për fëmijë, e me qeverinë tonë ka mbështetje edhe për nënat lehona, e do të ketë gjithnjë e më shumë çerdhe dhe gjithmonë mbështetje financiare në shtesa për fëmijët anë e mbanë, pa e dalluar askënd.
Dhe jo vetëm kaq, ne do t’i mbështesim edhe prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe jo publike, duke i përkrahur me bona. Pra, edhe prindërit që nuk kanë arritur t’i çojnë fëmijët në çerdhe publike, ndonëse këto 65 çerdhe do të shtohen në 25 komuna në të gjitha 7 rajonet e Kosovës, edhe nëse i çojnë në çerdhe jopublike, ne do t’i mbështesim prindërit, që në këtë mënyrë dora e mirë e shtetit të kujdeset për brezin aktual dhe brezin e ardhshëm, e gjeneratat e ardhshme në përgjithësi.

Të dashur qytetarë të Rahovecit, ne këtu i kemi 110 kandidatë në listën tonë me numër 1-1-8, 110 kandidatë! Dikur është dashur t’i rrumbullakësojmë 5, e keni pasur më të vështirë ku me u përcaktuar vetëm në 5, kur të pëlqejnë 50, mirëpo tash mundemi t’i rrumbullakësojmë 10 dhe e keni pak më kollaj, por jo shumë kollaj, sepse secila dhe secili janë më të mirë se tjetri. Po besoni, më të mirë se këta 110 nuk mundeni me gjet! Këta e kanë numrin 1-1-8, i keni të të gjitha profileve e profesioneve, të të gjitha vendbanimeve, të të dy gjinive e të të gjitha moshave. E këtu, nga Rahoveci, i kemi dy: profesor Bylbyl Sokolin dhe aktivisten Nora Fetoshi.

Të dashur qytetarë, neve na kanë kritikuar duke na sfiduar ose liri ose siguri, e ne kemi thënë: i kemi bërë të dyja, edhe liri edhe siguri. Neve na kanë kritikuar dhe sfiduar duke na thënë: jeni të detyruar të zgjedhni, ose rregullativë, ose investime. Ne e kemi thënë, e kemi bërë të dyja: edhe rregullativë, edhe investime. Na kanë kritikuar, sulmuar, dhe sfiduar duke na thënë: ose sovranitet shtetëror, ose partneritet ndërkombëtar, e ne e kemi thënë dhe kemi bërë të dyja: edhe sovranitet shtetëror, edhe partneritet ndërkombëtar. Na kanë kritikuar e sfiduar duke na thënë: zgjedhni e merrni, ose rritje ekonomike, ose të drejta të njeriut. E ne kemi thënë, sepse kemi bërë të dyja: edhe rritje ekonomike, edhe të drejta të njeriut.
E nëse këtu, ndojkujt i shkon mendja të na sfidojnë pas këtij tubimi në Rahovec e të na thonë: zgjedhni e merrni, ose Bylbyl ose Sokol, ne atyre ju themi: të dyja. Edhe Bylbyl, edhe Sokol, Bylbyl Sokoli.

Të dashur të pranishëm të këtij tubimi, ne do të ndërtojmë spital të ri në Mitrovicë dhe në Ferizaj, kurse këtu në Rahovec do ta ndërtojmë poliklinikën specialistike, një nga 6 poliklinikat që do t’i ndërtojmë në mandatin e ri. E ndërkohë, për buxhetin për listën e barnave esenciale që është tashmë në nivel rekord, afër 70 milionë euro, e kemi gjetur veç 24 milionë euro, do ta ngrisim në 100 milionë euro, duke rimbursuar qytetarët tanë në lartësinë prej mbi 80%. Si herë të parë, do ta kemi po ashtu edhe rimbursimin e barnave jashtë spitalore, mbështetje kjo shtesë për shpenzimet potenciale të qytetarëve.

Të dielën e 9 shkurtit, 2 numra janë të rëndësishëm si asgjë tjetër, si asnjëherë tjetër: numri 1-1-8 i koalicionit tonë Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia Guxo dhe Partia Alternativa. Pra, numri 1-1-8 që tashmë e kemi është numër në fletëvotim dhe numri tjetër është ai 500 mijë vota që do ta bëjmë, sepse do ta përbëjmë me 500 mijë zemra të cilët bëhen bashkë, jehojnë, kumbojnë e rrahin porsi një te numri 1-1-8, me datën 9 shkurt!

118, 118, 118, 118, 118…

E për këto 500 mijë vota, gjysmë milioni zemra të bashkuara, kryetar Ali Dula dhe deputetë të ardhshëm Bylbyl Sokoli dhe Nora Fetoshi, këtu në Rahovec prej 500 mijë votave, Cep më Cep të Kosovës, Cep më Cep Rahovecit i duam, na duhen 15 mijë vota.

Tash, kur kanë ngelur më pak se 10 ditë deri te zgjedhjet historike, që do të prodhojnë fitore të paparë, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por edhe në Kosovën e çliruar, është e domosdoshme që të punoni secila e secili, të gjithë. Kjo fushatë zgjedhore është pak si Ramazani, 10 ditët e fundit janë më të vështira, por pikërisht në 10 ditët e fundit duhet t’i jepni zor më shumë dhe mandej, pas muajit të Ramazanit vjen festa e Bajramit! E festa e Bajramit, para Bajramit e ka numrin 1-1-8, e ka emrin VETËVENDOSJE! dhe ju ka juve që votoni bashkë, fitoni bashkë e festoni bashkë!

Faleminderit shume! Faleminderit përzemërsisht! Ju dua fort dhe mirënjohje e pafund për mbështetjen e pa rezervë që na e keni dhënë edhe si Lëvizje, edhe si qeveri!
Natën e mirë e mirëupafshim!

Kontribo

04 02 2025

Gjakova e angazhuar për një të ardhme të begatë – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Gjakovës

Mirëmbrëma Gjakovë. Mirë se ju gjej në këtë vend historik të punës e dijes, të pushkës e shijes. E në këtë sallë, në palestrën “Shani Nushi”, të mbushur përplot, cep më cep, drejt 9 shkurtit, atëherë kur 500 mijë vota, 500 mijë zemra, cep më cep Kosovës, do të shpërthejnë prej kutive të votimit, kur do të numërohen ato nga komisionerët dhe numri 118 shënon fitore historike, rekord e të paparë në Republikën e Kosovës e Kosovën e çliruar.

Të nderuar të pranishëm, formula jonë e qeverisjes në këto gati 4 vite ka qenë “Krejt dhe Drejt”, sepse për të gjithë ne kërkojmë të drejta dhe drejtësi, e formula jonë e qeverisjes është edhe “Cep më Cep”, sepse çdo pjesë e vendit dhe shoqërisë tonë meriton të njëjtin përkushtim nga të gjithë dhe secili prej nesh. Pra, atdheu dhe popullsia cep më cep, kjo është qeveria, kjo është qeveria e mirë, e mbarë dhe demokratike e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për ne bastioni i vërtetë është zemra e madhe e qytetarit. Ne duam që dinjiteti të jetë e drejtë e maksimumit të qytetarëve, prandaj Kosova nuk pranon më bastione partiake e politike. Kosova është e të gjithëve dhe për të gjithë, cep më cep, zemër për zemër. Atdheu matet me zemrat e njerëzve të tij, e fitorja jonë matet me 500 mijë zemra, me 9 shkurt.

Demokraci do të thotë maksimumi i shoqërisë në maksimumin e drejtësisë, në profesione dhe në pronësi, në shkencë dhe në art, në ekonomi dhe në kulturë. Gratë kanë qenë gjithnjë aty të fuqishme, ndonëse shpesh pak të dukshme. Po, gratë kanë qenë gjithnjë të fuqishme, madje edhe të padukshme, ashtu si themelet që e mbajnë shtëpinë të sigurt e që nuk i shohim teksa banojmë aty, mirëpo pikërisht me qeverinë tonë kurrë më shumë nuk kanë pasur dukshmëri puna e grave dhe gratë në punë.

Vërtetë që ne kemi sjellë politika që u ndihmojnë grave, por ato, të dashur qytetarë, kanë ardhur direkt nga ju, së pari si obligim, por edhe si propozim. Qeveria e cila është përcaktuar nga gratë, patjetër që ndjen obligim të realizojë politika për to. Fitorja na kishte ardhur prej vajzave dhe grave, dhe politikat tona iu kthyen pikërisht atyre me dorën e mirë të shtetit që i mbështeti e i përkrahu. E asnjë organizim i madh, asnjë ngjarje historike nuk ka ndodhur pa gra. Edhe me ngjarjet e lëvizjes sonë, e aktivitetet e qeverisë tonë ka qenë kështu. Jam i sigurt që me 9 shkurt shumica e 500 mijë votave të të vendosurve janë vetë ato të vajzave e të grave. Ju të dashura vajza dhe gra, e di që do të dilni herët në mëngjes të së dielës së 9 shkurtit me shumicë, në shumicë, por edhe se do ti bindni djemtë e burrat të votojnë pa vonesë, me 9 shkurt, masivisht, ashtu që fitorja të jetë e parashkët, edhe për gratë e vajzat, edhe për burrat e djemtë, edhe për fëmijët e pleqtë.

Me 9 shkurt nuk ka zgjedhje, zgjedhjet janë në 2029. Me 9 shkurt ka referendum, e në referendum janë dy opsione, është opsioni “po” edhe është opsioni “jo”. Duke i thënë “po” qeverisë tonë, “po” numrit 1-1-8, ju u thoni njëkohësisht “jo” numrave të tjerë dhe “jo” atyre që keq qeverisën për më shumë se dy dekada. E këto dy opsione më tej janë në njërën anë ndryshimi juaj i madh që e keni realizuar në Kosovë më 14 shkurt 2021, e që ishte revolucioni elektoral, meqë një subjekt, subjekti ynë i mori mbi 50% të votave, dhe ata që keqpërdorën për më shumë se dy dekada, sepse qeverisën vetëm për vete nga lakmia. Por po ashtu, në atë anë të tyre është edhe kapitali i oligarkëve, e sidomos i njërit prej tyre, me kompaninë e tij që e regjistrojnë me “Đakovica” e “Peć, Srbija”, dhe që e dëbojnë nga puna motrën e dëshmorit, vetëm pse në familjen e tyre më kanë pritur mua për vizitë, dhe në anën tjetër jemi ne njerëzit, jo kapitali i zhvatur, por njerëzit, njerëzit me zemër të madhe, njerëzit që duam të pasurohet e të forcohet shteti dhe pasurimi të bëhet për të gjithë e jo për disa, dhe atë me punë, me ligj, me nderë dhe jo me zhvatje, plaçkitje e arbitrazhe të kurdisura. Prandaj, të dashur qytetarë, të nderuar gjakovarë, ne e duam vendin tonë, Kosovën Republikë e jo Kosovën klan.

Ata që kanë qenë të privilegjuar, ata që janë pasuruar përtej imagjinatës së tyre, e sigurisht jashtë ligjit, atyre kur ne u kërkojmë të heqin dorë nga privilegjet dhe ta kthejnë pasurinë e plaçkitur, mendojnë se po e pësojnë një padrejtësi. Por me privilegje e pasurim të pajustifikueshëm nuk ka barazi, ne duam barazi dhe pikërisht barazia atyre u duket se është padrejtësi. Në fakt, barazia është drejtësi dhe drejtësia do të veprojë mbi të gjithë ata të cilët e plaçkitën vendin tonë, ia morën të mirat materiale dhe na e vonuan neve zhvillimin e progresin. Kjo është arsyeja, ky është shkaku pse në mandatin tonë të ardhshëm do të kemi një prokurori të re speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në katër vitet e ardhshme do ta përfundojmë rrugën Prizren – Tetovë, autostradën Prishtinë – Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc – Gjakovë, Kiev – Zahaq dhe gjithashtu atë Duhël – Shtime – Banullë, por gjithashtu do ta ndërtojmë edhe autostradën e Dukagjinit, rrugën e zgjeruar që lidh Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun. Pra, ata premtonin autostrada për të bërë shpronësime të tokave të miqve me çmime stratosferike, ndërkaq ne do të zgjerojmë rrugët dhe do të bëjmë magjistrale të cilat do të funksionojnë si autostrada, për të cilat ata flasin, por kurrë nuk i bëjnë, e ne i bëjmë edhe atëherë kur s’flasim. Tjetra, kur jemi te rrugët, në muajt e parë të qeverisjes sonë do të heqim taksën doganore prej 10% për veturat nga BE, kurse me draft-ligjin e ri për automjete, që është gati dhe vetëm po pret fillimisht miratimin në qeveri e pastaj edhe në Kuvend, do ta heqim kufizimin 10-vjeçar për veturat që importohen nga jashtë, e në vend të tij do të kemi kriterin e emetimit të gazrave Euro 5, kriterin e vjetërsisë po e zëvendësojmë me kriterin e BE për mjedis të pastër.

Me rrugët që po i ndërtojmë e zgjerojmë, lidhjet po i bëjmë më të mira e udhëtimin më të rehatshëm, por gjithashtu, me heqjen e kësaj takse doganore prej 10% për veturat nga BE që do ta bëjmë në muajt e parë të qeverisjes, dhe me heqjen prej qafe të tallit të homologimit të Devollëve, pronësinë e veturave po e bëjmë të përballueshme. Ndërkaq, me programin “Anembanë Kosovës”, me 10 euro biletë mujore të integruar, do të mund të udhëtojmë anembanë Kosovës me transport publik. Do të kemi edhe trafik urban, edhe ndërurban, dhe me 10 euro mund të qarkulloni brenda muajit kah të doni, cep më cep në Kosovën tuaj të dashur. Dhe kësisoj, qarkullimi do të mundësohet jo vetëm sepse thjesht do të ketë vetura më të mira, por për shkak se do të ketë transport publik të mirë urban e ndërurban.

Në mandatin e ri, do të fillojmë me ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës, e cila duhet ta ketë përbrenda segmentin Gjakovë – Shkodër. Mandati i ardhshëm, të dashur qytetarë, është mandati i hekurudhave, sepse përveç rehabilitimit dhe modernizimit të linjave ekzistuese, do të projektojmë edhe linja hekurudhore të reja që lidhin Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin, dhe sidomos këtë linjën 10 nga Hani i Elezit në Fushë Kosovë, në Mitrovicë e deri në veri, në Leshak, cep më cep.
Lidhjet mes Gjakovës dhe Shkodrës janë të hershme dhe historike. Kur ekzistonte aksi i korridorit për shkëmbime tregtare mes Gjakovës dhe Shkodrës, u rrit jo vetëm vëllimi i tregtisë, por edhe mirëqenia dhe të ardhurat për banorët e zonave përreth. Ajo kohë u quajt koha e bollëkut. Hekurudha Prishtinë – Durrës, me segmentin Gjakovë – Shkodër, do ta mbushë boshllëkun dhe do ta kthejë bollëkun, për Gjakovën e për Shkodrën, për Kosovën e për Shqipërinë.
Me shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po lidhemi edhe më fort me rrugën Prizren – Tetovë që tashmë ka nisur, me shqiptarët e Shqipërisë po lidhemi edhe më ngushtë me këtë hekurudhën Prishtinë – Durrës, me shqiptarët në Luginën e Preshevës po lidhemi edhe më sigurt me autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë, dhe me hekurudhën për në Bujanoc, Kosovën po e bëjmë nyjen që i bashkon shqiptarët.

Ju e dini që pagën minimale për punëtorët tanë e kemi gjetur 130 euro nëse je nën 35 vjeç dhe 170 nëse je mbi 35 vjeç – e kemi rritur në 350 euro, e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë së paku 500 euro.
Do t’i mbështesim gratë me programin e ri “Superpuna për Gratë”, dhe meqenëse gratë kujdesen më shumë për fëmijët, do ta rrisim numrin e çerdheve gjithandej nëpër Kosovë. 65 i kemi ndërtuar me 36 milionë euro në 25 komuna, në 7 rajone, ndërkaq 17 vjet para nesh, ish-ish-qeveritë që dikur ishin dhe kurrë më nuk do të kthehen, ata për 17 vjet ndërtuan vetëm 4 çerdhe me 1.2 milionë euro. Të dashur qytetarë, ne kemi ndërtuar më shumë çerdhe në një komunë sesa ata për 17 vjet në krejt Kosovën. Dhe a e dini pse është kështu? Sepse ata nuk kanë qenë në qeveri as për nënat, as për fëmijët. Ata kanë qenë në qeveri për vete, ata kanë qenë në qeveri për fëmijët e vet, ata kanë qenë në qeveri për gratë e veta dhe për nënat e veta, por jo për nënat e Kosovës, jo për gratë e Kosovës, jo për fëmijët e Kosovës, siç është qeveria jonë!
E nëse ka vend në të cilin, nuk do të ketë çerdhe, atëherë gjysheve dhe gjyshërve do t’ua japim nga 100 euro shtesë mbi pensionin e tyre, përderisa kujdesen për fëmijët nga 1 deri në 3 vjeç, atëherë kur të dy prindërit punojnë. Këtë e ka bërë Suedia, ne jemi shteti i dytë në Evropë që e përvetësojmë këtë model dhe e zbatojmë me qeverinë tonë në mandatin e ardhshëm pas 9 shkurtit.
Madje, me bono do t’i mbështesim edhe prindërit që i çojnë fëmijët në çerdhe jo publike. Pra, jemi qeveria për prindër, qeveria për fëmijë, qeveria për familje.

Ndërkaq, me programin tjetër “Mobiliteti për studentë”, do të mbështesim studentët në nevojë çdo muaj, varësisht nga distanca ku studiojnë prej vendit ku jetojnë.

E, të dashur qytetarë, në mandatin e ardhshëm do të ndajmë 1 miliard euro për ushtrinë, deri në 1 miliardë euro për prodhimtari, e mbi 1 miliard euro në vit shpenzime apo investime kapitale. Vetëm në Brezovicë do të investojmë gjysmë miliardi euro nga partneriteti publiko–privat, tash që e kontrollojmë ne dhe e kemi fiskalizuar ne, për dallim prej kohërave të mëhershme kur kontrollohej e përfitohej prej saj nga strukturat ilegale, institucionet paralele të Serbisë që ne i mbyllëm, i eliminuam, i shporrëm, cep më cep.
Aq shumë struktura ilegale, të ashtuquajtura paralele. kishte pasur, të dashur gjakovarë, në Kosovë, saqë po më duket më shumë kishtë pasur paralele sesa kësi të shtetit. Aq shumë kemi mbyllur ne, aq shumë i kemi eliminuar ato. A e dini pse e kemi bërë këtë? Sepse është e ligjshme, sepse është e drejtë, sepse është e vërtetë, sepse është e mirë, sepse është kushtetuese, por edhe sepse nuk dëshirojmë që këtë barrë t’ua lëmë fëmijëve tanë. Ne duhet ta kryejmë këtë punë! Nuk mund ta gjeni asnjë brez të shqiptarëve pa një luftë. Ka breza të shqiptarëve edhe me dy luftra e tri luftra, por s’mund ta gjeni asnjë brez të shqiptarëve pa asnjë luftë. E ne punojmë që brezi i ardhshëm i shqiptarëve, fëmijët tuaj, të mos kenë luftë, e për këtë na duhet ushtria e fortë dhe e fuqishme.

Andaj, edhe kemi blerë dronë luftarak Bayraktar TB2 prej Turqisë, sistemin amerikan antitank Javelin, po blejmë edhe helikopterë ‘Skifterë të Zi’, ‘Black Hawk’, e do ta kemi edhe fabrikën tonë të municionit dhe do t’i prodhojmë edhe vetë ne dronët ‘Made in Kosova’.
630 milionë euro ka qenë buxheti në këto 4 vjet për mbrojtje për ushtri, mbi 50% do ta rrisim në mandatin e ardhshëm. 319 milionë euro kemi blerë armatim e municion, e ata para nesh, në vitet 2018–2020, as 4 milionë euro nuk i patën. E të dashur qytetarë, po ua shtroj një pyetje për të cilën nuk po përgjigjem sonte, edhe pse ju e dini përgjigjen, e dini që unë e di, edhe unë e di përgjigjen, edhe e di që ju e dini. Por pyetja për të cilën s’po përgjigjemi sonte është: pse këta para nesh nuk e kanë armatosur ushtrinë? Pse këta para nesh nuk kanë blerë municion? A nuk kanë dashur me blerë, apo ata që mundëm me ua shitur kanë refuzuar këtyre me ua shitur? A nuk kanë kërkuar municion, armatim për ushtrinë tonë, apo ata që i prodhojnë armatimin e municionin u kanë thënë këtyre “juve s’ua japim”? Kjo është pra pyetja në të cilën nuk po përgjigjem unë sonte, dhe unë e di që ju e dini, e ju e dini që unë e di.

Ne synojmë paqe e siguri, progres dhe drejtësi, liri, demokraci, andaj edhe me këto aspirata e gjejmë vendin tonë të ardhshëm sa më shpejtë, aq më mirë, e për këtë do të punojmë dhe do të angazhohemi në BE dhe në NATO, e në partneritet, e aleancë, e miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E këta kundërshtarët e mi e kundërshtarët e juaj, këta të dashur qytetarë, prej vitit 2021 në pranverë u thonin aktivistëve të vet: “Në vjeshtë po bie qeveria, në vjeshtë ka zgjedhje, në vjeshtë thonin, në pranverë ka zgjedhje, në muajin e ardhshëm po bie qeveria.” E dëgjuan një ndërkombëtar që tha: “Ky muaj nuk i nxë”, e të dashur qytetarë, hajt një javë e hajt një muaj, hajt një stinë e hajt një vit, u bënë 4 vite, e tash kur po mendojnë që janë edhe 4 të tjera, duan me u tranu.
Andaj, kemi me i mund, s’kemi çare pa i mund! Megjithatë, është mirë pak mirëkuptim për ta, se ata që kanë menduar se ne do të rrëzohemi disi me ndërkombëtar muajin e ardhshëm, e ne e kemi çuar mandatin cep më cep 4 vjet – qeveria e parë që e plotëson mandatin në Kosovën e pavarur – tash pas këtyre zgjedhjeve të 9 shkurtit, më mirë me thënë pas një referendumi gjithpopullor të 9 shkurtit, kur po u kujtohet që kemi me qenë së paku edhe 4 vjet të tjera, s’po dijnë çka me bë. E kur s’di çka me bë, flet palidhje, e kur flet palidhje, të mundin edhe më kollaj sesa kanë pasur me të mund edhe ashtu.

Unë jam krejt këtë pasdite sot në Gjakovë, dhe nuk kam çare pa ju tregu çka po më thonë: ngado që po shkoj po i takoj dy grupe njerëzish, kanë edhe pak dallim moshe, dorën në zemër, por nuk është kjo kryesorja. Një grup po më thonë: “Me 9 shkurt duhet me i mund flliqt”, e një grup po më thonë: “Me 9 shkurt duhet me i mund pastër.” Por të dy grupet po pajtohen që duhet me i mund ata!
Ama nuk duhet vetëm me i mund, duhet 500 mijë vota, 500 mijë zemra, jo vetëm me dalë të parët, por ne me formu qeverinë vetë, në mënyrë që me qeverisë drejt, mbarë, mirë, sikur në këto 4 vjet, bile edhe më shpejtë, edhe më shumë!

Kontribo

04 02 2025

Theranda e fitoreve të mëdha është 118 me 9 shkurt – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin në Therandë

Para se të vijmë në këtë tubim madhështor këtu në Therandë, ne ishim nëpër komunën e
Therandës. Pra, para se të vijmë këtu, ishim në Bllacë, në Peqan, në Gjinoc e Greikoc, dhe pas
këtij tubimi, do t’i kemi edhe dy vizita e takime të tjera në Therandë, sepse nuk po mund të
kthehemi në Prishtinë aq kollaj për shkak të kësaj mikpritjeje kaq të përzemërt për koalicionin
tonë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me Partinë Guxo dhe Partinë Alternativa.
Faleminderit shumë, mirënjohje e thellë për këtë mikpritje të paharrueshme, Therandë e dashur!
Mirë se po takohemi në qytetin e punëtorëve fisnikë e bujqve të ndershëm. Në këtë komunë të
kulturës e të patriotizmit, në Therandën e pendës, të bukës, të këngës, të pushkës. Në vendin e
shumë dëshmorëve e veprimtarëve të çështjes kombëtare. Në Therandën e Ramë Bllacës, Fadil
Vatës, Besim Ndrecës, dhe 93 dëshmorëve të kombit tonë nga lufta e fundit në Kosovë.
Por Theranda gjithmonë ka pasur veprimtarë, patriotë e dëshmorë të kombit, në secilën fazë e
etapë të zhvillimit, ndërtimit e ngritjes sonë, që nga Mulla Nuredin Haliti pas Luftës së Dytë
Botërore, atëherë kur patëm riokupimin tonë nga Serbia e Jugosllavia, e deri te demonstratat e
fuqishme në çdo dekadë, e sidomos në marsin e vitit 1989, atëherë kur e vranë dëshmorin,
veprimtarin tonë Nysret Gashi, e deri te luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e Kryetari i
Komunës së Therandës Ukë Bytyqi. Ndërmjet të gjithë atyre personaliteteve të shquara që kanë
kontribuar shumë në zhvillimin e Kosovës, në çdo aspekt, ku janë panumerisht, po unë po i
përmendi dy prej tyre: ish-drejtorin e Rilindjes Asllan Fazlia dhe ish-drejtorin e Institutit
Albanologjik, profesor Kadri Fetiun.
E këtu në Komunën e Suharekës, në Therandën tonë të dashur, jemi edhe në vendin e këngës, të
artit, në Therandën e Riza Bllacës, të Shkurte Fejzës, Shyhrete Behlulit, të Bilbilave të
Mushtishtit, por edhe në Therandën e Bekim Lumit, artistit të jashtëzakonshëm të Kosovës e të
kombit shqiptar, universal në gjenialitetin e tij, në thellësinë e mendimit, në talentin e paparë, i
cili përndryshe nuk njihet vetëm për dramat e tij dhe tekstet brilante, por edhe si autori i këngës
që është bërë himn në tubimet tona, por edhe anë e mbanë ku ka shqiptar, me titullin Jo, nuk
ndahet Mitrovica.
Por, unë kam kënaqësinë të jem edhe në Therandën e dy super ekipeve, të Superligës së futbollit
tonë, të Ballkanit dhe Suharekës në futboll, dhe gjithashtu të Golden Eagle Yllit në basketboll.
Të nderuar të pranishëm, për gjatë këtyre katër viteve, koalicioni ynë përgjithësisht është rritur.
Mund të mos jetë rritur nga java në javë ndonjëherë, por rregullisht është rritur nga muaji në
muaj, e sidomos nga viti në vit. Dhe tash, në vitin 2025, jemi më të mëdhenj se kurrë më parë e
se askush tjetër! Andaj, edhe ne që jemi të mëdhenj si askush tjetër, e më të mëdhenj se kushdo
tjetër, fitoren e kemi të sigurt me 9 shkurt, me numrin 1-1-8, e cila do të jetë fitorja rekord dhe
historike, më e madhja e parë ndonjëherë, pra fitore e paparë e koalicionit VETËVENDOSJE!,
Guxo, Alternativa!
E kandidatët tanë, gjithsej 110 të listës sonë, janë edhe qytetarë aktivë, edhe aktivistë politikë, të
profesioneve e të moshave të ndryshme, por patriotë të të njëjtit atdhe. Me shembullin e tyre, ata

e dëshmojnë veten çdo kund, çdo herë, dhe garantojnë qytetarin e qytetarinë, cep më cep dhe
gjatë gjithë kohës. Unë ju uroj të gjithëve shumë punë e angazhim, sepse ju uroj suksese të
përbashkëta dhe fitore për secilin e secilën! Ju faleminderit që jemi bashkë, punojmë bashkë, e
pa dyshim që më 9 shkurt do të votojmë bashkë, e do të fitojmë bashkë!
Gjatë këtyre më pak se 4 viteve, kemi arritur që ta rrisim ekonominë, ta shtojmë prodhimin, ta
rrisim punësimin, por gjithashtu edhe të mbështesim si sektorin privat, ashtu edhe atë publik.
Konkretisht, gati 10 milion euro kemi ndarë mbështetje me subvencione dhe grante për më
shumë se 4600 bujq e fermerë këtu në Therandë.
Po ashtu, kemi investuar 300 mijë euro në sistemin e ujitjes, i cili përfshin ndërtimin e kanaleve
të ujitjes në fshatin Mushtisht, Vraniq dhe Reshtan, kurse për rrjetin e ujësjellësit në fshatin
Bllacë kemi investuar mbi 100 mijë euro, duke lidhur në rrjet 600 konsumatorë që kanë qenë
duke vetëmenaxhuar furnizimin me ujë. Pra, 400 mijë euro për sistemin e ujitjes dhe të pijes në
komunën tuaj.
Rreth 2000 nëna lehona dhe mbi 14,000 fëmijë të moshës deri në 16 vjeç, kanë marrë shtesa nga
buxheti i shtetit për herë të parë. Kjo është dora e mirë e shtetit për kategoritë që kanë më shumë
nevojë.
320 të rinj janë punësuar përmes platformës “Superpuna” dhe në mandatin e radhës do ta kemi
edhe programin “Superpuna për Gra”, ndërkaq paga minimale që e kemi ngritur në 350 euro, nga
130 dhe 170 sa e kemi gjetur, do të bëhet mbi 500 euro.
Nga tetori i vitit kaluar, afër 8000 pensionistë të Komunës së Therandës kanë marrë pensione me
rritje prej 20%, dhe gjatë këtyre 4 viteve 5 herë e kanë marrë pensionin e 13-të. Në mandatin e
ardhshëm, për të gjitha kategoritë, e në veçanti që është e dobishme për të moshuarit, do ta rrisim
buxhetin për listën e barnave esenciale në 100 milion euro, nga 70 milion euro sa është tani, e
nga 24 milion euro sa e kemi gjetur në vitin 2021.
E meqenëse kemi një shkallë të lartë të rritjes ekonomike, na duhet që të kemi edhe më shumë
fuqi punëtore për ekonominë, për industrinë, për bujqësinë e për zejtarinë tonë, andaj do të na
duhet të punësojmë sa më shumë djem e vajza, sa më shumë burra, por sidomos gra, dhe për këtë
arsye do të ndërtojmë gjithnjë e më shumë çerdhe për fëmijë, por do të mbështesim edhe gjyshet
e gjyshërit që kujdesen për fëmijët nga 1-3 vjeç, atëherë kur atyre u punojnë të dy prindërit, me
një shtesë prej 100 euro në muaj mbi pensionin e tyre.
Gjatë këtij mandati që ende nuk ka përfunduar, por është i pari që shkon deri në fund në Kosovën
e pavarur, mbi 13 milion euro kemi pasur investime në infrastrukturë. Tashmë e kemi nënshkruar
kontratën edhe për ndërtimin e rrugës Mushtisht – Shtërpcë, me gjatësi 18 km, që do të jetë e
gatshme deri në fund të vitit të ardhshëm.
Kemi ndarë buxhetin për ndërtimin e rrugës së vjetër Duhël – Bllacë, që pastaj vazhdon edhe për
Shtime e deri në Banullë të Lipjanit, dhe rrugën Suharekë – Peqan – Peqan i Vogël, kurse
mandatin që e kemi pas 9 shkurtit, përqendrimi ynë do të jetë pikërisht në ndërtimin e asaj

autostrade Duhël – Banullë. Dhe në këtë mënyrë, padrejtësia që iu është bërë Suharekës do të
korrigjohet me këto rrugë të reja, me këtë autostradë të re.
Në Therandë e kemi edhe një projekt tejet të rëndësishëm, e ai është projekti i Digës së
Dragaqinës. Rëndësinë e këtij projekti askush në Kosovë nuk e di më mirë se ju vetë, e ai do të
jetë në mesin e pesë rezervuarëve të ujit që do t’i ndërtojmë gjatë qeverisjes sonë të re në
mandatin e ardhshëm. Pra, Suhareka, Theranda, do të bëhet edhe me autostradë edhe me digë të
re që sigurojnë edhe qëndrueshmëri edhe zhvillim.
Në Therandë i kemi mbështetur 133 familje me mesatarisht secila 3,800 euro për izolimin e
shtëpive, në mënyrë që gjatë dimrit ta kenë ngrohtë, e gjatë verës ta kenë freskët. E përveç kësaj,
do të renovojmë për efiçiencë edhe 3 ndërtesa: dy shkolla dhe një institucion parashkollor, me
një investim rreth 1 milion euro; Institucionin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional “Skënder
Luarasi”, Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkendija”, dhe Shkollën Fillore të Mesme të Ulët
“Flamuri i Arbërit”.
Në fushën e energjisë për republikën tonë, do ta modernizojmë termocentralin “Kosova B”, do ta
rehabilitojmë thellësisht termocentralin “Kosova A”, dhe 150 milionë euro për familjet dhe
amvisëritë cep më cep të Kosovës për efiçiencë të energjisë elektrike që na e kursejnë energjinë
të gjithëve.
Gjatë këtyre më pak se 4 vjetëve, i kemi mbështetur rreth 30 kompani nga Theranda, me gjithsej
800 mijë euro nga skemat për makineri, certifikim, inovacion dhe digjitalizim. 15 kompani kanë
marrë pjesë në panaire të industrisë ushqimore dhe përpunuese të sektorit të drurit dhe verërave.
Sa i përket çerdheve e shkollave, kemi investuar më shumë se 5 milionë euro në infrastrukturë
arsimore në Suharekë. Një prej çerdheve më të mëdha në Kosovë është pikërisht këtu në
Therandë. Ka kushtuar rreth 750,000 euro dhe është shtëpia e dytë për 120 fëmijë. Investime të
tjera i kushtohen ndërtimit të shkollave në Dobërdelan, Vranik dhe Samadrexh, si dhe
furnizimeve të nevojshme me pajisje të shkollave e sallave të sportit. Sa i përket kulturës dhe
trashëgimisë kulturore dhe sportit, këtu në Therandë e kemi qendrën më të mirë të kulturës në
krejt Kosovën. Ajo ka kushtuar gati 4 milionë euro, por ju që keni qenë aty e dini që ja ka vlejtur
secili cent i investuar. Kjo qendër e mban emrin e ish-të burgosurit politik, luftëtar i Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës dhe ish-Kryetarit të Therandës së çliruar, Ukë Bytyqi.
E në këto 4 vjet e kemi shpëtuar, të nderuar të pranishëm, trashëgiminë kulturore e historike që
po degradohej. I kemi kryer mbi 100 ndërhyrje në monumente në tërë territorin e Kosovës. Kemi
restauruar më shumë se sa në dy dekada pararendëse, mbarë së bashku. Në Suharekë e kemi
restauruar Kullën e Jonuz Hasan Tafollit të shekullit 19, e Therandën do ta bëjmë po ashtu për
sport, me një stadium të ri, për të cilin sivjet nis procedura e prokurimit.
E sa herë që vij në Therandë tani, na kujtohet kur vinim në Therandë dikur dhe ka qenë e
pamundur pa i takuar grevistët te shtëpia e ish-kulturës, ish-punëtorët e fabrikës së Ballkanit, të
cilët për gati 20 vjet e pritën shpërblimin e djersës së tyre që kishin lënë në këtë fabrikë, e të
cilën ata ish-ish-qeveritarët ua patën shitur. Pronën e ndërmarrjes Damperi, që deshën ta
shndërrojnë në supermarket – merreni me mend – ja kemi kthyer shtetit, shteti ja kaloi ushtrisë

sonë, e më pare që shteti ja siguroi, ja mundësoi që, gati 20 vjet pas, t’u shpaguhet 20%
punëtorëve të Ballkanit.
Siç e kemi parë, sepse e dinë të gjithë, punëtorët më nuk janë në grevë, në Damper po vjen
Ushtria e Kosovës dhe në Therandë po rriten mirëqenia dhe siguria.
Në 10 shkolla në Therandë e kemi vendosur, e kemi instaluar internetin e shpejtë të rrjetit
kosovar për edukim dhe hulumtim KREN, e ato janë Shkollat “Jeta e Re”, “Naum Veqilharxhi”,
“Vllazërit Frashëri”, “Rame Bllaca”, “Sadri Dula”, “17 Shkurti”, “Vaso Pash Shkdorani”,
“Kongresi i Manastirit”, “Sadri Dula” dhe “Ismet Jashari Kumanova”. Të gjitha këto janë shkolla
në të cilat e kemi internetin e shpejtë, në mënyrë që t’i ofrohet arsimimi sa më cilësor fëmijëve,
nxënësve aty.
Të dashur qytetarë të Therandës, përkundër të gjitha këtyre investimeve kapitale, kur kryhen
punimet, nuk e shihni në tabela që ka investuar Qeveria e Republikës me ministritë përkatëse,
sepse kemi përpjekjen e vazhdueshme të dëshpëruar, tendencën e pandershme për të përvetësuar
investimet që shprehin dashurinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për komunën tuaj në
Therandë. Dhe a e dini çfarë, të dashur qytetarë të Therandës? Nga 23.3 milionë euro që është
buxheti i komunës së Therandës, të hyra vetanake të komunës së Therandës nuk janë as 11.5%.
Pra, mbi 88.5% janë grant qeveritar i Republikës së Kosovës.
Lëvizja VETËVENDOSJE! që unë e udhëheqi, qeverisë vetëm në 6 komuna nga 38; 2 prej tyre
në veri, Leposaviq dhe veri i Mitrovicës, por ne nuk diskriminojmë komuna, sepse ne e dijmë që
qytetarët e Republikës jetojnë edhe si banorë të komunave dhe ne i duam ata dhe ne duam t’i
ndihmojmë ata, sepse jemi zyrtarë e shtetarë të përgjegjshëm ndaj të gjithëve dhe secilit.
Kështu, granti qeveritar i Republikës së Kosovës për komunën e Therandës nga viti 2021, që ka
qenë buxheti i atyre ish-ish-qeveritarëve i trashëguar, në buxhetin e vitit 2025 është rritur më
shumë se 41%. Granti qeveritar për komunën e Therandës nga 2021 në 2025 është rritur më
shumë se 41%. Kjo tregon që ne nuk e diskriminojmë Therandën, pavarësisht kush e qeveris
këtu, sepse ne i duam pa kushte, pa rezerva therandasit, juve të dashur banorë të komunës dhe
qytetarë të Republikës.
Ne e kemi rritur buxhetin, e alokuar në shumë fusha për të gjitha kategoritë shoqërore. Mirëpo,
është një fushë ku jemi detyruar ta rrisim më shumë, e ajo është mbrojtja. Ushtria. Siguria. Në
vitet 2018-2020 ju e dini kush ka qenë në qeveri atëherë. Buxheti për armatim ka qenë më pak se
4 milion euro. Ndërkaq, në vitet 2021-2024 ne kemi blerë armatim mbi 319 milion euro, pra 100-
fish më shumë. E në mandatin e ardhshëm, 4-vjeçar, 1 miliard euro për mbrojtje, për ushtrinë e
Kosovës.
Në mandatin e ardhshëm, për 4 vjet, 1 miliard euro për të mbështetur investime të mëdha e të
mesme, ndërmarrje prodhues dhe po ashtu 1 miliard euro për mbrojtjen, për Ushtrinë tonë. Unë
do të kisha dëshiruar që të mos jemi të detyruar që 1 miliard euro t’i japim për mbrojtje e për
ushtri, mirëpo, të dashur qytetarë, na ka rënë kojshia i keq. E kur e ke kojshinë e keq, ka vetëm
një zgjidhje: pushka e mirë. Por, jo vetëm pushka e mirë, po edhe pushka plot. Prandaj, përveç se
kemi blerë drona luftarakë Bayraktar TB2 nga Turqia dhe sistemin Anti-Tank Javelin nga
Amerika, dhe po blejmë helikopterë ‘Skifterë të Zi’/’Black Hawk’ nga Amerika, gjithashtu do ta

kemi edhe fabrikën tonë të municionit e do të fillojmë edhe ne vetë të prodhojmë drona ‘Made in
Kosova’, të cilët do të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
E kështu, kur të jemi të mbrojtur cep më cep, kur ta kemi kufirin e ruajtur nga ushtria dhe policia
jonë me këtë armatim modern, me këtë municion të shumtë, padyshim që edhe kojshia i keq
mendon një dy-tre herë a me na e msy a jo, e kur të mendoj një dy-tre herë, s’na e msyn hiç, e me
besoni që kjo është më mirë edhe për ne, edhe për ata. Për ne është mirë, sepse nuk kemi nevojë
të luftojmë, e edhe për ata është mirë, se nuk do të kenë nevojë të vdesin.
Të dashur qytetarë, ne edhe ja kemi shtuar sovranitetin shtetit, integritetin territorit, zhvillimin
ekonomisë, prodhimtarinë zhvillimit, punësimin prodhimtarisë, arsimin cilësor punësimit.
Njëkohësisht, ne kemi zhvilluar një dialog fortë të suksesshëm në Bruksel. Atje në Bruksel
vazhdimisht ata më bëjnë presion me nënshkrimet e pararendësve të mi, Mustafa e Thaçi, e
marrëveshjen me mua ikin, se s’dojnë me e nënshkru. Kur të gjitha ish-qeveritë po e zhvillonin
dialogun, dikur në Bruksel, kishim Serbinë që forcohej, e Kosovën jo stabile që dobesohej. Me
qeverinë tonë dhe dialogun që udhëheqim ne, kemi Serbi jo stabile dhe Kosovë që po ngritet e po
forcohet.

Të gjithëve ju kujtohet, të dashur pjesëmarrës të këtij tubimi të zjarrtë e madhështor, se si dikur
në Kosovë Kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash Kryeministrat po e japin dorëheqjen në Serbi.
Ajo çka e kemi parë të gjithë ne nga përvoja është që korrupsioni brenda Kosovës dhe
koncesionet jashtë ndaj Serbisë për dy dekada kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën. Prandaj,
është e domosdoshme që në Kosovë të ndalohen koncesionet, të ndalohet korrupsioni e të
vendoset më në fund drejtësia e urtë dhe efikase për të gjitha viktimat anë e mbanë Kosovës.
Nuk mund të lejojmë që Kosova të zhvatet e të plaçkitet as si buxhet shteti, as si pasuri natyrore.
Prandaj, me mandatin tonë të ri do të kemi një Prokurori të re Speciale kundër Krimit të
Organizuar dhe Korrupsionit në Kosovë. Ne kemi shumë respekt për gjithë ata që kanë
kontribuar me çfarë kanë mundur e si kanë ditur, mirëpo asnjëherë nuk mund ta falim, nuk duhet
ta falim e nuk do ta falim korrupsionin dhe dëmin që ia kanë shkaktuar interesit të përgjithshëm
publik. Prandaj, pasuria e përvetësuar paligjshëm, pasuria e pajustifikueshme private do të
konfiskohet dhe kthehet cent me cent, cep më cep nga Byroja për konfiskimin e pasurisë së
pajustifikueshme.
Unë ju falenderoj, të dashur qytetarë, për krejt mbështetjen, përkrahjen, ndihmën, solidaritetin që
keni treguar, edhe me Lëvizjen, edhe me qeverinë, në çdo fazë, e pavarësisht krizave e stuhive në
të cilat jemi ndodhur. Por, tash jemi para një referendumi të ri, para referendumit të 9 shkurtit,
para referendumit ku ju duhet ta gjykoni pozitivisht qeverisjen tonë, ti ndëshkoni me votë ata që
nuk duhet të kthehen më kurrë në pushtet dhe të na i jepni lejen për zotimin tonë, që ne t’ju
shërbejmë për programin e ri qeveritar, me ato 25 premtime tona, dhe në këto 4 vjet të ngritet
çdo aspekt i jetës sociale, ekonomike, kulturore, artistike, sportive dhe siguria e mbrojtja anë e
mbanë, gjithandej, cep më cep, Republikës tonë të dashur.
Pra, nuk ka zgjedhje më 9 shkurt. Zgjedhjet janë në vitin 2029. Me 9 shkurt 2025 ka referendum
dhe numri 1-1-8 është numri me të cilin ju thoni PO në referendum! Prandaj, deri me 9 shkurt,
deri në të dielën e 9 shkurtit, mos u ndalni asnjë orë, ditë e natë! Në secilën rrugë të çdo lagjeje,
në të gjitha fshatrat e komunës së Therandës, për fitoren e numrit 1-1-8, të Lëvizjes

VETËVENDOSJE!, me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa dhe 110 kandidatët tanë të
shkëlqyeshëm, 10 prej të cilëve mund t’i rrumbullaksoni pas rrumbullaksimit të numrit fitues, 1-
1-8!
E fitorja që brohorasim në secilin tubim, edhe këtu, e ka numrin 500 mijë vota, apo më mirë të
themi, 500 mijë zemra, cep më cep Kosovës së pavarur, të cilat do të dalin nga kutitë e votimit në
orët e mbrëmjes së së dielës së 9 shkurtit. Por, në kuadër të këtyre 500 mijë zemrave, të dashur
kandidatë që vini në listën tonë nga Theranda; Sali Zyba, Albena Reshitaj dhe Hysen Durmishi,
Sali, Albena dhe Hysen, në kuadër të këtyre 500 mijë zemrave me 9 shkurt, nga Theranda na
duhen sepse i duam, i duam sepse na duhen 500 mijë zemra. Pra, 15.000 vota nga Theranda, për
fitoren me 500 mijë vota.
Atëherë, të dashur qytetarë të Therandës, a pajtoheni të gjithë, secila e secili që do të punoni e do
të angazhoheni që të kontribuoni, ta realizojmë synimin tonë – 500 mijë vota në Kosovë dhe
15.000 vota në Therandë!
Faleminderit shumë, urime fitorja që sonte! Urime, Therandë! Urime, VETËVENDOSJE!
Urime, Guxo! Urime, Alternativa! Urime, Kombi Shqiptar! Urime, Republika e Kosovës! Natën
e mirë e mirëupafshim!

Kontribo

04 02 2025

Vushtrria cep më cep për Vetëvendosjen – Fjala e Kryeministrit Kurti në sheshin e Vushtrrisë

Najkush ka menduar që ndoshta nuk mund të qëndrojmë në shi, por ne i gëzohemi edhe shiut,
sepse jemi këtu në Vushtrri. Vushtrria është toka pjellore për bujqësi, është fabrika punëtore për
industri, Vushtrria është ura për kulturën, Vushtrria është vatër e ngrohtë për miqtë, dhe
Vushtrria është kala e pa mposhtur për armiqtë.
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë që jeni mbledhur sonte këtu, unë në mandatin e ardhshëm,
bashkë me kabinetin qeveritar dhe mazhorancën tonë, legjislaturën e nëntë, atëherë kur do të
kemi edhe më shumë ulëse në Kuvend, sepse kësaj rradhe janë 500 mijë vota, gjysmë milioni
zemra që me datën 9 shkurt dalin, shpërthejnë prej kutive dhe realizojnë fitoren më të madhe
historike, rekord e të pa parë në Kosovën jo vetëm të pavarur, por edhe të çliruar.
E në këtë mandat të ardhshëm, pas 9 shkurtit, bashkarisht, një nga një, do t’i realizojmë zotimet
tona të reja, përveçse do t’i vazhdojmë punët tona të mbara e të mira të këtij mandati.
Kësisoj, le t’ja fillojmë me programin “Gjenerata për gjeneratë”, që nënkupton 100 euro shtesë
mbi pensionin ekzistues, për gjeneratën e pleqve tanë, gjysheve dhe gjyshërve, që do të kujdesen
për fëmijët prej moshës 1-3 vjeç, kur të dy prindërit t’ju punojnë atyre; që do të thotë që të dy
prindërit duhet t’ju punojnë sepse shteti do t’i mbështesë fëmijët me çerdhe të reja, por edhe
brenda çerdheve familjare, duke ua dhënë nga 100 euro në muaj të gjitha gjysheve dhe gjyshëve,
cep më cep, Republikës së Kosovës.
Pastaj, programi “Super-Puna” për gratë, kudo që punësohen gratë nëpër ndërmarrjet private, ne
do t’ia japim për 6 muaj shtesë nivelin e pagës minimale, që është 350 euro aktualisht. Ka qenë
130-170 euro, dhe në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë mbi 500 euro pagën minimale.
Përveç spitalit në Ferizaj, do ta ndërtojmë edhe spitalin e ri në Mitrovicë, dhe deri në 100 milion
euro buxhet për listën e barnave esenciale. Në vitin 2021 i kemi gjetur 24 milionë euro, dhe në
mandatin tonë që po i vjen fundi tani, e kemi bërë 70 milionë. Në mandatin tonë të ardhshëm,
100 milion euro për listën e barnave esenciale në shtetin tonë.
Do ta kemi programin e mobilitetiti për studentët, i cili i mbështet studentët në nevojë çdo muaj,
pavarësisht nga distanca ku studiojnë. Sa më larg që studion një studente apo një student prej
vendbanimit, vendlindjes së tij, aq më shumë do ta mbështesim si shtet. Gjithashtu, do të ketë
bursa edhe për studentët që vijojnë studimet në shkollimin universitar jopublik, pra jo vetëm në
Universitetin e Prishtinës e në universitete të tjera publike, por edhe në çdo universitet tjetër.
Sepse nga studentët tanë varet cilësia e punëtorëve tanë në ekonominë tonë.
Do ta fillojmë programin anembanë Kosovës, transportin publik me biletë të unifikuar, 10 euro
transporti urban e ndërurban për të gjithë qytetarët. Pra, për vetëm 10 euro do të mund të
udhëtoni kudo në Kosovë.
Tjetra, 1 miliardë euro mbështetje për investime në kapacitete prodhuese, përmes garantimit të
kredive për investitorët. Gjithashtu, do ta heqim për muajt e parë taksën doganore për veturat nga

Bashkimi Evropian. Pra, që në fillim të mandatit tonë, e heqim atë taksën 10% për veturat nga
BE-ja.
Në mandatin e parë, i kemi mbështetur 120 mijë bujq e fermerë me mbi 300 milion euro për
grante dhe subvencione. Në mandatin e ri do të përqendrohemi në rritjen e produktivitetit dhe
konkurrueshmërisë, përmes mbështetjes së investimeve në teknologji, dhe rrjetëzimit të
mbledhjes dhe shpërndarjes së produkteve bujqësore. Pra, edhe më shumë përkrahje për edhe më
shumë bujq, për edhe më shumë prodhimtari, për edhe më shumë rendiment, për edhe më shumë
eksport. Më shumë bukë në tryezat tona, nga toka jonë.
Në mandatin që po i afrohet fundi, dy vitet e fundit kemi pasur rekord të investimeve kapitale:
561 milionë euro në 2023 dhe 654 milionë euro në vitin që lamë pas, 2024. E në mandatet në
vijim do të kemi, duke filluar nga ky i ardhshmi, së paku 1 miliardë euro shpenzime, investime
kapitale në vit.
E kësisoj, do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan që shkon deri te
Dheu i Bardhë, dhe do ta përfundojmë edhe rrugën Dollc-Gjakovë, Kijevë-Zahaq, rrugën e
Dukagjinit që lidh Prizrenin-Rahovecin-Gjakovën-Deçanin-Pejën-Istogun, si dhe do të vazhdojë
ndërtimi i rrugëve Deçan-Plavë dhe Pejë-Rrozhajë. E krahas infrastrukturës rrugore, mandati
tjetër do të na gjejë edhe me fillimin e ndërtimit të hekurudhës Prishtinë-Durrës, që do të lidh
portin e thatë të Prishtinës me portin e ri të Durrësit, dhe përveç kësaj, projektimi i linjës
hekurudhore që lidh Prizrenin dhe Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanocin. Përveç asaj linje
hekurudhore të rëndësishme që shkon prej jugut në veri, prej veriut në jug, pra Hani i Elezit-
Leshak, Leshak-Han i Elezit, dhe kalon nëpër Mitrovicë dhe Fushë Kosovë.
Do t’i ndërtojmë 5 rezervuare për ujë të pijes, ujitjes dhe industri, Diga e Firajës, e Pollatës,
Kuqicës, e Dragaqinës dhe e Decivojcës, se të dashur qytetarë, Kosova është si një pjatë e kthyer
mbrapsht, ku lumenjtë dalin dhe neve na vyjnë rezervuarë të rinj të ujit, që ta mbajmë ujin
brenda Kosovës, sepse na duhet për pije, na duhet për amvisëri, na duhet për ujitje, na duhet për
industri.
Përveçse 1 miliardë për prodhimin, po ashtu së paku 1 miliardë për ushtrinë. Gjatë këtij mandati
që po e përmbyllim, për mbrojtjen tonë gjithsej i kemi dhënë rreth 630 milionë euro të buxhetit, e
tash nga 630 milionë euro do të kemi rritje mbi 50% në mandatin e ardhshëm, sepse do t’i
kalojmë 1 miliardë euro, me ç’rast edhe do të funksionalizojmë fabrikën e municioneve, për të
cilën tashmë kemi nënshkruar kontratë me kompaninë turke MKE. Gjithashtu, edhe mezi presim
t’i zhvillojmë dronët tanë ushtarake, Made in Kosova.
E të dashur qytetarë të Vushtrrisë, tash po ju shtroj një pyetje: ne kaq shumë po e zhvillojmë,
ndërtojmë, forcojmë ushtrinë tonë, po pyetja është, a thua pse qeveritë para nesh nuk kanë blerë
armatim për ushtrinë tonë? Forca e Sigurisë së Kosovës ka ekzistuar edhe më parë, pse ata nuk
kanë blerë armatim për ushtrinë tonë? Veç dy mundësi janë: ose nuk kanë dashur të blejnë
armatim, ose perëndimorët nuk ua kanë shitur armatimin. Unë nuk e di, a është e para apo është e
dyta, unë në fakt, sikurse ju, e di a është e para a është e dyta, por sonte nuk do të përgjigjem. Po
ju lë të gjith ju të mendoni, pse këta nuk kanë blerë armatim dhe municion për ushtrinë tonë, a
nuk kanë dashur, apo nuk ua kanë shitur?
Vetëm një fakt po ua tregoj: në vitet 2018-2020, as 4 milionë euro këta nuk i kanë shpenzuar për

armatim, ndërkaq ne, nga 2021-2023, mbi 319 milionë euro për bijat dhe bijtë më të mirë
ushtarë, oficerë, nënoficerë të popullit tonë. Kemi blerë drona Bayraktarë luftarakë nga Turqia
për ushtrinë tonë, po ashtu edhe sistemin antitank Amerikan, Javeline dhe skiftera të zi,
helikopterë Black Hawk. Gjithashtu, do t’i kemi pilotët e flotës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Drona, helikopterë… po pra, UÇK, sepse forcimi i Ushtrisë tonë është në përputhje, është
besnikëri ndaj idealeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve të UÇK-së. Faleminderit!
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, me neve u shtua prodhimi i mallrave dhe ranë politikanët e
mallrave. Me neve shteti u bë bankë për qytetarët e jo plaçkë e pushtetarëve, dhe askush këtë nuk
e kupton më mirë se Vushtrria, që është pjesë e rëndësishme e hambarit tonë. Por, a e dini çka, të
nderuar të pranishëm? Ne i kemi disa parti opozitare që kinse i kanë disa kandidatë për
kryeministra. Bile, kur e dinin ata që edhe ju po e dini, që ata nuk mund të kthehen më në
pushtet, njëri prej tyre e solli një ide, ai mendon shumë të mençur, tha: ‘Ne bëhemi, tha,
kryeministra me rotacion.’
Pra, duke e ditur që askush nuk do t’iu besojë, se ata nuk i besojnë as vetes, thanë që e bëjmë me
rotacion. Po ju këtu në Vushtrri e dini më së miri çka bëhet me rotacion. Me rotacion toka
mbillet njëherë patate, pastaj speca vitin e ardhshëm, ajo është rotacion. Ose, nëse janë serra, me
rotacion sallata, lakra, purri, kastraveca – këto janë me rotacion. S’ka kryeministra me rotacion.
Qeveria jonë vazhdon edhe pas 9 shkurtit, sepse në këtë vend ka popull, në këtë vend ka qytetarë
të Republikës. Ne e duam vendin tonë, Kosova Republikë, e jo Kosova klan. Ne jemi ata që e
kemi besuar atë që kemi thënë: I dalim zot atdheut!
Ashtu siç plejadat e dëshmorëve tanë, deri tek Enver Zymberi e Afrim Bunjaku, që
përfundimisht i kallën datën armikut, dhe cep më cep, Republika e Kosovës sot e ka shtetin me
sovranitet e territorin me integritet, e qytetarin me dinjitet, dhe neve me numrin 1-1-8.
Këtu, bashkë me neve, i kemi edhe shumë musafirë që na kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut.
E kemi Zëvendëskryeministrin Arben Fetain, e kemi Ministrin e Shëndetësisë Arben Taravarin,
por kemi edhe shumë deputetë të tjerë, të cilët i falënderojmë nga zemra që kanë ardhur nga
Shkupi, Tetova, Kumanova, Gostivari e Struga. E po ashtu, kemi edhe miq që kanë ardhur nga
Novi Pazari, nga Sanxhaku, Amina Nuraj. I falënderoj nga zemra që janë bashkëngjitur sot.
E tash po fillojmë me kandidatët tanë të cilët janë nga Vushtrria: Besim Muzaqi me numër 53,
Fjolla Ujkani me numrin 98, me numrin 89 Nasuf Bejta, me numër 84 Sylejman Meholli.
Më lejoni të përmend edhe disa emra të politikanëve, përfaqësuesve dhe zyrtarëve që na janë
bashkangjitur sonte, përveç atyre që i thashë: Rijad Shaqiri, Mimoza Musa, Halil Snopçe, Sadik
Sylejmani, Salim Sylejmani, e kemi kwtu edhe Valton Limanin kryetarin e komunës së
Gostivarit, pastaj Flakron Bexhetin, Elfete Ismajlin, e shumë të tjerë që edhe njëherë i falënderoj
nga zemra që na janë bashkangjitur këtu në Vushtrrinë e Hasan Prishtinës, në Vushtrrinë e
VETËVENDOSJES!, në Vushtrrinë e fitores më 9 shkurt, për numrin 1-1-8!
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, herët në mëngjes, të dielën më 9 shkurt, dilni i madh e i vogël,
prej 18 deri në 88, a 98, a sa e keni më të moçmin në familje, shkoni bashkë edhe votojeni
numrin 1-1-8, Lëvizja VETËVENDOSJE! Një numër është i hajrit aty! 1-1-8 është numri i
zgjidhjes edhe i zgjedhjes për 4 vjet të mbara e të mira në vijim.

Unë ju falënderoj për këtë mikpritje kaq të zjarrtë në qytetin tuaj e tonë të Vushtrrisë, ku kurrë
nuk e kam parë më të gjallë shtatoren e Hasan Prishtinës, të rrethuar me ata të rinj, me ata fëmijë
të cilëve ju buzëqesh fytyra sepse e dinë që e ardhmja është e ndritshme dhe e sigurt për ata, për
Republikën e Kosovës, dhe për popullin shqiptar.
Faleminderit shumë! Ju dua fort! Do të jemi gjithmonë bashkë me juve dhe pranë juve, dhe mos i
harroni kandidatët tuaj, dhe kësaj radhe do të mund t’i rumbullaksoni 10 veta, pasi ta
rumbullaksoni numrin 1-1-8. Mos u ndalni në çdo shtëpi, në çdo rrugë dhe në çdo lagje, në çdo
fshat të Vushtrrisë dhe më tej, për një fitore rekord të 500 mijë zemrave, të gjysmë milioni
votave për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe koalicionin e saj, Guxo dhe Alternativen.
Faleminderit shumë! Mirënjohje e thellë nga të gjithë ne, natën e mirë e mirupafshim!

Kontribo

04 02 2025

Vitia për fitoren – 9 shkurti për 118! – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Vitisë

Do të kemi 10 profile të reja në sistemin Dual që edhe e rrit fuqinë punëtore por edhe e
ngrit cilësinë e fuqisë punëtore. Tash për tash, i kemi 25 shkolla profesionale, 12 profile,
në 15 komuna, deri javën e kaluar 1.607 nxënës. Kjo do të vazhdojë të rritet sepse do të
shtojmë edhe 10 profile të reja ashtu që ta vendosim urën që e kalon atë hendekun e
shkathtësive dhe i bën bashkë aftësitë e arsimin profesional me tregun e punës në
ekonominë e vendit tonë.
Të nderuar të pranishëm, ne dikur jemi qeverisur prej politikanëve që i kanë pasur
mendjen e cekët e xhepat e thellë. Populli i Kosovës, gjithmonë e ka merituar të
qeveriset prej njerëzve të mendshur e të dijshëm, të guximshëm e të ndershëm,
punëtorë e patriotë. Të tillë janë pikërisht, njerëzit e qeverisë sonë, të koalicionit tonë.
Këta 110 kandidatë që më datën 9 shkurt e kanë numrin 118, 1-1-8. E pra, këta 110
kandidatë, të cilët vijnë nga Kosova, cep me cep, janë të të gjitha moshave, e
profesioneve të të dy gjinive. Janë njerëz në lëvizje të vazhdueshme që duan Kosovën
të lëvizë përpara. Njerëz që vendosin vetë sepse duan që populli i Kosovës të
vetevendosë. Njerëz që e bëjnë sovranitetin të lëvizë e integritetin të rritet, e dinjitetin e
shtetit tonë në arenën ndërkombëtare të ngritet.
Prandaj, nga ky tubim këtu në Viti, mund të parashikohet sepse po paralajmërohet që
më 9 shkurt do të kemi shpërthim demokratik me guximin e 500k zemrave për numrin 1
1 8.
Ajo çfarë kemi ndryshuar në pranverën e vitit 2021 ja ka vlejtur fort. Ja ka vlejtur edhe
për nga socio-ekonomia, ja ka vlejtur edhe për nga demokracia, ja ka vlejtur edhe për
nga mbrojtja dhe siguria. Prandaj atë ndryshim të revolucionit elektoral të 14 shkurtit
2021, ne duhet ta shpjejmë edhe më tej, ashtu që gjysmë milioni vota bëhen bashkë te
numri 1 1 8, në Viti dhe Kosovës, cep me cep i kundohët lajmi që koalicioni
Vetëvendosje, Guxo!, Alternativa është edhe i pari, edhe ka fituar, edhe i ka numrat e
mjaftueshëm për të qeverisur vetë pa përfshirë aso të tjerash që i patën 4 vjet për tu
reformuar por nuk u reformuan asnjë grim.
Me qeverisjen tonë që është e para e cila e çon mandatin deri në fund, kemi kaluar nga
qeveria si pushtet që privatizon nga e kaluara, te qeveria si shërbim që zhvillon.
Me qeverinë tonë ka dalur tregtia prej politikës dhe ka shkuar tregtia aty ku e ka vendin;
te bizneset, te tregu i gjelbër, te pazari i kafeve ose i kërrëve, te shetitoret. Por jo
Institucionet e shtetit. Aty ka demokraci, aty ka integritet, aty ka devotshmëri, aty ka
patriotizëm, aty ka ndershmëri.
E kur të themelohet Byroja për konfiskim të pasurisë të pajustifikueshme, se boll e kanë
shtyrë por i ka ardhur radhës sivjet me u themeluar. Ata politikanë e zyrtarë të

korruptuar edhe do t’i nxjerrim të pensionuar të dinjitetshëm edhe do t’ju konfiskohet
pasuria e paligjshme dhe e pajustifikueshme. Edhe Prokuroria e re e shtetit me një
gjyqësore aktive, të urtë, të ri, efikas, do të merret në vijim sepse viktimat kërkojnë
drejtësi. Duhet drejtësi për ata që janë përjashtuar, margjinalizuar, shtypur e shfrytëzuar
por gati dy dekada, në Kosovë të lirë, e sidomos në Kosovën e pavarur.
Të dashur qytetarë, më 9 shkurt, para kutive të votimit, ka edhe numra të tjerë aty
përveç 118, domethënë ka shumë opsione por ka vetëm dy kahje të së njëjtës rrugë.
Vazhdimi përpara ose kthimi mbrapa. Ecja drejtë ardhmërisë ose rikthimi tek e kaluara.
Kthimi është shumë i dëmshëm, përparimi është i dobishëm. Deri më tani ata që e kanë
dashur Vetëvendosjen e kanë dashur progresin. Tash ata që e duan progresin, e duan
Vetëvendosjen, kahje e progresit është orientimi i Vetëvendosjes. Numri i progresit, cep
me cep, është numri i Vetëvendosjes, është numri 1 1 8.
Zgjedhja e vërtetë është kur qytetarët vendosin vetë. Zgjedhja e vërtetë është kur
qytetarët vendosin për veten. Kjo zgjedhje është zgjidhja dhe ajo e ka numrin 118 e me
qeverisjen tonë edhe në mandatin e ardhshëm do të sundojë vullneti i popullit e jo
dëshirat e politikanëve.
Të nderuar pjesëmarrës, në asnjë vend tjetër ngado që kam shkuar unë nuk kam takuar
njerëz bujar, mikpritës, dashamirës, të durueshëm e të qëndrueshëm si në qytetarët e
Kosovës, si populli ynë.
Në asnjë vend tjetër nuk ka kësaj rinie dinamike, masive e të shëndoshë. Prandaj
energjitë e këtij populli, potenciali i kësaj rinie duhet të ngriten edhe më tej për ta
zhvilluar e përparuar vendin tonë. Për ta lartësuar e për ta rregulluar shtetin tonë.
Sami Frashëri ka thënë; Mos i ankohet fatit ai që bie rastin, le të mos e bjerë këtë rast,
le ta shfrytëzojmë këtë çast. Qasja e ka datën 9 shkurt, numrin 118 dhe emrin
Vetëvendosje.
Këtu në Viti, Kryetari i Komunës po ashtu po garon për Deputet të Kuvendit. Prandaj 9
shkurti është një shans më i kry dy parë zgjedhje. Populli ynë e ka një shprehje të mirë,
thotë një rrugë e dy punë. Se edhe në Levizjen Vetëvendosje kemi mundur Albanu
Hysenin, Shpejtim Bulliqin, Qemal Aliun, Kadri Rahimajn, Lulzim Hetemin, Erden Atiqin
me i shty në listë e me rrit numrin e votave, mirë po jo të dashur qytetarë. Sepse ne
bëjmë sepse duam shtet e jo nuk udhëhiqemi asnjëherë, asnjëri prej nesh nga lakmia
për pushtet.
Udhëheqja politike, krerët institucional nuk janë pozita por aktivitet. Janë përgjegjësi e jo
karrige. Prandaj më datën 9 shkurt, këtu në Viti ka më shumë se një parë zgjedhje dhe
ju e dini më së mirë se çka duhet të bëni.

E ata që i takoni, gjatë dy javëve të ardhshme ndërsa të bindeni qysh duhet me votu
paradite numrin 118 nëse ndonjëherë prej tyre rastësisht, se nuk i dihet, rastësisht
ndonjë prej tyre, ndonjë kushëri i largët po mendoj, ju thotë juve që ‘jo unë do të votoj
për këtë partinë tjetër, me atë numrin tjetër’, pra jo me numrin 118, unë ju kisha sugjeru
ti thoni kështu; ‘Në vitin 2029, gjithë ama krejt do ta votojnë Vetëvendosjen. Pse po e
shtyn për 4 vjet? Nuk ka nevojë me e shty për 4 vjet, votoje në 2025-ën.’ Në 2029-en
edhe ata që nuk s’e kanë mendjen me na votu qetash, kanë me na votu neve. Prandaj
më 9 shkurt mos e zgjat, Levizja Vetëvendosje, numri 1 1 8.
Sigurisht që territorit ja kemi shtuar integritetin, ekonomisë prodhimin, prodhimit
punësimin, punësimit arsimin, të gjitha kategorive shëndetësinë por ajo çka e kemi më
shumti për zemër natyrisht është që shteti tonë ja kemi shtuar sovranitetin. Prandaj sot
kauza për sovranitet, po thërret të bëhemi bashkë, 1 1 8. Sovranitet, sovran 1 1 8.
Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8.
Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Sovran 1 1 8. Faleminderit shumë Viti, ju dua
fort! Mirupafshim e mos ndalni duke punuar, që më 9 shkurt të votojmë bashkë, të
festojmë bashkë sepse fitojmë bashkë e Arsim Ademi e organizon një tubim po ashtu të
madh, vetëm në mbrëmje për ta kremtuar fitoren tonë të përbashkët. Mirupafshim.

Kontribo

04 02 2025

Skenderaj në zemër të Republikës – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Skenderajt

Të dashur qytetarë të Skenderajt, mirë se ju gjej dhe ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje
kaq të zjarrtë. Mirë se ju gjej këtu në Skenderaj, në Drenicën e Shaban, Hamez, e Adem Jasharit.
Mirë se ju gjej në Drenicën e Azem e Shote Galicës, të Shaban Polluzhës e Tahir Mehës, të
Ahmet Delisë e të Mehmet Gralicës, të Fehmi e Xheve Lladrovcit, e dëshmorëve Osman Gecit,
Abedin Rexhës, Ilaz Kodrës, Malush Ahmetit, Ilir Lushtakut, Lec Gradicës, Rifat Mziut dhe Ilir
Asllanit. Mirë se ju gjej në Drenicën e Idriz Rrecit, Halil Gecit, Hajr Gashit, Nezir Nebihut e
Sejdi Kocës. E po ashtu, mirë se ju gjej në Drenicën e daljes në skenë për herë të parë të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, në Drenicën e Mujë Krasniqit e të Rexhep Selimit.
Në Drenicën, ku u dha kumti i pushkës e s’ju ndal asnjëherë zani i këngës së Ilir Shaqirit,
Leonora Jakupit e Shaqir Çervadikut. Jemi këtu ku edhe thërret e bërtet pafajësia e Leutrim
Ahmetit, djalit 7-vjeçar nga Rezalla, që na e këput shpirtin e na e rikujton e ripërjeton dhimbjet e
luftës. E këtu, ku lindën artistë të mëdhenj si Petrit Halili, që na e dëshmon forcën e madhe të
popullit tonë, që prej hirit të zjarrit e trupit të rënduar ngjitet në majë të botës.
Gjatë qeverisjes tonë 4-vjeçare, ne jemi dëshmuar me rritje ekonomike si asnjëherë më parë, si
askush tjetër për Kosovën tonë, cep më cep. E kemi rritur ekonominë, shtuar punësimin, ngritur
mirëqenien, rritur prodhimin dhe po ashtu rishpërndarjen e të mirave për të gjitha kategoritë
shoqërore. Gjithashtu, kemi ngritur buxhetet për të gjitha komunat pa dallim. Kësisoj, buxhetin
për komuna e kemi ngritur nga 547 milionë euro në 788 milionë euro sivjet. Pra, 44% e kemi
rritur buxhetin për komunat e Kosovës. Dhe a e dini çfarë? Buxheti për vitin 2025 për komunën e
Skenderajt nga të hyrat vetanake është vetëm 1.7 milionë euro, ndërsa gjithsej është 19.9 milionë
euro, që do të thotë, 18.2 milionë euro është grant qeveritar. Komuna e Skenderajt nga të hyrat
vetanake i ka vetëm 8.5% të dashur qytetarë, shumicën dërrmuese, 91.5% të buxhetit e ka grant
nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Komuna e Skenderajt, me të hyrat vetanake, prej 11
eurove, as 1 euro nuk e ka të vetën. Prej 11 eurove, më shumë se 10 euro ia sjell Qeveria e
Republikës së Kosovës.
Në këtë mandat që po e përmbyllim në këtë pranverë, shpëtuam Shtëpinë e Kulturës në Runik
dhe po investojmë në bashkëfinancim vlerën e 850 mijë eurove në këtë shtëpi për të mbrojtur
trashëgiminë e qytetit tuaj e tonë. Më shumë se 120 mijë euro janë investuar në shkollat “Anton
Çetta,” “Hamëz Jashari,” “Shaban Jashari,” “Dëshmorët e Qyqavicës,” “Abedin Rexha,” “Shotë
Galica,” “Ahmet Delia,” që të kenë edhe ato po ashtu internet të shpejtë dhe të lidhen në rrjetin
kosovar për edukim dhe hulumtim, ashtu që fëmijët në Skenderaj të kenë arsimim cilësor dhe
nesër të bëhen profesionistë të zotë të Skenderajt dhe të Kosovës, cep më cep.
Kemi investuar rreth gjysmë milioni euro në ndërtimin e urave të dëmtuara: në Aqarevë,
Llaushë, Kuqicë, Tërnac, Tushillë, Kodernicë dhe Skenderaj. E familjeve të cilat pësuan nga
vërshimet, u kujdesëm që paratë t’iu dalin direkt atyre në llogari: më sigurtë, më shumë, më mirë

e më rahat, direkt e në xhirollogaritë e qytetarëve. Dhe a e dini çfarë, të dashur qytetarë?
Komuna këtu ka kërkuar që mjetet nga Qeveria t’i barten Komunës, e mandej Komuna
qytetarëve. Mirëpo, ne kemi thënë jo. Mbështetja financiare iu shkon direkt qytetarëve në
xhirollogarinë e tyre. Nuk ka pse të ndërmjetësojë Komuna, por duhet të përfitojë direkt qytetari.
E ne së shpejti do të kompensojmë dëmet edhe tek biznesi e te bujqësia. Si qeveri jemi për barazi
dhe po sigurohemi që edhe vlerësimi i dëmeve të jetë i drejtë. Asnjë qytetar që ka pësuar dëme,
nuk do të mbetet i papërkrahur.
Mbi 15 milionë euro mbështetje me subvencione dhe grante, për më shumë se 6300 bujq dhe
fermerë të Skenderajt. Rreth 1800 nëna lehona dhe mbi 12 mijë fëmijë kanë përfituar shtesa për
herë të parë, dhe gati 350 të rinj janë punësuar përmes platformës Superpuna, që ua jep të rinjve
pagën minimale të rritur në 350 euro për 6 muaj në ndërmarrje të ndryshme private, ku ata
punësohen dhe fitojnë për vete dhe familjet e tyre. Mbi 6100 pensionistë të komunës së
Skenderajt, nga tetori i vitit të kaluar, kanë marrë pensionin në rritje prej 20%. Edhe për 4 vite, 5
herë e kanë përfituar pensionin e 13-të prej 100 euro. Me mandatin e ri të Qeverisë sonë të mirë,
pas 9 shkurtit, gjyshërve dhe gjysheve, vjehërrve dhe vjehrrave, që kujdesen për mbesat e nipat e
moshës prej 1-3 vjeç kur prindërit punojnë, kemi vendosur t’ua ndajmë nga 100 euro shtesë në
muaj mbi pensionet e tyre që i marrin.
Kemi bërë mbështetje në efiçiencë të energjisë për t’i izoluar shtëpitë e qytetarëve anë e mbanë
Kosovës, përfshirë këtu Skenderajn, ku i kemi përkrahur 55 familje me mesatarisht 3700 euro
secilën. Gjithashtu, i kemi izoluar 3 ndërtesa shumë-banesore sociale, ku banojnë 200 familje të
cilat tash dimrin e kanë më të ngrohtë dhe verën më të freskët. Kurse me gjysmë milion euro e
kemi rinovuar gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina.” Mandatin e
ri, do të investojmë edhe 150 milionë euro në efiçiencë të energjisë, duke mbështetur kështu
familjet që kanë nevojë për përkrahje për t’i izoluar shtëpitë e tyre, që të kursehet energjia dhe
për të siguruar kushte më të mira për nxënësit, pacientët, sportistët e zyrtarët, në ndërtesa publike
si shkolla, spitale e salla sportive.
Të dashur qytetarë, të nderuar pjesëmarrës, mandatin e ri do t’i ndërtojmë 5 rezervuarë të ujit.
Një prej tyre do të jetë Diga e Kuqicës. Ka 50 vjet që përmendet kjo Digë e Kuqicës. Me 500
mijë zemra që do të bëhen bashkë më 9 shkurt, Diga e Kuqicës do të bëhet, sepse i duhet
Skenderajt dhe Drenasit, sepse ne e duam atë, sepse ju e doni atë, edhe për Skenderajin, edhe për
Drenasin.
Në shëndetësi, do të decentralizojmë në tërësi shërbimet shëndetësore. Do të investojmë në çdo
spital rajonal, në pajisje dhe shërbime të reja dhe në infrastrukturë. Do të ndërtojmë spitalin e ri
në Mitrovicë dhe një poliklinikë të re specialistike në Drenas, dhe nga këto dy projekte do të
përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e Skenderajt.
Në arsim po investojmë në dy çerdhe që janë në proces të ndërtimit. Një në Runik për 60 fëmijë,

që do të jetë e gatshme vitin tjetër, dhe një në Skenderaj për 120 fëmijë, për të cilën do të
nënshkruhet kontrata këtë muaj.
Të dashur qytetarë të Skenderajt, të dashur drenicakë, e kemi lartësuar dhe memorializuar daljen
e parë publike të UÇK-së me memorialin në Llaushë. Fëmijët tanë, gjeneratat që do të vijnë, do
të shkojnë e duhet të shkojnë sa më shpesh aty për të mësuar për guximin dhe qëndresën e
popullit tonë, për dashurinë e pashterrshme dhe të pakushtëzuar për liri, për sakrificën për atdhe.
Do të lartësojmë heroizmin e papërsëritshëm, unik, të familjes Jashari, me kompleksin memorial
Adem Jashari në Prekaz. Me gjithë përfitimet që i gëzuan në emër të luftës dhe UÇK-së, opozita
e tashme nuk arriti ta çojë përpara projektin më të rëndësishëm kombëtar për familjen Jashari.
Qeveria jonë, 25 vjet pas epopesë së UÇK-së, miratoi projektin për kompleksin memorial Adem
Jashari në Prekaz. Kemi angazhuar kompani dhe ekspertë me renome botërore nga Gjermania,
Britania dhe Italia për masterplanin, që përfshin një hapësirë prej 450 hektarësh. Gjatë mandatit
tonë të ri, do të sigurohemi që të nisë konservimi i kullave të rezistencës, paralelisht me
investimet e tjera për muzealizimin e tërë kompleksit memorial.
Të dashur anëtarë, të dashur aktivistë, të dashur qytetarë, ne e nderojmë UÇK-në duke ia shtuar
shtetit sovranitetin cep më cep. Edhe në Mitrovicë, edhe në veri të Kosovës, në Leposaviq,
Zveçan, e Zubin Potok, ajo është pjesë e patjetërsueshme e Republikës sonë dhe nuk është
dhuratë e Rankoviqit, siç e quanin disa dikur.
E lartësojmë luftën dhe sakrificën e secilit ushtar e dëshmor, veteran e invalid, duke e forcuar
ushtrinë dhe duke e vënë në krye të saj komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtnant Bashkim
Jasharin. Nuk mund të ketë emër më të mirë për komandant të ushtrisë sesa Bashkim Jashari.
Edhe Bashkim, edhe Jashar!
Ne e përmbushim amanetin e të rënëve duke zhvilluar shtetin, duke rritur mirëqenien dhe duke
shporrur mbetjet e fundit, duke i këputur rrënjët e mbrama të Serbisë në Kosovë. Në këto 4 vite,
rreth 320 milionë euro i kemi investuar në armatim dhe municion për ushtrinë tonë. Çizmet në
tokë i kemi dyfishuar, sytë në ajër i kemi shtuar me dronët luftarakë Bajraktar. Për tanket e
armiqve po blejmë sistemin amerikan antitank Javelin. Përpos shqiponjave autoktone, në qiellin
e Republikës do të fluturojnë edhe skifterët e zi amerikanë, helikopterët Black Hawk. Këta
helikopterë do të jenë me pilotët e FSK-së dhe flamurin e Republikës sonë, që neve na e shton
sigurinë, e armikut ia shton frikën.
Ushtari ynë nuk do t’ia shohë kurrë fundin sandukut të plumbave, sepse në mandatin tjetër do të
investojmë 1 miliard euro për ushtrinë tonë. Do të ndërtojmë fabrikën e municioneve dhe dronët
tanë luftarakë “Made in Kosova.”
Të dashur qytetarë, nuk ka të krahut të luftës e të krahut të paqes, por të krahut materialist të
luftës dhe të krahut idealist të luftës. Ata të krahut materialist të luftës kanë rënë në opozitë dhe
janë ndarë e përçarë. Ata të krahut idealist të luftës janë në lëvizje, si gjithmonë, në lëvizjen tonë
e tuajën, ku janë bashkuar, sepse idealja bashkon, materialja ndan, sepse Vetëvendosja bashkon,

sepse këtu njerëzit vendosin vetë, dhe do të vendosin vetë edhe më 9 shkurt për numrin 1-1-8,
500 mijë vota anë e mbanë Republikës sonë, cep më cep të shtetit të pavarur të Kosovës.
Bizneseve vendore, para qeverisjes sonë, iu kërkohej edhe ryshfet, edhe haraç, aq shumë e aq
shpesh. Njëherë para se të fillonin punën – ryshfeti, dhe pas fitimit nga biznesi e nga ai fitim –
haraçi. Bizneset në Kosovë punonin për politikën, prandaj politikanët ishin bërë biznesmenë të
suksesshëm. Kjo mori fund me qeverinë tone!
Me qeverinë tonë, numri i bizneseve të reja është rritur gati me 20%, dhe nuk mund të gjeni asnjë
biznes të vetëm që thotë se Qeveria Kurti i ka kërkuar ndonjëherë, dikujt, haraç ose ryshfet.
Kurrë, asnjëherë, askush!
Opozita dëshiron të kthehet, për të vazhduar aty ku kanë mbetur, prandaj edhe ata do të mbesin
në opozitë. Ne e përparojmë vendin dhe e drejtojmë shtetin, dhe shteti nuk është dirigjues politik,
por rregullator i drejtë, me biznese që rriten, që shtojnë punësimin dhe që kanë konkurrencë të
lirë – pa haraç, pa ryshfet.
Të dashur qytetarë të Skenderajt, shumëkush ka menduar se institucione ilegale e struktura
paralele ka vetëm në veri të lumit Ibër. Tashmë nuk ka as në veri, as në jug. Në Kosovën e
pavarur kanë operuar 28 komuna paralele dhe 5 qarqe të tyre. A e dini që në Kosovë, 16 vjet pas
pavarësisë, ka pasur komunë paralele në Skenderaj? Ne atë e kemi mbyllur në tetor të vitit të
kaluar, sepse me Qeverinë tonë përfundon epoka e komunave dhe institucioneve ilegale të
Serbisë në Republikën e Kosovës. Me qeverisjen tonë është rritur roli i shtetit brenda vendit dhe
respekti për të jashtë vendit, në botë.
Të dashur qytetarë të Skenderajt, është e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të votojnë, aq më
shumë fitojmë ne. Prandaj, punoni që dalja të jetë masive e fitorja të jetë historike më 9 shkurt.
E tash, kundërshtarët tanë këtë s’po e kuptojnë, sepse ata nuk mendojnë me emancipim, por me
frikë. Ata janë të frikësuarit që dëshirojnë të frikësojnë edhe të tjerët. Ne kemi synimin e
emancipimit, ata e kanë frikën e pushtetit. Ne jemi për shtetin e emancipuar, e ata për pushtetin e
frikës. E kush është për pushtetin e frikës, nuk e ndan më nëse e do pushtetin për të futur frikë
apo ka frikë nga shteti i vet. Le t’i lëmë në pasigurinë e tyre të mbrapshtë, kudo që ndodhen, e të
vazhdojmë në rrugën tonë të drejtë, të sigurt, me fitoren e 500 mijë zemrave, cep më cep, më 9
shkurt.
Edhe njëherë, sa më shumë qytetarë që votojnë, aq më shumë ne fitojmë. Andaj, ne i thërrasim të
gjithë qytetarët të dalin në votim. Ne ftojmë të rinjtë dhe gratë, burrat e pleqtë të vendit tone, të
vijnë masivisht në qendrat e votimit. Ne ftojmë punëtorët e bujqit të dalin në votim, cep më cep.
Ne ftojmë mërgatën tonë gjithandej botës të votojnë masivisht për atdheun e vet. Ne nuk kemi as
grupe interesi, as bastione, sepse ne duam atdhe dhe shtet, liri dhe barazi, demokraci dhe fitore.
Ata që luajnë rolin e opozitës i kanë frikë zgjedhjet masive. Ata duan pak popull dhe shumë
bastione, ne duam shumë popull pa bastione. Andaj, fitorja do të jetë e jona, e numrit 1-1-8, e
koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa.

Të dashur qytetarë, ne nuk e mbajtëm tubimin brenda në Shtëpinë e Kulturës, sepse, siç e kemi
paralajmëruar këtë tubim, ata e paralajmëruan renovimin. Po të dija që fillojnë renovimin, ua
kisha paralajmëruar tubimin para 1 muaji. Por ju e dini shumë mirë që këta nuk janë të
renovimit. Prej 12 muajve sa i ka viti, mos të ishte Qeveria e Republikës së Kosovës, Komuna e
Skenderajt nuk do të kishte buxhet më shumë se për 1 muaj. Edhe renovimin e bëjmë ne. Këta
veç bëjnë paralajmërime, zhurmë e tym. Por punën, mbrojtjen, zhvillimin, përparimin, progresin,
republikën cep më cep, Skenderajin e çdo komunë, shtetin e pavarur, e bën Lëvizja
VETËVENDOSJE!
Ne këtu e kemi pasur ndërmend të qëndrojmë më shkurt, por kjo mikpritje kaq e përzemërt edhe
me petarda nuk kishte si të mos na detyronte që ta zgjasim tubimin. Pra, nga një tubim gjysmë
ore, po rrijmë 1 orë e gjysmë. Faleminderit shumë!
E atyre që iu kanë tepruar petardat nga Viti i Ri, e nëse ju kanë ngelur edhe ndonjë pa përdorur
sonte, atëherë iu tregoj: me datën 9 shkurt le ta festojmë bashkë fitoren e Lëvizjes
VETËVENDOSJE! E numrit 1-1-8, këtu në Skenderaj e anë e mbanë Kosovës!
Qeveria jonë, kur i ndihmon qytetarët, nuk i pyet për librezat e partisë. Shtesat e fëmijëve janë
bërë për krejt fëmijët anë e mbanë Kosovës. Mbështetja financiare për nënat lehona po ashtu
është për të gjitha nënat, anë e mbanë. Dhe, për dallim prej atyre që shkuan e s’u kthyen më, këta
tenderat – ju e dini – i kanë ndarë veç me vëllezër e fëmijët e tyre, kurse te ne gjithçka bëhet në
mënyrë të rregullt, ligjore, kushtetuese, me llogaridhënie të zyrtarëve e me transparencë të plotë
të proceseve.
Ne i kemi blerë ambasada shtetit, kemi blerë Javelinë e dronë Bayraktar për ushtrinë. Kurse para
nesh ata, për dallim, blinin për vete nga 50 euro ari, pronë e shtetit, e ia shisnin më pas nga 5
mijë. Pra, këta e kanë përdorur shtetin për të pasuruar veten, e ne e përdorim veten tonë për ta
pasuruar vetëm shtetin!
E kështu, pra, të dashur qytetarë, kanë qenë këto 4 vite, e kështu do të jetë edhe për 4 vite të tjera
me Qeverinë tonë, sepse më 9 shkurt fiton VETËVENDOSJA!, fiton numri 1-1-8, fiton
Republika e Kosovës, fiton Skenderaj, fiton zhvillimi e mirëqenia. Për këtë, mos u ndalni as
ditën as natën, në çdo lagje të qytetit e çdo rrugë të fshatit, shtëpi më shtëpi, te familja e farefisi,
te miqtë e dashamirët, te kolegët që i keni. Dhe të dielën, më 9 shkurt, siç e kemi organizuar këtë
tubim, le të organizojmë tubime anë e mbanë Kosovës, për ta festuar fitoren e përbashkët pas
votimit masiv për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Partinë Guxo! Dhe Alternativa!
Faleminderit shumë për këtë mikpritje, ju dua fort! Mirupafshim e natën e mirë!
Rroftë Familja Jashari! Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës! Rroftë Skenderaj! Rroftë Lëvizja
VETËVENDOSJE! Rroftë Republika e Kosovës! Rroftë kombi shqiptar!
Zoti ju ruajtë, ju gëzoftë e ju bekoftë!

Kontribo

04 02 2025

Peja në rrugën e progresit – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Pejës

Fjala e Kryeministrit Albin Kurti – Pejë (13 janar 2025)


E dashura Pejë,
Kjo mikëpritje kaq e zjarrtë ma mbush zemrën me gëzim e mendjen me përgjegjësi. Faleminderit
shumë. Faleminderit për sonte, faleminderit per secilën ditë të secilës javë, të çdo muaji, përgjatë
këtyre shumë viteve që na keni mbështetë pa rezervë, pa kursim, pa pushim, në të gjitha stuhitë e
krizat qe i kemi kaluar si Qeveri e Republikës dhe si Lëvizje VETËVENDOSJE!.
Peja jonë e Peja juaj është qytet i bukur, me njerëz që i njohin bukuritë. Është qytet i bjeshkëve
dhe i lumit, është qytet i xeheve e i artit, është qytet ku prehen eshtrat e Haxhi Zekës e Ali Pashë
Gusisë, është qytet i zemrës, i besës dhe i shqiponjave.
Të dashur qytetarë të Pejës,
Fitoren e VETËVENDOSJES! nuk ka fuqi që mund ta ndalë. Fitoren e VETËVENDOSJE!-s, e
të koalicionit tonë me GUXO e Alternativën nuk mund ta ndalim as na vetë, sepse populli ka
vendos e po vendos vetë.
Ne tash, ne tash, si asnjëherë më parë jemi rritur shumë, e kur rritesh shumë rriten mundësitë për
t’u rritur. Por neve tash, na duhet që të rritemi edhe më shumë, na duhet ta rrisim fitoren tonë në
lartësinë e gjysmë milioni zemrave të qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Katër vjet kemi qeverisur mirë, bashkë, drejtë. Katër vjet kemi vetëvendosë rekorde. Ne
vendosim rekorde dhe ne i thyejm ato. Kush e mendon politikën Krejt dhe Drejt, kush e sheh
atdheun Cep më Cep, nuk ja ka frikën as rekordit të vet e as imagjinates së vet. Ne i vendosim
vetë rekordet dhe vetë i thyejm ato.
Ende pa u bërë katër vjet mirëqeverisje, 30% është më i madh Bruto Produkti Vendor në vitin
2024 sesa në vitin 2021 kur e morëm qeverisjen. 40% janë më të larta të hyrat tatimore në vitin
që e lëmë pas 2024, sesa në vitin kur e morëm qeverisjen 2021. Dhe, 50% është më i madh
buxheti i shtetit sivjet sesa buxheti i shtetit në vitin 2021. Ne vendosim rekorde në fusha të jetës
e të punës, opozita vendosë rekorde në analista të studiove televizive. Ne veprimtarë ata analista.
Ne në frymë e në fakte ata në rrena e në shpifje.
E të dashur qytetarë,
Një nga rekordet më domethënëse, ne e ngritëm numrin e të punësuarve tonë në numrin rekord të
votuesve të 14 shkurtit 2021. Andaj, le ta thyejm edhe këtë rekord me 9 shkurt sivjet në vota dhe
ta thyejm rekordin në punësim. Rekord edhe në punësimin e grave. I ftojmë gratë ta rrisin
pjesëmarrjen në votim, me mijëra, siç po dalin me mijëra më shumë punë, Cëp më Cep
gjithandej, gjithnjë e më shumë.

Me mbi 500 mijë zemra që thurrin fitoren e vargut të numrit 118, le ta thyejm rekordin edhe në
punësim me mbi gjysmë milioni qytetarë të Republikës që punojnë për familje, për atdheun e
tyre, për mirëqenien e gjithësecilit.

E të dashur pejanë,
Nuk kemi thy rekorde vetëm ne, rekorde kanë thyer edhe opozita në borxhe në bizneseve ndaj
bizneseve të Kosovës dhe me deficit buxhetor që na i lanë trashëgimi. Në vitin 2021, prej
Qeverisë që shkoi, e që s’ka qysh kthehet më, prej Qeverisë që shkoi, i kemi trashëguar 141
milionë euro borxhe ndaj operatorëve ekonomik të Kosovës dhe 512 milionë euro deficit
buxhetor. Por asaj ish-qeverie, ne i kërkojmë falje që ja dëmtuam situatën që na i la dhe që e
ulëm borxhin. Nga 512 milionë euro deficit buxhetor në vitin 2021, tash janë vetëm 25 milionë
euro deficit buxhetor dhe nga 141 milionë euro borxhe bizneseve tona janë vetëm 33 milionë
euro broxhe ndaj tyre.
Të nderuar të pranishëm,
Gjendja në Kosovë është e mirë, është shumë më e mire, sepsë ajo është përmirësuar shumë. E
keqja nuk është gjendje, e keqja është strukturë, është strukturë e dobësuar dhe gjithnjë më e
dobët. Me 9 shkurt sivjet, me 500 mijë zemra, kësaj të keqe si strukturë ja japim goditjen
vdekjepruerëse dhe mdandej e mira nuk ka skaj, qoshe më qoshe, rreth më rreth, cep më cep.
E keqja si strukturë përbëhet prej oligarkëve. Oligarkët e duan shtetin jo si Republikë
demokratike, por si anije tregtare. Ai që ka mall më së shumti, ja përcakton kursin anijes.
Mirëpo, Kosova me qeverisjen tonë të mirë u bë shtet i taksapaguesve të rregullt dhe jo më i
pronarëve të mëdhenj. Ky ishte qëllimi i Qeverisë sonë. Ky është edhe qëllimi i realizuar i
bashkëqeverisjes sonë, nga trashëgimia e mbrashtë e merkantelistëve e feudalëve, tek ardhmëria
e ndritshme, zhvillimore e progresiste, evropiane e demokratike.
Faleminderit shumë për përkrahjen që ja keni dhënë Qeverisë në këtë mision të saj fisnik, në këtë
qëllim të saj madhor, në këtë princip të saj kombëtar.
E tash, e tash të dashur pejan, po vjen dita kur kemi nevojë për një brez të ri të biznesmenëve
prodhues, përtej këtyre që u pasuruan prej tranzicionit. Jo më aso biznesmenësh që milionin e
parë e kanë nga koha e Serbisë apo nga koha e Klanit Pronto. Republika e Kosovës, kombi
shqiptar, ka nevojë për biznesmen patriotë që thonë Peja – Republika e Kosovës, Gjakova –
Republika e Kosovë, e jo kurrë e asnjëherë Pec – Serbia a Djakovica – Serbia.
Të dashur qytetar,
Më mirë e më ndershëm, shumë më mirë e shumë më ndershëm, pa kufi më mirë e pa kufi ma
ndershëm është të rregullosh, është të ndreqësh rrota të biçikletave si Ibrahim Devolli, e jo si

djemtë e tij, që e regjistrojnë biznesin e tyre si të Serbisë në Maqedoni të Veriut, në emër të
tjetërkujt, për me ardhë si të huaj në Pejë e në Kosovë.
Prej kompanisë “Devolli” të dashur qytetarë, kërkoj publikisht t’ia kthejnë Telekomit të Kosovës
62.6 milionë euro që ja kanë marrë në arbitrazhe të kurdisura. Asisoj, Blerim edhe Shkelqim
Devolli, djemtë e fisnikut Ibrahim Devolli, do ta dëshmonin se po e ndihmojnë dhe po e duan
Republikën e Kosovës.
Ne nuk kemi asgjë kundër pasurimit dhe të pasurve, ne i duam qytetarët e Republikës, popullin
tonë, sa më të pasur. Mirëpo, ne konsiderojmë që të pasurit kanë përgjegjësi ta pasurojnë shtetin
ku janë pasuruar vetë. Ne besojmë, që të pasurit duhet ta pasurojnë shtetin e jo ta rjepin atë. E
shteti duhet t’i ndihmojë e t’i pasuroj të varfrit të cilët janë shumica e taksapaguesve të vendit
tonë prej nga mbushet buxheti i Republikës tonë të dashur.
Të dashur qytetarë të Pejës,
Unë nuk besoj që në rruzullin tokësor të ketë një lagje që ka nxjerr më shumë kampionë olimpik
se kjo lagjja e Asllan Çeshmja e Pejës. Jo vetëm kampionë olimpik, por edhe trajnerin më të mirë
në botë në sportin e xhudos. Andaj ne jemi zotuar dhe do të ndërtojmë Kompleksin e Qendrës
Nacionale të Xhudos në Pejë. Për këtë tashmë kemi ndarë 6 milionë euro. Ky kompleks do të jetë
një nga objektet sportive ku do të zhvillohen garat e Lojërave Mesdhetare 2030 – ngjarja më e
madhe sportive në histori të vendit. Salla e Sporteve “Karagaçi”, kjo sallë ku jemi sonte këtu kaq
masivisht, gjithashtu do të rinovohet thellësisht e tërësisht – për sportistët e Pejës dhe kjo për të
mirëpritur Lojërat Mesdhetare 2030.
Për Stadiumin “Shahin Haxhiislami” ku i ka zhvilluar historikisht ndjeshjet Klubi i Qytetit
BESA, i kemi ndarë 19 milionë euro. Stadiumi është në gjendje të mjerueshme, kush vjen këtu
në sallën e sporteve në Karagaç nuk mund ta sheh stadiumin as ditën se lëre më natën meqenëse
e kanë lënë si gërmadhë të shëmtuar. Por Qeveria jonë do ta shndërrojë në një stadium modern
me rreth 8 mijë ulëse. Ky investim në stadiumin e qytetit tuaj është pjesë e planit tonë 5-vjeçar
për infrastrukturën e futbollit: mbi 200 milionë euro për 20 stadiume, në 18 komuna Cep më Cep
Republikës së Kosovës. Peja e ka bërë Kosovën, shtet të xhudos. Me sukseset e saja në sport e
investimet tona ne do ta bëjmë qytetin tuaj, Kryeqytet të Sportit.
E di që të gjithë ju, sikurse të gjithë ne jemi të preukupuar me rrugën Pejë – Prishtinë, Prishtinë
Pejë, që e lidh Dukagjinin me Kryeqytetin. Projekti i atyre që shkuan me të madhe e devijonte
trasenë aktuale dhe kushtonte 240 milionë euro. Por ju e dini që ata kanë qenë shumë dorëshlirë
me para të shtetit edhe kriter për rruga e autostrada i kanë pasur arat e veta e pronat e miqve.
Me neve buxheti i shtetit ruhet e arat punohen. Andaj, edhe vendosëm që në vend të projektit të
ri e të kushtueshëm, të vazhdojmë me projektin që parasheh zgjerimin e rrugës aktuale. Me këtë
vendim tonin i kemi kursyer 150 milionë euro para të shtetit e buxhetit. Në vend se të kushtojë
240 milionë euro, prej të cilave 200 milionë ishin kredi e 40 milionë euro shpronësime, kjo rrugë
neve po na kushton vetëm 90 milionë, me gjithë shpronësimet.

Në segmentin Kijevë-Dollc puna po ecën shumë mirë dhe shumë shpejt. Eskavatorët po punojnë
pandalur. Ju që e kaloni këtë rrugë çdo ditë e dini shumë mirë. Kurse në segmentin Dollc-Zahaq,
puna fillon sivjet. Me Qeverinë tonë së pari bëhet analizë e mirëfilltë e planifikim i kujdesshëm,
e pastaj puna e madhe, e shpejtë, e mirë e që besa edhe më e lirë. Me neve ka edhe lirë edhe
mirë.
Poashtu, kemi edhe marrëveshje me Malin e Zi. Kemi zhvilluar edhe takime për rrugën e
rëndësishme për kombin shqiptar, për Kosovën, për Malin e Zi, që e lidh Pejën me Rozhajën.
Jemi optimistë dhe do të ecim sa më shpejtë përpara, për këtë aks kaq të rëndësishëm për
ekonominë, tregtinë dhe kulturën.
Projekti “Turizmi i Aventurës” është një tjetër gur i çmuar në kurorën e investimeve tona. Peja
është një thesar natyror, dhe përmes zhvillimit të infrastrukturës turistike, synojmë ta bëjmë këtë
qytet një destinacion të njohur ndërkombëtar për turizmin e aventurës, duke tërhequr më shumë
vizitorë dhe duke fuqizuar ekonominë lokale.
Gjatë këtyre katër vjetëve të mandatit tonë Peja i ka të regjistruar afër 400 mijë vizitorë. E në
mandatin tjetër, Peja do t’i ketë më shumë se 500 mijë vizitorë, sikurse Qeveria jonë që do t’i
ketë 500 mijë zemra nga secili skaj i Kosovës, për Republikë cep më cep.
Të dashur qytetarë të Pejës,
Solidariteti është politikë etike dhe është etikë në politik. Ne jemi dëshmuar solidar, si brenda
ashtu edhe jashtë vendit. Kemi pasur Pakon më të madhe për përballje me Inflacion dhe krizë
energjetike në të gjithë rajonin e Ballkanit, si përqindje e Bruto Produktit Vendor sipas raportit të
Bankës Botërore.
Kemi shpërblyer ata që kanë kursyer energji, kemi mbështetur nënat lehona, pensionistët,
fëmijët, studentët, pa dallim e gjithandej.
Ndërkaq nga pranimi i refugjatëve prej Afganistanit, e deri tek strehimi i gazetarëve nga Ukraina,
kemi dëshmuar humanitetin tonë, si shtet e si popull dhe besnikrinë tonë ndaj aleatëve e
partnerëve tonë ndërkombëtar.
Po, gjithandej në Kosovë e posaqërisht në veri të Kosovës, shtetit i kemi shtu sovranitet, territorit
i kemi shtu integritet, popullsisë i kemi shtu siguri, vendit atje i kemi shtu paqe. Kemi vendosë
ligjshmëri, kushtetutshmëri, jemi përballë me struktura paralele e me banda kriminale. Ata kanë
provuar të na destabilizojnë e të na cenojnë po sa herë që kanë provuar ata, ata kanë dështuar e

ne kemi fituar. Ne këtë nuk e kemi bërë kundër serbëve, po e kemi bërë kundër Serbisë sepse ajo
është kundër Kosovës dhe kombit tonë.
Gjatë mandatit tonë, në polici të Kosovës i kemi shtuar 2,452 zyrtarë gjithsej, prej të cilëve mbi
6% i takojnë pakicave të Kosovës, përveç asaj serbe. E pakicës serbe i takojnë 8% e kadetëve të
ri në policinë e Kosovës. Në këtë mënyrë ne kemi treguar që jemi kundër bashkëngjitjes së
strukturave paralele kriminale, e për integrimin e vërtetë të serbëve që e respektojnë ligjin dhe
gjithashtu e pranojnë Republikën e Kosovës.
Në veri të Kosovës veç vitin e kaluar janë hapur mbi 300 biznese dhe me qindra serb i kemi
punësuar dhe ata janë falenderues ndaj Qeverisë, shtetit dhe policisë së Kosovës. Andaj, nuk ka
se si të mos çuditemi kur dëgjojmë nga udhëheqja e LDK-së, se policia e Kosovës, Kryeministri i
Republikës, institucionet e shtetit tonë, na qenkan si Serbia e Millosheviqit. Por, këtu siç e dini
edhe ju vetë, LDKyhi dhe PDKyhi janë bashkë në koalicion. Ata mund të jenë nostalgjik për të
kaluarën kur kanë keqqeverisë bashkë por nuk mund të jenë më ëndrrimtar që kjo përsëritet në të
ardhmen, sepse e ardhmja është e numrit 118, e koalicionit VETËVENDOSJE!, Guxo,
Alternativa, e ardhmja është e Pejës, e ardhmja është e Kosovës, e ardhmja është e Republikës, e
gjithë qytetarëve Cep më Cep. 
Prandaj, kur na rastis të ndëgjojmë ndonjë udhëheqës të LDKyhit që thotë që po i pëlqen populli
apo që populli ka simpati për ta, kjo mua mi ngjan asaj mizës që thoshte “kudo që po shkoj po
më presin me duartrokitje”. Pra, kur ata thonë që populli po i pëlqen ata është si ajo miza që
lavdohej që njerëzit po e presin me duartrokitje. E ju e dini shumë mirë se me ato duar që
duartrokasin çfarë janë duke provuar ti bëjnë asaj mize.
Të dashur qytetarë të Pejës,
Ne brezi ynë ndodhemi midis dëshmorëve në varre dhe fëmijëve në djep. Shtetin e kemi më së
shumti prej dëshmorëve, ata e kanë bërë pjesën më të madhe e kryesore të punës, e neve që na ka
mbetur një pjesë më e vogël e punës, por jo më pak e rëndësishme, shtetin duhet ta kemi më së
pari për të rinjtë, për fëmijët. Pra, për një shtet që i mirëmban idealet dhe amanetin e dëshmorëve
dhe i realizon dëshirat e rinisë e ëndrrat e fëmijëve, më 9 shkurt dilni masivisht në zgjedhje.
Zgjedhni VETËVENDOSJEN!, koalicionin me Guxo e Alternativën, numrin 118 dhe vazhdoni
progresin tonë të përbashkët në ekonomi, në politikë, në shtet, në kulturë, në shëndetësi, në
arsim, e çdo fushë të jetës e punës sonë shoqërore.
Me tradita, kulturë dhe histori të pasur, Peja ka qenë gjithmonë qendër e rezistencës dhe burim i
krenarisë kombëtare. Ta vazhdojmë këtë trashëgimi, për ta ndërtuar bashkë të ardhmen që qyteti
juaj e meriton e Republika jonë e meriton.
Poeti juaj, poeti jonë, Azem Shkreli me vargje te urta na kujton, po e citoj: “Me folë pa hile me
mikun” e “Me ndezë kandila të fikun”. E që gjithmonë me “mat me dorë në zemër”. Andaj, me
dorë në zemër, në 500 mijë zemra të përbashkohemi te numri i fitores 118!  

Prandaj, unë ju pyes ju qytetarë të Pejës a do të votoni me 9 shkurt? A do ta votoni Lëvizjen
VETËVENDOSJE!? A do ta votoni partinë Guxo? A do ta votoni partinë Alternativa? A do ta
votoni numrin 118? A e doni Pejën? A e doni Kosovën? A e doni Republikën? A e doni
shqiptarinë? Urime fitorja!

Kontribo

04 02 2025

Juniku me 1000 zemra për Vetëvendosjen më 9 shkurt – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Junikut

Juniku është unik, por po ashtu është edhe ky subjekti ynë i përbashkët, Lëvizja
VETËVENDOSJE, Partia Guxo, Partia Alternativa, me numër 118, që i duhen dhe do t’i ketë
500 mijë zemra më 9 shkurt.
Mirë se ju gjej të nderuar pjesëmarrës, të dashur banorë të Junikut, këtu në Junikun e 12 fiseve,
në zemër të Bjeshkëve të Nemuna e të majës më të lartë të Kosovës, këtu, në krenarinë e
Shqiptarisë. Mirë se ju gjej edhe në Junikun e Erenikut dhe Moronicës, të Kuvendit të Junikut,
ku në maj të vitit 1912, me nismën e Hasan Prishtinës, u mblodhën 250 delegatë nga vilajeti i
Kosovës dhe sanxhakët e Dibrës, Shkodrës e Elbasanit, e në mesin e tyre edhe Halil Mehmeti
nga Juniku, për të vënë themelet e pavarësisë së Shqipërisë.
Juniku i ka të gjitha. Kur e ka natyrën e Perëndisë, bujarinë e shqiptarit, historinë e kombit, nuk
ka se si të mos i ketë edhe trimat e vendit si Edmond Hoxha, Fadil Maloku, Avdyl Jasiqi, Arif
Gjoci, Shkëlzen Gacaferi dhe Bashkim, Besnik e Bujar Jasiqi, që dashurinë më të madhe në jetë
e patën atdheun tonë të përbashkët. Këtu në Junik, në betejën e Junikut të luftës për çlirim, më 20
gusht 1998, ra heroikisht edhe Bekim Berisha Abeja, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, e
dëshmorët tanë, Bedri Shala, Elton Zherka, Përmet Vula e Shaban Mazrekaj. Lavdi të gjithë
heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit shqiptar!
E Juniku nuk është vetëm komunë e rëndësishme për historinë tonë kombëtare, por edhe për
ekonominë, e sidomos bujqësinë tonë. Gjatë qeverisjes më pak se katërvjeçare, mbi gjysmë
milioni euro kemi mbështetur me subvencione dhe grante rreth 350 bujq e fermerë. Edhe sistemi
i ujitjes është përmirësuar me përkrahjen e qeverisë sonë. Në sistemin e ri të ujitjes, njëqind
hektarë tokë tash kanë qasje në ujitje. E natyrisht, që përqendrimi ynë është të ndihmojmë aty ku
janë nevojat më të mëdha dhe aty ku lind jeta. Rreth 100 nëna lehona dhe më shumë se 720
fëmijë kanë përfituar shtesa gjatë këtyre viteve, duke filluar nga fillimi, nga viti i parë i mandatit
tonë. Janë bërë mbi 10 milionë euro investime në Junik nga qeveria jonë qendrore, nga rrugët e
ndriçimi publik, te shkolla “Edmond Hoxha”, dhe çerdhja për 40 fëmijë, e cila është përuruar më
pak se para dy javëve. Ne e duam Junikun me zemër dhe këtë e dëshmojmë me mbështetje
buxhetore, me përkrahje financiare e me investime kapitale.
Pa dyshim, që projekti më strategjik dhe më i rëndësishëm për Junikun është rruga Junik-
Gjeravicë. Për këtë rrugë, deri më tani kemi ndarë 4,5 milionë euro dhe do të vazhdojmë ta
mbështesim, sepse jemi të interesuar që të përfundojë sa më parë, ashtu që si banorët, edhe
turistët, të shijojnë bukurinë e bekuar të Bjeshkëve të Nemuna, të Bjeshkëve të Rugovës.
Ndërtimi i rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj, në vlerë rreth 550 mijë euro, po ashtu ka përfunduar.
Ndërkaq, punët po vazhdojnë për zgjerimin e rrugës Junik-Rastavic dhe për ndërtimin e rrugës
unazore, që bashkë bëjnë një investim prej mbi 2,3 milionë euro. Në Junik, e kemi ndërtuar edhe
stacionin e ri të autobusëve, ku ka kontribuar edhe komuna juaj. Për mandatin e ri, jemi zotuar se
do ta bëjmë programin “Anë e mbanë”. Me këtë program, me 10 euro në muaj, secili qytetar do
të ketë mundësi të udhëtojë anë e mbanë Kosovës me transport publik, urban e ndërurban. Do

t’ia nisim me trafikun urban brenda qyteteve, për të vazhduar edhe me trafikun ndërurban
ndërmjet qyteteve.
Natyrisht që përveç se e kemi rritur buxhetin për 30% për arsimin, krahasuar me vitin e parë të
qeverisjes sonë, kur kishim një buxhet të trashëguar nga pararendësit, e kemi rritur edhe 50%
buxhetin për shëndetësinë, veçse më së shumti e kemi rritur për mbrojtjen edhe sigurinë. 66%
buxheti më i madh për Policinë e Kosovës dhe trefishim i buxhetit për Ushtrinë e Kosovës,
Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ne e dimë nga tradita jonë dhe nga historia jonë, se atëherë kur e ke një kojshi të keq, ka veçse
një zgjidhje; e ajo është pushka e mirë. Republika e Kosovës, Kombi Shqiptar, fatkeqësisht,
meqë s’e ndryshojmë dot as gjeografinë, as historinë, e ka një kojshi të keq. Atje, në veri, e kemi
një kojshi të keq, prandaj duhet ta kemi pushkën e mirë dhe pushkën plot, nuk mjafton veç
pushka e mirë. Se kur e ke pushkën e mirë e pushkën plot, kundrejt një kojshie të keq, është mirë
edhe për kojshin. Se kur e di që e kemi pushkën e mirë e pushkën plot, mendon dy-tre herë a me
na e msy, e kur të mendon nja dy-tre herë, e ma na e msy, nuk na e msyn hiç, edhe pështon edhe
vetë.
Andaj, ne kemi dyfishuar numrin e ushtarëve, kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit për
oficerët, nënoficerët dhe ushtarët tanë në vendet e NATO-s dhe kemi qindfishuar investimet për
armatim, ku përveç armatimit për këmbësori, natyrisht përfshihen edhe dronët Bayraktar TB2
luftarak nga Turqia, sistemi antitank Javelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, po ashtu,
tash së fundmi edhe helikopterët Skifteri i Zi apo Black Hawk, po ashtu nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës. E në katër vitet në vijim, nga bashkëqeverisja jonë në programe qeveritare, në
buxhete vjetore do t’i kemi gjithsej mbi 1 miliard euro për ushtrinë, armatim, fabrikë të
municioneve dhe dronë “Made in Kosova.”
Të dashur qytetarë të Junikut, çka është detyrë, nuk është e pamundshme në institucion, në dije,
në ekonomi e në kulturë, te individi e në shoqërinë mbarë, së brendshmi e së jashtmi. Ne
kërkojmë dinjitet, veçse dinjitet, posaçërisht dinjitet. Dinjitet cep më cep. Cep më cep dinjitet.
Cep më cep dinjitet.
E me qenë se para katër viteve këtu kishim diku më shumë se 600 vota në zgjedhjet
parlamentare, tash deputetë të dashur e të ardhshëm të Kuvendit – jo të Junikut, po të Kuvendit të
Kosovës nga Juniku – Nezir Kraku e Luan Gacaferi, por edhe nga Kryetari i Qendrës tonë këtu,
Jetmir Tofaj, kërkoj që më datën 9 shkurt, një mijë zemra nga Juniku të jenë në kuadër të 500
mijë zemrave, cep më cep të Kosovës, që do ta shënojnë fitoren tonë të radhës. Fitore në rekord
historik e të paparë.
Të dashur qytetarë të Junikut, të gjithë ju e dini më mirë se unë, por e di edhe unë edhe gjithë
Kosova se janë tre Junika; është një Junik në Kosovë, është një Junik nëpër Kosovë edhe është
një Junik i tretë në diasporë. E këta tre Junika le të bëhen bashkë për 1000 vota më datën 9
shkurt, e shpresoj që këtë tubim është duke e ndjekur edhe legjenda jonë e boksit, Luan Krasniqi
nga Gjermania, të cilin e përshëndes përzemërsisht.

Bashkë me Donikën e me Mimozën, me këta 110 kandidatë ne do t’i vazhdojmë punët e mbara e
të mira dhe dje kemi prezantuar edhe zotimet tona të reja që do të përfshihen në programin e ri
qeveritar. Jemi të nderuar që mund t’ju shërbejmë një populli të shkëlqyeshëm si populli
shqiptar, një Republikeje të jashtëzakonshme si ajo e Kosovës dhe një Komune unike siç është
Juniku.
Faleminderit shumë e mirupafshim. Gjithë të mirat, shëndet, suksese, Zoti ju ruajt dhe ju gëzoftë!

Kontribo

04 02 2025

Gratë janë shtylla e barazisë dhe progresit në Kosovë – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin vajza dhe gra

Në të njëjtin vend bashkë, më shumë gra unë s’kam pa.

Të dashura motra, zonja, gra dhe vajza, të nderuara pjesëmarrëse dhe ju disa pjesëmarrës,
Gratë shqiptare përgjatë gjithë historisë tonë kanë luftuar kundër pushtuesve të jashtëm e iu kanë
rezistuar atyre njëjtë si shumë burra. Gratë kanë flakur tutje konceptet patriarkale mbi rolet e tyre
gjinore e janë angazhuar për ndërtimin e një shoqërie barazimtare, të lirë e të drejtë. Këtë e kanë
bërë bashkë me shumë burra, shpeshherë edhe më shumë se ata burra. Kanë kontribuuar për
çlirimin e vendit e janë bërë model për të gjithë ne.

Rrugën që ndjekim ne sot e kanë shtruar shumë para nesh Teuta e antikës, Mamica Kastrioti,
Nora e Tringa në Mesjetë, motrat Qiriazi në Rilindjen Kombëtare, Shotë Galica – luftëtare, Urani
Rumbo – aktiviste feministe, Elena Gjika – shkrimtare e publiciste, e shumë të tjera si Ganimete
Tërbeshi, Xhevë Lladrovci, Fatime Hetemi, Hyrë Emini, Elfete Humolli e Yllka Domi. Të gjitha,
e secila janë referenca jonë e përditshme. Këta emra e shumë emra të tjerë, ne pak i njohim, sa
ishin e sa bënë për kombin tonë mbarë e për shoqërinë tonë përherë.
Madje, Shote Galica kishte luftuar edhe tri vite pasi që burri i saj, Azem Bejta, ishte vrarë në
betejë. Edhe pse disa thonë se ajo u vra në luftë, në fakt ajo vdiq në Fushë-Krujë, e sëmurë dhe e
varfër, e harruar. Duke e kujtuar rastin e Shotës, heroinës tonë, ne kujdesemi që një gjë e tillë të
mos ndodhë e të mos përsëritet kurrë më.
Disa gra luftuan në beteja, por që të gjitha kontribuan për ta mbajtur unitetin e mirëqenien në
familje dhe në shoqëri. Në shumë raste, paraardhësit tanë, ashtu si shumë popuj të tjerë të
okupuar e të kolonizuar, ishin pranë zhdukjes për shkak të gjenocideve, shtypjes, diskriminimit,
shfrytëzimit. Por falë grave shqiptare, me mendje të kthjellët e me zemra të gjera, ne mbijetuam
dhe tani jetojmë.
Gratë në Kosovë kanë kaluar vështirësi e pengesa të mëdha, të cilat fare pak janë dokumentuar e
përshkruar. E megjithatë, ato nuk duhen parë si viktima, por si shembuj të heroizmit të
përditshëm. Ato janë frymëzuese për ne, e ne në politikë duhet të ndjekim shembullin e tyre për
shoqërinë dhe të marrim forcë për të tejkaluar sfidat, si në politikë ashtu edhe në shoqëri.
Gratë e bartin barrën e dyfishtë, të peshës në vend pune e të punëve pa mbarim në shtëpi. Por,
gratë e bëjnë edhe aktivizmin e dyfishtë: merren me politikat e përgjithshme, por gjithsesi edhe
me çështjet gjinore. Gratë nuk punojnë vetëm për gratë, por ato punojnë po ashtu edhe për gratë,
sidomos për gratë. Andaj, bashkë në Lëvizje e kudo, në institucione dhe në shoqëri, le t’i

aktivizojmë gratë e shkolluara dhe le t’i shkollojmë gratë aktive, se kjo është e domosdoshme për
të ardhmen edhe të ndritshme, edhe të sigurtë.

Të nderuara gra e vajza, motra e zonja, me ne sonte këtu janë edhe shumë bashkëpunëtore tona,
deputete, zv.ministre e anëtare të forumeve të grave nga rajoni, nga Lugina e Preshevës,
Maqedonia e Veriut dhe jo vetëm, të cilat kanë ardhur sonte për t’ju dhënë, për të na dhënë
bashkë mbështetje.
Ju faleminderit! Faleminderit, në vend se mirëmbrëma! Sepse jemi falënderues për kontributin
dhe rolin e vajzave në progresin tonë si Lëvizje, si shoqëri dhe si shtet.

E më lejoni që të veçoj një emër të posaçëm nga krejt ato gra që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.
Është Amina Nuraj nga Sanxhaku, nga Novi Pazari. Sa herë e kalon kufirin, e marrin në pyetje, e
maltretojnë, por kurrë nuk ndalet. Kur e pash sonte këtu në rreshtin e parë, thashë: Kur Amina
Nuraj nuk ankohet, atëherë s’do të duhej askush të kishte të drejtë ankese.

Jemi mirënjohës për kontributin e grave ndër breza, vigjilencën ndaj pabarazisë dhe solidaritetin
e tyre ndaj njëra-tjetrës. U jemi falënderues për punën vetëmohuese, për angazhimin e dyfishtë
që secila prej jush bën, e jemi krah për krah e këmbëngulës në rrugën e lirisë, drejtësisë e të
barazisë, të cilat janë edhe parimet edhe idealet tona të përbashkëta.
Solidariteti dhe bashkëpunimi janë gurët themeltarë të përparimit. Po, gara është konkurencë, por
jeta është bashkëpunim, jeta është solidaritet. Përpjekja për ta bërë Kosovën një vend më të mirë
e një shoqëri që është e drejtë për të gjithë është e përbashkët, e përditshme. Bashkërisht, jemi
angazhuar për pavarësi ekonomike të grave dhe të vajzave në Republikën tonë, si një shkallë e
rëndësishme drejt zhvillimit dhe lirisë individuale.
Kemi forcuar ligjet që garantojnë barazi në të drejta, kemi zbatuar politika dhe ndarë fonde që
garantojnë barazi në mundësi për çdo vajzë dhe grua, kudo që ndodhet, pavarësisht moshës e
prejardhjes. E gjatë këtij mandati, kemi zbatuar një sërë reformash për avancimin e grave në
shoqëri, masa e politika mbështetëse për një shoqëri barazimtare e përparimtare.

Më 14 shkurt të vitit 2021, ju gratë dhe vajzat e Kosovës u ndërgjegjësuat për fuqinë që keni për
ta emancipuar shoqërinë mbarë dhe njëra-tjetrën. Ju e kuptuat më së miri se kolektivisht jeni ju
ato që e mbani fuqinë për të krijuar një Kosovë të re, një Kosovë të drejtë, një Kosovë për juve,
një Kosovë edhe për juve.
Dhe pikërisht atij revolucioni elektoral, në përbërje dhe në udhëheqje të së cilës ishin pikërisht
gratë, Kosova sot është një vend më i barabartë për gratë, vajzat, burrat dhe djemtë. Për
shqiptarët, serbët, boshnjakët, turqit, ashkalinjtë, romët, egjiptianët dhe goranët. Kosova është një
nga vendet më të sigurta në botë, siç dëshmohet edhe nga Indeksi i Rendit dhe Ligjit të
organizatës Gallup.

E kryesia e Lëvizjes sonë, e VETËVENDOSJES! suaj i ka nëntë gra, gati 40%. Më shumë se 1/3
e kabinetit qeveritar përbëhet nga gratë. Dy nga tri zëvendësit e mi janë gra. Po aq gra, pra më
shumë se 1/3 kemi edhe në grupin tonë parlamentar, e 50% e anëtarëve të emëruar nga qeveria
janë gra. E para qeverisë sonë ishin vetëm 10%.
Dy prej ndërmarrjeve më të mëdha publike në Republikën tonë, Telekomi dhe Posta drejtohen
nga gratë dhe te të dy këto ndërmarrje, kemi kaluar nga humbjet e përvitshme tek operimi me
fitim.
Gati gjysma e administratës publike qendrore janë gra. Më shumë se 1/3 kanë pozita drejtuese në
institucione publike. E gjatë vitit 2024, 63% të të rekrutuarve ishin gra.
Në FSK, në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kemi një gjeneralmajore, një kolonele, tre
nënkolonele, tre majore, 226 nënoficere e 90 ushtare. E synimi ynë është që në mandatin e
ardhshëm t’i kemi në Forcën e Sigurisë së Kosovës 1000 gra e vajza.
Në Policinë e Kosovës i kemi 1303 police, prej tyre janë 4 kolonele, 3 nënkolonele, 8 majore, 15
kapitene, 27 togere, 95 rreshtere, 746 police të larta dhe 307 police të reja.
Në 8 nga pjesëtaret e njësiteve të specializuara, NJSI dhe NJSO janë gra, 12 janë patrulluese në
departamentin e kufirit, kurse edhe në mbrojtjen e afërt që na ruajnë neve zyrtarëve të lartë
shtetëror, janë 3 gra, 1 rreshtere dhe 2 police.
Nuk ka krenari më të madhe për secilën e secilin prej nesh, sesa kontributi i këtyre grave. Andaj,
i ftoj nga këtu, vajzat dhe gratë, të marrin pjesë në konkurset për kadete të reja, ta ndjekin
shkollimin policor apo ushtarak dhe i inkurajoj gratë në uniformë që njëkohësisht, të aplikojnë
dhe të avancojnë në karrierën e tyre brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së
Kosovës sa më shpejt, sa më shumë, sa më lart.

E në këtë listën tonë garuese me 110 kandidatë gjithsej, 41 janë gra, 10 prej të cilave janë nën
njëzetëshen e parë. Ne kemi më shumë gra në listë sesa secila parti tjetër dhe sesa në cilatdo
zgjedhje më herët krahasuar edhe me vetveten tonë. Partitë tjera kësaj radhe kanë më pak gra në
lista e rrjedhimisht, edhe më pak sesa ne në njëzetëshen e parë.
Rëndësia që Lëvizja VETËVENDOSJE! i jep përfaqësimit të grave, tejkalon arritjen e kuotave e
vetëm për të thënë që kemi gra në listë. Gratë te ne nuk janë thjesht të përfshira, sepse janë
pjesëmarrëse dhe nuk janë thjesht pjesëmarrëse, sepse janë vendimmarrëse.
E tash emrat e të gjitha këtyre 41 grave i gjeni të renditura në listën tonë të fitores, për shkak se
ato e meritojnë e iu takon të jenë aty, jo për shkak se unë jam kryeministër apo kryetar partie.
Ato janë punëtore të dëshmuara, të dinjitetshme në qëllimin e përditshëm e të përbashkët për
shtetndërtim, të pandalshme e të pakompromistë, pa kursim, pa rezervë kanë punuar që të gjitha
e secila për ngritjen e mirëqenies të të gjithë qytetarëve të Republikës pa dallim.
Pra, jo vetëm sepse janë gra, por sepse janë qenie njerëzore që ia duan të mirën shoqërisë e
kombit tonë, shtetit e qytetarit tonë, më shumë se ç’pandehet dhe më shumë sesa që dëshmohet.

E le t’ia fillojmë me Donika Gërvallën:
Diplomacia dhe politika e jashtme përgjithësisht dihet që është dominuar nga burrat. Por, në
diplomaci më së shumti kanë vlerë fjala e mprehtë dhe qëndrimi i palëkundur. As njëra, as tjetra
nuk janë aspak tipare ekskluzive për burrat. Aty, në diplomacinë tonë, në politikën tonë të
jashtme, e kemi pasur një grua të fortë, të vendosur, të guximshme, të pathyeshme, patriote,
Donika Gërvallën, e cila unë besoj, pikërisht për shkak të këtyre tipareve të saj, ka qenë
shenjestër e fushatave të njëpasnjëshme, por gjithashtu, edhe për shkak se është grua.
E përkundër të gjitha këtyre, unë nuk kam takuar dikë që mund të jetë më e përqëndruar në
mesin e zhurmës se Donika Gërvalla. Pra, sulmet mbi Donikën janë të kota, sepse ato janë
zhurmë, për të cilën nuk ka person që ia del më suksesshëm se vetë Donika.
E me Donikën në krye të punëve të jashtme të diplomacisë, e kemi bërë pasaportën e Republikës
të fuqishme si asnjëherë më parë, duke lënë prapa aq shumë shtete të tjera. Në indekset
ndërkombëtare, pasaporta jonë tash është në mesin e top 10 pasaportave të botës, me
përmirësimin më të madh në dekadën e fundit. Jam shumë i lumtur që e kam Donikën
bashkëpunëtore, por edhe më shumë jam i nderuar që jam bashkëpunëtor i Donikës.
Donika Gërvalla është bashkëkryetare e partisë Guxo, bashkë me Faton Pecin, i cili është në
mesin e disa burrave në këtë sallë, dhe ajo e mban numrin 3 në listën tonë fituese.
Mimoza Kusari Lila:
Ajo është Shefja e Grupit tonë Parlamentar, është gjithashtu edhe shefja e grupit më të madh
parlamentar ndonjëherë në Kuvendin e Republikës. Shefe më të madhe ndër ulëset e deputetëve,
prej se ka kuvend Kosova, nuk ka pasur se Mimoza Kusari Lila. E sikur kjo të mos ishte mjaft,
nën udhëheqjen e saj, në legjislaturën e VIII e kemi pasur numrin rekord të ligjeve të aprovuara,
282 ligje.
Mimoza Kusari Lila ka një energji të pashtershme, disiplinë të ashpër e karakter të fortë. Nëse
nuk e keni ditur, për arsye të panjohura për mua, tash e dini që të gjitha. Dhe jo për shkak se po e
them unë, por për shkak se ajo vetë e ka dëshmuar, sidomos në vitin e fundit, teksa luftonte me
kancerin dhe në publik sulmohej dëshpërimisht çdo ditë, nga disa burra, nga disa burreca, nga
disa bubrreca, të cilët me materiale të montuara e të çmontuara e të rimontuara, që ua kishin
dhënë miqtë nga Lista Serbe, sulmonin kryetaren tonë Mimoza Kusari Lila.
E ajo është këtu me neve sonte, sepse është për çdo ditë e për çdo natë në këtë fushatë, në çdo
tubim cep më cep të vendit, lagje më lagje, shtëpi më shtëpi, rrugë për rrugë, përherë e
buzëqeshur si tash, drejt fitores tonë të përbashkët më 9 shkurt. Mimoza Kusari Lila është
kryetare e Alternativës e në listën tonë e mban numrin 8.
Këto dy partnere që i ka VETËVENDOSJA!, këto dy kryetare, Donikën edhe Mimozën, i kemi
pasur në zgjedhjet e vitit 2021 dhe a e dini çfarë, të nderuara gra dhe vajza? Atëherë kur ne e
realizuam fitoren plebishitare bashkë me Guxo dhe Alternativën, këto të dyja i kanë nokautuar
edhe burrat që në këto zgjedhje të partive opozitare kinse kandidojnë për kryeministra.
Donika Gërvalla në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i kishte mbledhur mbi 30 mijë vota më shumë

se kandidati për kryeministër i AAK-së. Pra, atij me ia shtu edhe 30 mijë vota e s’e mbërrin
Donikën.
Kurse edhe Mimoza si kryetare e Alternativës, në zgjedhjet e vitit 2021, larg kishte lënë prapa dy
kandidatët tjerë, kinse kandidatët tjerë për kryeministëra, nga PDK e LDK, duke qenë me vota
gati dyfish më shumë se njëri prej tyre, e më shumë se dyfish se tjetri prej tyre.
Pra, edhe Donika, edhe Mimoza, kishin shumë më tepër vota sesa të tre këta kandidatët për
kryeministra të partive opozitare në 2021-shin. Këto janë larg më lart se ata, sepse janë
gjithmonë pranë jush.
Saranda Bogujevci:
Si deputete dhe Nënkryetare e Kuvendit të Kosovës, ka treguar se me përgjegjësi të lartë dhe
zemër të madhe mund të sjellim ndryshime gjigande. Si kryesuese e delegacionit të Kosovës në
Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ajo ka kontribuuar fuqishëm në fuqizimin e
Republikës sonë në arenën ndërkombëtare.
Si anëtare e grupit për hartimin e konceptit të Muzeut të Gjenocidit dhe Përpjekjes për Liri,
Saranda ka punuar për të institucionalizuar kujtesën tonë kolektive. E ky angazhim ka sjellë
vendimin e qeverisë për krijimin e këtij muzeu, si dëshmi e krimeve monstruoze të Serbisë
gjenocidale, por dhe të triumfit të Kosovës, të cilën ajo e gëzon sot me liri e me shtet, por pa e
harruar asnjëherë se nëpër çfarë kemi kaluar për të mbërrirë te kjo ditë.
Me plagët e 16 plumbave nga masakra e 28 marsit të vitit 1999, Saranda është grua e fortë, është
zë i fuqishëm për të drejtat dhe drejtësinë. Ajo është shembull e frymëzim se si e kaluara të
kthehet në forcë, për një të ardhme më të mirë.
Saranda Bogujevci, dëshmitare e luftës dhe dëshmi e fitores sonë, mishërim i forcës, i qëndresës
dhe i guximit të grave shqiptare, në listën tonë e ka numrin 11.
Albulena Haxhiu:
Ne kemi thënë në vazhdimësi se gratë, rinia dhe mërgata janë kategoritë të cilat i kanë prirë
ndryshimit në vend. Andaj, kemi themeluar organin e Rinisë për VETËVENDOSJE!, por edhe
atë të Grave për VETËVENDOSJE!, të cilën e kemi përparuar nën udhëheqjen e Albulena
Haxhiut, e cila edhe si Ministre e Drejtësisë ka dëshmuar përkushtim të palëkundur për forcimin
dhe ndërtimin e shtetit të së drejtës.
Ajo është në ballë të reformave, për vazhdimin e të cilave ne nuk heqim dorë. E si Koordinatore
Nacionale kundër dhunës ndaj grave, ajo i ka forcuar mekanizmat institucional për mbrojtjen e të
drejtave ndaj grave dhe ka bërë politika konkrete për të parandaluar dhunën ndaj tyre.
Për të mbrojtur dinjitetin njerëzor, për një shoqëri ku çdo grua dhe çdo vajzë ka të drejtë të jetojë
e lirë e të ëndërrojë pa frikë. Ajo është zonja jonë e hekurt, që mision e ka drejtësinë, vizion e ka
shoqërinë të drejtë e për të gjithë, e në listën tonë e mban numrin 5.
Artane Rizvanolli:
Me përkushtim dhe kompetencë të lartë, si Ministre e Ekonomisë ka ndërmarrë reforma të
rëndësishme, për një sektor energjitik të pavarur, të qëndrueshëm dhe më efiçent për qytetarët

dhe bizneset. Me Artanen, për herë të parë në vendin tonë, u kemi dhënë mbështetje të veçantë
nënave vetushqyese. Me skemën e subvencionimit të pajisjeve efiçente – edhe kjo sallë “1
Tetori” ku ndodhemi tani, është e ngrohtë për shkak të masave të ndërmarra nga ministria që
drejton Artania.
Ajo është po ashtu edhe më meritorja që morëm grantin 202 milionë dollarë nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, për bateritë akumuluese që na ndihmojnë për akumulimin e energjisë së
gjeneruar nga burime të ripërtërishme, por edhe për ta balancuar sistemin tonë elektroenergjitik.
Përkushtimi i Artanës për rimëkëmbjen e ndërmarrjeve publike dhe përmirësimin e shërbimeve
për qytetarët, tregon një qasje pragmatike dhe të bazuar në analiza të thelluara. Humbjet e
përgjithshme të Telekomit, të Valës për periudhën 2016-2020 kanë qenë mbi 126 milionë euro,
kurse të postës për të njëjtën periudhë ishin mbi 7.3 milionë euro. E me qeverisjen tonë, me
Artanën ministre, Telekomi i Kosovës për vitet 2023 dhe 2024 ka realizuar 15 milionë euro
fitim, e për më tepër, sivjet kemi mbulueshmëri në krejt territorin e Republikës, cep më cep me
rrjetin 5G ose 4G+. Ndërkaq, Posta vitin e kaluar e ka mbyllur me afër 350 mijë euro fitim, për
herë të parë prej vitit 2012.
Pastaj Ibër-Lepenci, nga 2.9 milionë euro humbje, siç e kemi gjetur në vitin 2021, vitin e kaluar e
ka mbyllur me rreth 1.6 milionë euro fitim.
Artania është heroina jonë e heshtur, që ju ftoj ta bëni të dëgjohet më 9 shkurt dhe mban numrin
15 në listën tonë të përbashkët.

Arbërie Nagavci:
Përgjatë mandatit, ministrja Nagavci ka ndërmarrë reforma e politika të rëndësishme, që kanë
ndikuar në përmirësimin e cilësisë së arsimit. Problemi i arsimit është strukturor dhe kërkon
shumë kohë, por rezultatet kanë filluar sigurisht që të shihen tashmë. Politikat për arsim veçse po
japin rezultate konkrete, sikurse në arsimin e lartë.
Bazuar në ranglistën e platformës Webometrics, vetëm vitin e fundit Universiteti i Prishtinës
është ngritur për 412 vende, ndërkaq përmirësime edhe shumë më të mëdha kemi pasur në
universitetet tjera publike të Republikës së Kosovës.
Skema e bursave STEM, shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, ka nisur si politikë e re
për të rritur numrin e vajzave që studiojnë në këto fusha e ku MASHT-i ka ndarë 6605 bursa për
vajzat studente.
Me Arbërien ministre, po e bëjmë arsimin dual. E kemi filluar me 4 profile në 4 shkolla të 3
komunave dhe 107 nxënës, sivjet në vitin e tretë akademik ai po gjen zbatim në 12 profile, 25
shkolla, nga gjithsej 15 komuna me 1607 nxënës, e në mandatin tjetër do t’i shtojmë edhe 10
profile të reja të arsimit e aftësimit profesional, përkatësisht të sistemit dual, që lidh tregun e
punës me shkollën, ashtu që për çdo diplomë shkolle të kemi një vend pune.
Me Arbërien Ministre të Arsimit po ashtu kemi filluar rishikimin e teksteve shkollore, fillimisht
atë të matematikës dhe të gjuhës Shqipe, teksa kemi unifikuar abetaren me Shqipërinë. Deri në

vitin 2021, fëmijët në klasë të parë në Shqipëri e në Kosovë i kanë pasur dy abetare. Prej vitit
2021, me Arbërien ministre e kemi një abetare të unifikuar anembanë.
Si deputete, Arbëria kishte propozuar amandament për ndërtimin e Observatorit dhe
Planetariumit të parë në Kosovë, e vitin e kaluar si ministre ajo e përuroi atë, në Rashincë të
Shtimes. Ky projekt unik është dëshmi e vendosmërisë së grave, për të cilat as qielli nuk mund të
jetë kufi.
Arbëria e ka numrin 14 në listën tonë të fitores, më 9 shkurt, në numrin tonë të përbashkët 1-1-8.

Rozeta Hajdari:
Për zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e Kosovës si një ekonomi e qëndrueshme dhe
konkuruese, merita të veçanta ka ministrja Rozeta. Që nga emërimi i saj si ministre në vitin
2020, ajo ka marrë vendime strategjike për të ndalur korrupsionin e keqpërdorimet financiare në
ndërmarrjet publike. I ka mbrojtur interesat e Kosovës, i ka luftuar abuzimet dhe ka reformuar
tregun e naftës, të duhanit e të ndërtimtarisë.
Duke rritur inspektimet e duke dërguar qindra biznese të Kosovës në 51 panaire anembanë botës,
Rozeta ka krijuar një mjedis më të favorshëm për biznese dhe qytetarët, për prodhimtarinë dhe
eksportin, për një ekonomi moderne të orientuar drejt rritjes së mirëqenies në Republikën tonë.
E së fundmi, nën udhëheqjen e saj Republika e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje historike të
tregtisë së lirë me shtetet anëtare të shoqatës evropiane të tregtisë së lirë EFTA, me Zvicrën,
Norvegjinë, Islandën edhe Lihtenshtajnin, e kjo marrëveshje i liron prodhuesit vendorë nga
tarifat shtesë doganore, për t’i eksportuar mallrat e veta dhe u jep qasje më të mirë kompanive
tona, në krahasim me kompanitë e vendeve të tjera, të cilat nuk kanë marrëveshje sikurse ne.
Për më tepër, Kosova është vendi i vetëm në rajon, që me kërkesë e insistim të ministres Hajdari,
përveç marrëveshjes për tregti të mallrave, kemi marrëveshje të tregtisë edhe për shërbime. E
këtë marrëveshje do ta kishte lakmi çdo shtet e çdo ministër i tregtisë. E atë marrëveshje e kemi,
sepse Rozeta është ministrja jonë dhe tek lista 1-1-8 ajo mban numrin 16.

E përkrah Donikës, Albulenës, Mimozës, Sarandës, Arbëries, Artanës e Rozetës, janë edhe 34
gra e vajza tjera në listën tonë fituese të 9 shkurtit.
Më lejoni që para jush, t’i lexoj emrat e tyre:
Shqipe Mehmeti-Selimi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, Edona Llalloshi, Fitore Pacolli-Dalipi,
Jeta Statovci, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Daulina Osmani, Dafina Gexha-Bunjaku, Arijeta
Rexhepi, Albena Reshitaj, Diana Qarkaxhiu, Arjeta Fejza, Adriana Matoshi, Liza Gashi, Leonora
Shabani-Bajraktari, Sanije Rexha, Jetmire Vrenezi, Hasime Tahiri-Hasani, Triera Kasumi-
Berisha, Labinotë Demi-Murtezi, Adelina Grainca, Mirlinda Tishukaj-Sadiku, Sibora Kadriu,
Vlora Limani-Hajnuni, Dafina Alishani, Arbresha Meha, Shqipe Isufi, Nora Fetoshi, Teuta
Mulaj, Fjolla Ujkani, Egzona Tërdevci, Drita Pajaziti, Brunilda Gjura dhe Fatbardha Zogaj-Reka.

Këtyre grave po ua dimë emrat e po ua themi emrat e mbiemrat. Por, ka shumë gra e vajza,
aktiviste e anëtare, simpatizante e mbështetëse, qytetare të Republikës sonë, brenda e jashtë
Kosovës, që punojnë e angazhohen pa u ndalur përditë, për fitoren e madhe të Lëvizjes
VETËVENDOSJE!. Jam i sigurt që nuk i njohim e nuk i shohim të gjitha, sepse ato janë shumë,
janë tepër shumë, janë pa numër shumë, por iu jemi thellësisht e përjetësisht mirënjohës e
falënderues për rolin e angazhimin, punën e kontributin e tyre.

Pra, ne jemi një koalicion, i cili nderon paraardhëset tona, nderon nënat tona, nderon nënat në
këtë Lëvizje, nderon edhe lëvizjet nëna të Lëvizjes sonë. Nderon nënat si Suzana Gërvalla, e
nënën si Xhemile Dehari, sepse ne kemi aq shumë nëna në Lëvizje, por i kemi edhe nënat e
Lëvizjes. Dhe mbi të gjitha e kemi Lëvizjen që është e nënave.
E nëpërmjet nënave dhe motrave tona, ne duhet ta shohim botën me sytë e tyre, përmes syve
tanë. Kemi për detyrë të ndërtojmë një shoqëri ku drejtësia dhe barazia nuk mbeten vetëm fjalë
apo tekst, por bëhen realitet i përditshëm për të gjithë.
Ne si VETËVENDOSJE! e kemi dëshmuar se jemi qeverisja ku dija dhe uniteti mbizotërojnë, ku
institucionet publike janë për qytetarët. Programi jonë për mandatin e ri jo vetëm që do të
vazhdojë t’i përkrahë gratë dhe vajzat si deri më tani, por do të vazhdojë të ndërtojë themele të
qëndrueshme për juve në drejtësi, arsim, shëndetësi, kulturë, sport dhe ekonomi. Mbi të gjitha e
para së gjithash ekonomi.

Të nderuara të pranishme, gruaja e Lëvizjes e ka bërë Lëvizjen të gruas dhe VETËVENDOSJE!-
n e ka shndërruar në lokomotivën e emancipimit për të gjithë Kosovën. Gruaja e Guxo-s, ka
guxuar e guxon, gruaja e Alternativës ka zgjedhur alternativën. Që të gjithë, secila e secili tash
jemi bashkë.
Progresi natyrisht që nuk ndodh vetë. Ai vjen me mobilizim, me pjesëmarrje, me vendosmëri!
Më 9 shkurt, çdo votë është aktivizëm, çdo votë është një hap tjetër në rrugën që kemi ecur
bashkë për Republikën.
Andaj, unë ju bëj thirrje, të dashura gra e vajza, që në veçanti t’i mobilizoni, t’i inkurajoni dy
kategori, nënkategori, të grave e vajzave tona në Kosovë: jepuni guxim vajzave që votojnë për
herë të parë dhe po ashtu, mbështetni e ndihmoni gratë e moshuara, plakat, që të mund ta
shprehin vullnetin e tyre e të dëgjohet edhe zëri i tyre.
E më 9 shkurt, çohuni herët, merrni nënat, motrat, vajzat, shoqet, gjyshet, dikush stërgjyshen,
vjehrrat, merrni edhe baballarët, merrni edhe vëllezërit, merrni edhe djemtë, merrni edhe shokët,
e dilni në votime dhe tregoni se gratë e Kosovës e kanë vendosur të lëvizin e të vendosin vetë!
Pra, më 9 shkurt, të gjitha në votime! Cep më cep Kosovës nga secila komunë, nga secili fshat,
secila lagje, në çdo shtëpi e në çdo rrugë, me vendosmëri, me guxim, me VETËVENDOSJE!-n,
për veten tuaj e për Republikën tonë, për numrin 1-1-8 që sjell barazi, liri, sovranitet dhe dinjitet!

Faleminderit shumë, për mbështetjen edhe të Lëvizjes, edhe të qeverisë! Ne zotohemi që do të
jemi përherë pranë juve e bashkë me juve!
Faleminderit! U jam mirënjohës sa s’thuhet! Natën e mirë e mirupafshim!

Kontribo

04 02 2025

Drenasi i patriotizmit dhe ekonomisë – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Drenasit

Mirëmbrema Drenas dhe mirë se ju gjej në Drenicë. Ne ju kërkojmë falje që u vonuam pak
sonte, pasi në Skenderaj pati pjesëmarrje më të madhe në tubim se sa kishim menduar; na pritën
edhe me fishekzjarre dhe petarda. Entuziazëm shtesë për fitoren tonë të 9 shkurtit me 500 mijë
zemra për numrin 1-1-8.
Jemi këtu në Drenasin e Drenicës, të Kosovës, të kombit shqiptar që ka vuajtur dhe humbur
shumë, sepse ka luftuar pa u ndalur dhe ka flijuar bijat dhe bijtë e saj më të mirë, për çlirim, për
liri, për pavarësi dhe për bashkim.
Ne kurrë nuk i harrojmë masakrat e Qirezit, të Likoshanit, të Poklekut të Vjetër, të Çikatovës së
Vjetër, të Abriës së Epërme dhe dhjetëra masakra të tjera për të cilat Republika e Kosovës
kërkon drejtësi dhe padyshim që të gjithë ata kriminelë tani do të përndiqen edhe me gjykime në
mungesë, me dënime në mungesë, sepse viktimat i kanë plagët e hapura dhe ne do të jemi
përherë pranë tyre me dorën e mirë dhe të drejtë për shtetin.
Por, ashtu siç e kemi pikëllimin e madh për humbjet, dhimbjen dhe vuajtjet e shkaktuara nga
armiqtë, gjithashtu jemi shumë krenarë për lavdinë e madhe që vjen prej luftëtarëve si Shaban
Polluzha dhe Mehmet Gradica, e deri te Fazli Grajçevci dhe Fehmi Lladrovci, e mijëra
dëshmorë, martirë, luftëtarë të paepur dhe veprimtarë të çështjes kombëtare nga Drenasi dhe
Drenica.
E kur përmendet Fehmi Lladrovci, kur përmendet Fehmija, të gjithëve na bie ndërmend edhe një
emër tjetër; na bie në mend Xheva jonë, heroina e popullit tonë. Një grua shembull, e
pathyeshme, që dashurinë për Fehmin e shprehu edhe duke e dhënë jetën bashkë me të në front
kundër armikut tonë shekullor, Serbisë.
Nëse e keni dëgjuar shpesh atë thënien, çiftet kur martohen ju shpallin burrë dhe grua derisa
vdekja t’i ndajë, Fehmiun dhe Xheven as vdekja nuk i ka ndarë.
E kur i përmendim Fehmiun dhe Xheven, nuk mund të mos e përmendim edhe një emër tjetër:
vajzën Fatime Hetemi. Fatimja, e cila ra bashkë me Fehmiun dhe Xheven, sepse ishte një vajzë e
besuar prej tyre dhe ajo është njëkohësisht edhe motra e Kryetarit të Komunës së Leposaviqit,
Lulzim Hetemi. E Fatimja, bashkë me Fehmiun dhe Xheven, ra dëshmore duke luftuar me ta deri
në frymën e fundit më 22 shtator të vitit 1998! Lavdi të gjithë Dëshmorëve të Kombit!
Të dashur qytetarë të Drenasit, gjatë këtyre 4 viteve të qeverisjes sonë, prodhimi bujqësor,
industrial dhe zejtar është shtuar, sepse është përkrahur nga qeveria, në mënyrë që t’i zvogëlojmë
dhe zëvendësojmë importet, ta rrisim eksportin dhe punësimin e qytetarëve.
Vendi i punës dikur ishte armë në duar të pushtetit për t’i disiplinuar qytetarët. Me ne është në
funksion të mirëqenies dhe dinjitetit të qytetarit të Republikës, që bëhet punëtor në ekonominë e
shtetit dhe për familjen e vet.
Para qeverisjes sonë, shtetndërtimi në Kosovë ka qenë vetëm për shtet administrativ, për shtet me
komuna dhe komunitete dhe aq shumë në shërbim të pushtetit. Me ne po bëhet shtet zhvillimor
dhe shtet social dhe shtet i së drejtës. Shtetndërtimi në Kosovë nuk ka qenë për shtet zhvillimor,

por shtet që ekonominë e bën treg, tregun pazar dhe pazarin zhvatje. Shtetndërtimi në Kosovë,
para nesh në qeverisje, nuk ka qenë për shtet social, por për shtet privat, për privatizim pa shtet
dhe për shtet të privatizuar.
Me Qeverinë e Vetëvendosjes, shtetndërtimin e bëjmë ashtu siç e mendojmë dhe e besojmë:
Republikë me zhvillim, barazi dhe drejtësi për të gjithë, që s’lë askënd mbrapa.
E në këtë ecje tonë të përbashkët, me qeverisje të mbarë dhe të mirë demokratike, padyshim që
rinia është me ne. Rinia është me VETËVENDOSJEN!, Guxo dhe Alternativën. Por me
koalicionin tonë fitues që mban numrin 1-1-8, duhet të bëhen të gjithë: bujq, zejtarë, mjekë,
inxhinierë, pensionistë, profesorë, arsimtarë, invalidë, veteranë, familje të dëshmorëve dhe të
zhdukurve. Pra, të gjithë, i madh e i vogël, cep më cep, sepse ashtu bashkë, ashtu të bashkuar,
jemi duke i hequr qafe, duke i pensionuar, duke i eliminuar nga skena e pushtetit politikanët,
himni i të cilëve nuk është “Rreth flamurit të përbashkuar”, por rreth korrupsionit të përbashkuar.
E të dashur qytetarë të Drenasit, ata, ata i ka bashkuar korrupsioni, po a e dini çka? Ata i ka
ndarë paraja, tash janë duke u përçarë, sepse paraja, materialja, nuk i bashkon njerëzit, i ndan
njerëzit.
Idealja, shpirtërorja, që është bashkë te Lëvizja jonë, te koalicioni jonë, që ka qeverisur mirë për
4 vjet dhe do të qeverisë edhe 4 të tjera pas 9 shkurtit, njerëzit bëhen bashkë. Neve na bën bashkë
shpirti kombëtar dhe ideali i dëshmorëve. Ata po i ndan dhe po i përçan paraja e pakëputur dhe e
zhvatur nga korrupsioni i tyre i përbashkët. Pra, edhe një herë, korrupsionin e kishin të
përbashkët, por paraja po i ndan dhe po i përçan. Prandaj, ata që ishin të pabesë janë bërë edhe të
pashpresë.
E rritjen ekonomike, e cila reflektohet në 50% bruto produktin vendor më të lartë se para 5
vjetëve, ne e kemi shprehur jo vetëm në mbështetje sociale, por edhe në investime kapitale.
Rekord të investimeve kapitale ka pasur viti i kaluar: 654 milionë euro. Dhe a e dini çfarë? Në
periudhën trevjeçare, 2021-2024, mesatarja vjetore për projektet kapitale është rritur për plot
35% krahasuar me mesataren vjetore të atyre 12 viteve para nesh, 2008-2020.
Dhe mbështetja jonë për Kosovën, cep më cep, është reflektuar posaçërisht edhe këtu në Drenas.
Në Drenas i kemi mbështetur 86 familje me mesatarisht 3,600 euro për izolimin e shtëpive.
Gjithashtu, i kemi izoluar dy ndërtesa shumëbanesore sociale, ku banojnë 50 familje, të cilët tash
dimrin e kanë më të ngrohtë, verën e kanë më të freskët, ndërsa me 1 milion euro i kemi rinovuar
për efiçiencë të energjisë elektrike në 9 shkolla: Shkollën “Dëshmorët e Drenicës” në Çikatovë të
Vjetër, “Luigj Gurakuqi” në Sankovc, “Jusuf Gërvalla” në Negroc, “Gani Elshani” në Krajkovë,
“Migjeni”, Shkollën “Shaban Polluzha”, Shkollën “Shotë Galica”, Shkollën “24 Korriku”, si dhe
ndërtesën e mjekësisë familjare në fshatin Nekoc.
E kur jemi te fshati Nekoc, më lejoni që, në emrin tuaj, bashkërisht, bashkëveprimtarit tim,
bashkëvuajtësit tim nga ditët e burgut – ndonëse, kur t’i mblidhet i gjithë burgu i tij, ky ka
ndenjur më shumë se trefishi i qëndrimit tim në burg – t’ia urojmë ditëlindjen Enver Dugollit.
Edhe një mend, sot i ka mbushur 62, nuk duket as si 52, por zemrën e ka si 22-vjeçar.

Në mandatin e ri do të investojmë edhe 150 milionë euro në efiçiencë të energjisë, duke
mbështetur familjet që kanë nevojë për t’i përkrahur për të izoluar shtëpitë e tyre dhe për të
siguruar kushte më të mira për nxënësit, pacientët, sportistët dhe zyrtarët në ndërtesa publike si
shkolla, spitale e salla sporti.
Bujqësia krijon raport të ri të qytetarit të Republikës me territorin e shtetit.
Mbi 7 milionë e gjysmë euro mbështetje me subvencione dhe grante për më shumë se 4,100 bujq
e fermerë në Drenas. Faleminderit Ministër Faton Peci. Rreth 2,500 nëna lehona dhe mbi 15,000
fëmijë kanë përfituar shtesa. 470 të rinj janë punësuar përmes platformës Superpuna. Pensionistët
e Drenasit kanë përfituar 20% pension të rritur nga tetori i vitit të kaluar dhe 5 herë pensionin e
13-të për 4 vjet. Faleminderit, Ministër Hekuran Murati.
E me qeverinë tonë të re pas 9 shkurtit, edhe gjyshes dhe gjyshit që kujdesen për mbesat dhe
nipërit prej 1 deri në 3 vjeç, kur fëmijët janë të tillë që në familje punojnë të dy prindërit, do t’ua
japim një shtesë 100 euro mbi pensionin e tyre. Mbështetje financiare edhe për çerdhet
brendafamiljare.
E për çerdhet publike, nga viti 2003 deri në vitin 2020, për 17 vjet, qeveritë edhe ministritë e
arsimit në të kaluarën i kanë ndërtuar vetëm 4 çerdhe! Për 17 vjet vetëm 4 çerdhe publike. Me
qeverinë tonë janë ndërtuar ose janë duke u ndërtuar 65 çerdhe në 25 komuna, në 7 rajone të
Kosovës, cep më cep.
E në Drenas janë duke u ndërtuar 4 çerdhe, edhe një tjetër që pret të fillojë të ndërtohet po ashtu.
Pra, qeveria jonë, të dashur qytetarë të Drenasit, po ndërton më shumë çerdhe vetëm në Drenas
sesa krejt qeveritë e tjera marrë së bashku për 17 vjet për krejt Kosovën.
Do t’i ndërtojmë edhe 5 rezervuarë të ujit, sepse kemi mungesë të akumulimit të ujit në
Republikën tonë. Një prej atyre do të jetë edhe Diga e Kuqicës. Ka 50 vjet që përmendet Diga e
Kuqicës. Me 500 mijë zemrat që bëhen bashkë më 9 shkurt, Diga e Kuqicës do të bëhet sepse
është e domosdoshme për ujitje, për pije, për industri, për bujqësi, për amvisëri edhe për
Skenderaj edhe për Drenas.
Do ta decentralizojmë shërbimin shëndetësor dhe në çdo spital rajonal do të ketë pajisje,
shërbime të reja dhe infrastrukturë. Do ta ndërtojmë spitalin e ri në Mitrovicë dhe poliklinikën
specialistike këtu, tek ju, në Drenas. Por përveç kësaj, do ta ndërtojmë edhe qendrën kryesore të
mjekësisë familjare, projekt ky që tashmë ka filluar në fund të vitit të kaluar dhe për të cilin
tashmë janë ndarë afër 3 milionë euro.
Me qeverinë e re do ta përfundojmë edhe një punë që ka nisur me qeverinë tonë të tanishme,
Parkun Industrial. Puna ka nisur në nëntor të vitit të kaluar, investimi është gati 8 milionë euro e
parku do të ketë hapësirë për 50 biznese prodhuese.
E do ta përfundojmë edhe rrugën Drenas-Komoran, të cilën e kemi buxhetuar 7 milionë euro për
tre vitet e ardhshme.
Në muajt e parë të qeverisë së re do ta heqim taksën doganore prej 10% për veturat e importuara
nga Bashkimi Europian.

Të dashur qytetarë të Drenasit, të nderuar të pranishëm, sonte po dua t’ju shtroj një pyetje; a thua
pse qeveritë para nesh nuk kanë blerë armatim për ushtrinë tonë? Çka kemi gjetur ne kur kemi
ardhur në qeverisje, janë revole brezi dhe disa automatikë. Pyetja ime është; qeveritë e
mëhershme, a nuk kanë dashur të blejnë armatim, apo Perëndimi nuk u ka shitur armatim atyre?
Pra, shtetet e mëdha e kompanitë e prodhimit të armatimit, a nuk kanë pranuar kërkesa për blerje
të armatimit e të municionit nga qeveritë paraprake, apo kanë vendosur që mos t’ua shesin atyre?
Unë nuk po përgjigjem sonte në këtë pyetje, por veçse mendoni mirë, veçse mendoni mirë.
Si bëhet që për vitet 2018-2020 as 4 milionë euro nuk janë shpenzuar për armatim e municion
për ushtrinë tonë, ndërkaq për 3 vjet të qeverisjes sonë mbi 319 milionë euro për Ushtrinë e
Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, të cilën e udhëheq Komandanti Gjeneral Lejtenant
Bashkim Jashari.
E pra, në këto 4 vite rreth 320 milionë euro i kemi investuar në armatim dhe municion të
ushtrisë. Çizmet në tokë i kemi dyfishuar, sytë në ajër i kemi shtuar me dronët Bayraktar, por
edhe tanket e armiqve nuk kanë më shans të hyjnë në Kosovë, sepse po e blejmë sistemin
antitank Javelin Amerikan. E përpos shqiponjave tona autoktone, në qiellin e Republikës së
Kosovës do të fluturojë edhe skifteri i zi amerikan, helikopteri Black Hawk. Dhe në atë
helikopter, piloti do të jetë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, me flamurin e Republikës sonë, që
neve na e shton sigurinë, e armikut panikun. Dhe ushtari i FSK-së nuk do ta shohë kurrë më
fundin e sandukut apo të arkës së municionit, sepse në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1
miliard euro për Ushtrinë e Kosovës, do ta ndërtojmë edhe fabrikën e municioneve dhe do t’i
kemi dronët tanë, Made in Kosova.
Të dashur qytetarë të Drenasit, përparimi i vërtetë është përparim për shumicën dërrmuese, jo
përparim për pakicën. Përparimi për pakicën është shtypje, shfrytëzim, diskriminim. Dhe
pikërisht këtë gjë e kemi bërë ne. E kemi pasur shumicën gjithmonë në qendër, parasysh, në
zemër e në mendje. Andaj edhe ne jemi të pavarur në vendimmarrje dhe të pakorruptuar në
përbërjen tonë, si qeveritarë ashtu dhe si ekip prej 110 kandidatëve me numrin 1-1-8, që kërkon
votën tuaj për interesin tuaj, për shumicën e popullsisë, të cilës Republika i ka borxh, sepse
shumica, populli i Kosovës, janë burimi i sovranitetit të shtetit tonë të pavarur.
E duke e bërë bashkë rritjen si zhvillim me barazinë pa dallim, ne e kemi realizuar progresin e
paparë për republikën tonë, andaj edhe mund të themi që qeverisja e VETËVENDOSJES! 2021-
2025 ishte pushtet i drejtë dhe pushtet i së drejtës, i pari i tillë në Kosovën e pavarur që nga
shpallja e pavarësisë në vitin 2008.
E sot, e sot për ne patriotizëm do të thotë: ti qëndrosh besnik idealit të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, e jo të provosh të qeverisësh e të përfitosh për vete në emër të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës. Pra, jo në emër të UÇK-së, por besnikëri ndaj UÇK-së. Kjo është parulla jonë, si në
opozitë dikur, si në qeverisje këto 4 vjet, si në qeverisje edhe së paku 4 vjet pas zgjedhjeve të
reja. UÇK do të thotë ta duash popullin. Ta duash lirinë, edhe mirëqenien e popullit. Prandaj,
patriotizëm në institucione dhe në shoqëri është të kontribuosh për shtetin sot, ta ruash buxhetin,
ta shtosh mirëqenien e ta rrisësh punësimin. Pikërisht këtë gjë ne po e bëjmë bashkë me juve, për
juve. Pikërisht këtë gjë do ta bëjmë edhe më shumë, edhe më shpejt, edhe më mirë, edhe më

mbarë, bashkë me juve, për juve, në mandatin e ardhshëm pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, kur ju do
të votoni masivisht për një fitore të paparë, e rekord për numrin 1-1-8.
Të dashur qytetarë të Drenasit, ne kurrë nuk i diskriminojmë komunat e Kosovës. Nuk ka rritje
më të madhe të buxhetit për komunat, brenda të njëjtit mandat, se sa kjo që e ka bërë qeveria e
Republikës së Kosovës për buxhetin e vitit 2025, krahasuar me buxhetin e trashëguar të vitit
2021.
Këtu, në komunën e Drenasit, për 4 vjet, rritja e grantit qeveritar për komunën tuaj është më
shumë se 40%. Granti qeveritar për Drenasin në këtë vit që jemi tani, 2025, është mbi 40% më i
madh se sa në vitin 2021. Dhe a e dini çfarë? Nga buxheti i gjithëmbarshëm që e ka komuna e
Drenasit, a e dini sa janë të hyrat vetanake të komunës? Vetëm 8.6%. 91.4% janë prej qeverisë
tonë. Komuna e Drenasit, në buxhetin e vet, para të vetat, nga të hyrat vetanake nuk i ka as një të
njëmbëdhjetën. Prej 11 eurove që i ka Komuna e Drenasit, asnjë euro nuk është e të hyrave
vetanake. Krejt janë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku unë jam Kryeministër dhe
Hekuran Murati është Ministër i Financave.
Prandaj, ata që e duan Drenasin, e duan VETËVENDOSJEN! Ata që e duan Republikën, e duan
VETËVENDOSJEN! dhe VETËVENDOSJES! i duhen sepse i duam 500 mijë vota me 9 shkurt,
të dielën, atëherë ku do të numurohen pasi të hapen kutitë e votimit gjithandej Kosovës, cep më
cep, nga të cilat duhet të dalin votat si zemra! 500 mijë vota që dalin nga kutitë e zgjedhjeve të
rregullta parlamentare të së dielës së 9 shkurtit.
E të dashur qytetarë të Drenasit, të nderuar të pranishëm, të respektuar pjesëmarrës, e sidomos të
dashur tre kandidatë që ju kemi këtu nga Drenasi, në listën tonë me 110 burra e gra; Egzona
Tërdevci, Blerim Gashani, Enver Dugolli, nga ju të tre dhe nga gjithë ju, kërkoj që në mesin e
këtyre 500 mijë votave, cep më cep Republikës, 8,000 të jenë nga komuna e Drenasit.
A zotoheni të gjithë, secila dhe secili, që kur të hapen kutitë me datën 9 shkurt, në orën e
mbrëmjes, prej 500 mijë zemrave, 8,000 do të jenë nga Komuna e Drenasit?
Faleminderit shumë, atëherë mos u ndalni duke punuar për çdo orë të këtyre ditëve deri me datën
9 shkurt, e më 9 shkurt votojmë bashkë, fitojmë bashkë, festojmë bashkë!
500 mijë zemra në Kosovë, 8,000 zemra në Drenas për 4 vjet mirëqenie, me dinjitet, shtet me
sovranitet, territor me integritet!
Faleminderit! Ju dua fortë! Mirënjohje e përzemërt për kaq mbështetje që na e keni dhënë edhe si
Lëvizje, edhe si qeveri! Mirupafshim e natën e mirë!

Kontribo

04 02 2025

Artana për zhvillim ekonomik, arsim dhe drejtësi – Fjala e Kryeministrit Kurti në tubimin e Artanës

Artana e ka nëntokën e artë, e ka zemrën e zjarrtë. Faleminderit shumë për këtë mikpritje kaq të
ngrohtë dhe gjithmonë është kënaqësi e nder të kthehemi e të rikthehemi në mesin tuaj!
Sivjet Lëvizja VETËVENDOSJE! i mbush 20 vjet, bëhen dy dekada prejse ekzistojmë, edhe me
Lirimin edhe Avdylin i kemi shëtitur çdo fshat, e rrugicë, e shtëpi, e këtë duhet ta bëjmë sërish
tash në mënyrë që më datën 9 shkurt të festojmë cep më cep Kosovës, përfshirë Artanën e juaj e
tonë të dashur.
Jemi këtu në Artanën e dëshmorit Ziaver Vllasaliu, të dëshmorit Afrim Zymeri, si dhe të
martirëve Faredin dhe Shemsedin Vllasaliu. Pra, Artana gjithashtu ka pësuar gjatë luftës, por në
të njëjtën kohë ajo ka pësuar edhe pas luftës. Gjatë luftës për shkak të regjimit e shtetit okupator,
agresor e armik serb, e pas luftës për shkak të moszhvillimit dhe decentralizimit mbi baza etnike,
që njëmend e ka rritur territorin e komunës, mirëpo jo për hajrin e komunës. Dhe tash, me
qeverisjen tonë, me punët çka i kemi bërë bashkë këtu me juve, natyrisht që e kemi zbutur këtë
situatë dhe për herë të parë po krijohen kushtet që në vjeshtën e vitit 2025 të bëhet edhe ndërrimi
i pushtetit lokal komunal, me dikë i cili përqafon e përfaqëson vlerat e Republikës së Kosovës, të
drejtësisë e të demokracisë.
Tash, gjatë këtyre katër viteve në qeverisje është rritur ekonomia e Kosovës dhe kjo rritje e
ekonomisë së Kosovës e ka rrit edhe punësimin. Por, përveç që është rritur punësimi, është rritur
edhe shpërndarja e të mirave, si te sektori privat ashtu edhe te kategoritë e ndryshme shoqërore.
Konkretisht, mbi 2.4 milionë euro kemi bërë mbështetje me subvencione dhe grante për më
shumë se 1500 fermerë edhe bujqë këtu te ju në Artanë. Mbi 250 nëna lehona, nëna të reja dhe
rreth 1600 fëmijë kanë përfituar shtesa, ndërkaq 650 pensionistë të Komunës së Artanës nga
tetori i vitit të kaluar i marrin pensionet me 20% rritje, përveç se i kanë marrë pesë herë
pensionin e trembëdhjetë gjatë katër vjetëve të qeverisjes sonë.
Për këto katër vjet kemi ndërtuar e po ndërtojmë çerdhe në gjithsej 25 komuna të Kosovës, 65
çerdhe me 36 milionë euro, a ata para neve për 17 vjet i kanë ndërtuar veç 4 çerdhe me 1.2
milionë euro. E tash, këto 25 komuna ku ne po ndërtojmë çerdhe janë në të gjitha shtatë rajonet e
Kosovës. Asnjë rajon i Kosovës nuk po ngelet pa dorën e mirë të shtetit që ndërton çerdhe, e këtu
në Komunën e Artanës, në Llabjan po e ndërtojmë një çerdhe për 50 fëmijë, e cila do të jetë e
gatshme deri në fund të këtij viti.
Arsimi ka qenë në fokus tonin, sepse e dimë shumë mirë që punësimi cilësor kërkon arsim
gjithëpërfshirës e në të njëjtën kohë, edhe arsimi sa më cilësor reflektohet në cilësinë e jetës,
karrierës profesionale, të përparimit që bën në jetë, të dinjitetit që ka njeriu apo qytetari i
Republikës. Prandaj, arsimin publik e kemi bërë falas, 173 mijë studentë kanë përfituar. I kemi
dhënë mbi 15 milionë euro bursa në Kosovë, 15 milionë euro bursa për studentë për mbi 11 mijë
studentë dhe për herë të parë e kemi filluar këtë mësimin dual, që e lidh arsimin me tregun e
punës, pra, nxënësit shkojnë 2-3 ditë në fabrikë, ku e zbatojnë dijen që për 2-3 ditë tjera e marrin
gjatë javës në shkolla. E kemi miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës, që do ta ngrisë
edhe më tej edukimin e lartë, e kur ngritet Universiteti i Prishtinës, atëherë kjo reflektohet

anembanë Kosovës në të gjitha nivelet e shkollimit dhe gjithashtu, e kemi unifikuar abetaren me
Republikën e Shqipërisë. Pra, që nga viti 2021, fëmijët në klasë të parë të shkollës fillore, si në
Shqipëri si në Kosovë e kanë të njëjtën abetare, e deri para tri vjetëve, merreni me mend, kanë
mësuar me dy abetare të ndryshme.
Artana, qysh e ka edhe emrin, është e pasur edhe nëntokë, edhe në tokë, edhe me pasuri natyrore,
edhe me trashëgimi kulturore. Këtu e keni Kalanë e Artanës, që është një xhevahir i kulturës
edhe i historisë nga shekulli i XIII, që qeveritë e mëhershme restaurimin e Kalasë së Artanës ia
patën lënë një kompanie serbe, merreni me mend. E tash, me qeverinë tonë, ne përveç që po
punojmë për kalanë, gjithashtu kemi renovuar edhe Xhaminë e Osman Efendisë, edhe Tyrben e
Mehmet Efendisë. Ndërkaq, për kalanë, kur kemi filluar që ta renovojmë, së pari kemi angazhuar
ekspertizë ndërkombëtare për vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga ajo kompani serbe. Jemi duke
e përgatitur projektin për konservim, që do të na mundësojë ndërhyrje të shumëpritura dhe
shumë të nevojshme, e që do të jenë natyrisht të dobishme edhe për turizmin kulturor këtu në
Artanë.
Kjo ka qenë e mundur për shkak se e kemi trefishuar buxhetin për ruajtjen e trashëgimisë
kulturore, në krahasim me vitin 2021 qysh e kena gjetë atëherë, dhe për rrjedhojë, vetëm për tri
vjet e gjysmë i kemi rreth 100 ndërhyrje të përfunduara në monumente të ndryshme, cep më cep
Kosovës. E për këto tre vjet e gjysmë na kena restauruar më shumë se sa dy dekadat pararendëse
marrë së bashku. E gjithashtu, 26 vjet pas betejës së lavdishme të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, kemi miratuar projektin për zhvillimin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari”, në
Prekaz. Me fjalë të tjera, përkushtimi jonë në përgjithësi për kulturën dhe trashëgiminë kulturore,
na e ka mundësu që në veçanti të jemi gjithashtu të angazhuar në Komunën e Artanës.
Të dashur qytetarë të Artanës, shumëkush ka menduar që institucionet ilegale e paralele të
Serbisë ka vetëm në veri të lumit Ibër. Tash, nuk ka të tilla as në veri, as në jug. Në Kosovën e
pavarur kanë operuar 28 komuna paralele dhe 5 qarqe të tyre. Me qeverinë tonë, përfundon
epoka e komunave dhe institucioneve ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës, e para dhjetë
ditësh i mbyllëm komunat paralele të Serbisë për Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë-Kosovë,
Vushtrri, Novo Bërdë, këtu Artanë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj, si dhe posten e tyre
tatimore ilegale.
Sa shumë struktura ilegale e sa shumë grupe kriminale kish pas të dashur qytetarë të Artanës,
saqë nganjëherë të krijohet përshtypja që më shumë ka pas qesi ilegale, paralele e kriminale seksi
shtetërore, zyrtare e ligjore. Aq shumë punë është bërë nga institucionet e vendit tonë për ta
luftuar Serbinë, e cila ka vënë mekanizmat e saj në mënyrë që të na e minojë sovranitetin,
integritetin territorial, ligjshmërinë e kushtetutshmërinë. Prandaj, duke e shtuar buxhetin për 66%
për policinë, i kemi shkatërruar 124 grupe kriminale, prej tyre 43 për krime ekonomike dhe
korrupsion, edhe 40 për luftimin kundër drogës. Janë arrestuar rreth 300 zyrtarë publik. Nuk po
them që s’ka edhe tjerë që duhet me u arrestu, por 300 janë arrestuar deri tash. Nuk është keq,
por ka ende të këqij në sistem, të cilët do të duhej të përndiqeshin sikur prokuroria jonë të ishte
më aktive e gjyqësori jonë më efikas.
Janë konfiskuar 4.5 ton substanca narkotike, 37 rrugë ilegale i kemi mbyllur, 29 prej tyre në veri
të vendit, i kemi shkatërruar 18 laboratorë të drogës, 13 në veri të vendit, 3 plantacione të hapura,

2 në Pejë e 1 në veri dhe 6 laboratorë për prodhimin e kriptovalutave në veri, e prej 1 janarit të
vitit të kaluar ne e kemi një situatë në të cilën paguhet energjia elektrike edhe në veri, prej atyre
që e konsumojnë, e jo jugu të paguajë për veriun, i cili nuk paguan fare dhe masandej e
keqpërdor energjinë falas me laboratorët e kriptovalutave. As kriptovaluta në veri dhe as
mospagesë e energjisë elektrike.
Në katër komunat në veri janë konfiskuar armë dhe municion në 12 depo gjithsej. Kemi
konfiskuar edhe alarmet edhe kamerat e strukturave ilegale në vlerë prej 15 milionë euro. A ju
kujtohet, të dashur qytetarë, se si me alarm në veri të Mitrovicës mblidheshin serbët atje për 5
minuta? Ai alarm nuk ekziston më. Pra, tash për kundrazi, e kemi policinë e shtetit tonë atje, që
nuk lejon alarmim të kriminelëve për grumbullim të tyre. Kriminelët janë ose në burg, tre janë
vrarë dhe shumica kanë ikur për në Serbi.
Përveç investimeve tona në Policinë e Kosovës, jemi të përqendruar edhe për mbrojtjen e vendit
tonë nëpërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë, andaj e kemi dyfishuar numrin e
ushtarëve, e kemi hequr tavanin prej 5 mijë pjesëtarësh, e kemi ngritur moshën e rekrutimit prej
23 në 25 vjeç, kemi katërfishuar trajnimet jashtë vendit, kemi trefishuar buxhetin për ushtrinë
dhe e kemi qindfishuar buxhetin për municion, armatim, e që do të vazhdohet edhe me atë
kontratën që e nënshkruam me MKE-në turke, për fabrikën e municionit në Republikën e
Kosovës.
Ne jemi të përkushtuar edhe për integrim në Bashkimin Evropian, edhe për anëtarësim në
NATO, me ç’rast jemi duke blerë armatim edhe municion, por këtu do ta kisha theksuar
posaçërisht dronët Bajraktar TB2 nga Turqia, sistemin Javelin antitank nga Shtetet e Bashkuara
të Amerikës dhe gjithashtu, së fundmi, helikopterat Black Hawk apo Skifterat e Zi nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.
Ndërmarrjet publike janë bërë të suksesshme në Kosovë me qeverisjen tonë. Shtatëmbëdhjetë
ndërmarrje publike qendrore që i ka Kosova, vetëm dy sosh kanë operuar pa humbje para se të
vijmë ne në qeverisje. Tash që po flasim, shumica operojnë pa humbje dhe për periudhën 2016-
2019 humbjet kumulative të shtatëmbëdhjetë ndërmarrjeve publike qendrore kanë qenë 59
milionë euro. E tash, për tri vjet 2021-2023, kemi arritur që t’i sjellim në nivelin prej fitimit të
139.6 milionë euro.
Për shembull, humbjet e përgjithshme të Telekomit, të Valës për periudhën 2016-2020 kanë qenë
mbi 126 milionë euro, kurse të Postës mbi 7.3 milionë euro. Me qeverisjen tonë, Telekomi
fitimin në vitin 2023 dhe 2024 e ka rreth 15 milionë euro, kurse Posta e Kosovës e ka mbyllur
vitin e kaluar me fitim afër 350 mijë euro.
Unë e di që juve këtu ju intereson shumë Trepça, për shkak të minierave. Edhe ajo është shumë e
vlefshme dhe me fokus te qeveria jonë në programin e saj, sepse fillimisht kemi trashëguar rreth
20 milionë euro borxhe, uzurpim të pronës në jug e në veri, edhe tendencë për t’i përvetësuar
rezervat e saj të plumbit edhe të zinkut, përveçse keqmenaxhim me administrim të vazhdueshëm.
Por, gjërat kanë filluar të përmirësohen, puna është shtuar e bashkë me të edhe prodhimi. Për
shembull, të dashur qytetarë të Artanës, në muajin gusht-shtator 2024 nga Miniera e Artanës janë
nxjerrë gati 3 mijë ton xehe, 28% më shumë sesa në periudhën maj-qershor, kurse për periudhën

shtator-nëntor të vitit 2024 janë nxjerrë gati 8 mijë ton xehe apo rreth 10% më shumë sesa në
periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kurse Miniera e Stantërgut në periudhën shtator-dhjetor ka
qenë fort e suksesshme, sepse ka arritur rekord, 15 mijë ton xehe të nxjerrura. Edhe në Minierën
e Artanës, sikurse në Minierën e Stantërgut, po shënojmë rezultate pozitive muaji pas muaji, vit
pas viti dhe synimi ynë është që të ndalet njëherë e përgjithmonë plaçkitja, zhvatja e
keqpërdorimi dhe Trepça të bëhet bashkë me KEK-un, Telekomin, pjesë të Fondit Sovran të
Republikës së Kosovës, që t’ia shtojmë vlerën edhe prodhimtarinë, e njëkohësisht edhe
punësimin cilësor tek ato. Në mandatin e ri, në fokus do ta kemi përmirësimin e gjendjes në
miniera për t’i rigjallëruar ato, ashtu siç e kemi rigjallëruar Telekomin e Kosovës dhe Postën e
Kosovës.
Tash, të dashur qytetarë, më 9 shkurt kur dilni në zgjedhje, në atë fletvotimin ka shumë numra
aty, por nuk është mirë me humbë kohë me numra që të humbin kohë. Numri që nuk të humb
kohë, por t’i fiton katër vjet mirëqeverisje me mirëqenie, është numri 118. Aty në renditje e keni
1 1 8, Lëvizja VETËVENDOSJE!. Edhe duke votuar masivisht për Lëvizjen VETËVENDOSJE!
me gjysmë milioni vota, me 500 mijë zemra, na nuk kemi nevojë për kurrfarë koalicioni dhe e
thejmë rekordin e pranverës së vitit 2021, bëhemi mazhoranca më e madhe në Kosovën e pavarur
e në Kosovën e çliruar. E nëse dikush ju thotë “me kë bëni ju koalicion?”, ju u thoni atyre që
pyesin kështu, që “na do t’i marrim mbi 500 mijë vota se ne koalicionin tashmë e kemi bërë”, ne
e kemi bërë koalicionin me partinë Guxo dhe me partinë Alternativa.
Tash, çdo sondazh që po bëhet për ne është tavan prej qelqi. Jo sikur ky tavani këtu, por tavan
prej qelqi, tavan prej xhami. Ne e thyejmë çdo sondazh, në sondazhin e ardhshëm, jo pse është
prej xhami, por pse nuk e shohim ne, ne shkojmë lart e më lart dhe ne nuk e shohim xhamin,
qelqin, dhe e thyjmë tavanin prej qelqi në sondazhin e ardhshëm, të secilit sondazh paraprak. Pra,
ne po ngjitemi lart e më lart dhe nuk ka fuqi që na ndal drejt 500 mijë votave më datën 9 shkurt.
Ata tjerët e patën bërë Kosovën, si buxhet, si territor e si institucione, copë-copë, por ata edhe
vetë janë copë-copë. Pra, mos u merrni me ta fare. Vetëm kontaktoni sa më shumë qytetarë cep
më cep, këtu në Artanë e kudo që i njihni në Kosovë, miq dashamirë, kolegë, shoqe, shokë,
familje e farefis, kushërinj nga të gjitha anët, në mënyrë që askush të mos mbetet pa votuar. Nëse
në një familje 6 veta kanë të drejtë të votojnë, se janë mbi moshën 18-vjeçare, nuk duhet të
votojnë vetëm 3, nuk duhet të votojnë vetëm 4, nuk duhet të votojnë vetëm 5, duhet të votojnë të
gjithë 6-ët. Vetëm asisoj e kemi kryer obligimin tonë demokratik, e kemi shfrytëzuar të drejtën
tonë për qeverisje 4-vjeçare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe të partnerëve të saj të
koalicionit.
Përfundimisht, me qeverisjen tonë ka marrë fund ajo teza që është e mundshme edhe pazari me
struktura të Serbisë, edhe puna për Republikën e Kosovës. Nuk është e mundshme edhe pazari
me struktura të Serbisë, edhe angazhimi për shtetin e pavarur. Këto dy gjëra e përjashtojnë njëra-
tjetrën. Kur angazhohesh për shtetin e pavarur, i lufton strukturat e Serbisë, e nëse bën pazar me
struktura të Serbisë, nuk je duke u angazhuar e punuar për shtetin e Kosovës.
Populli jonë e ka një shprehje shumë të mirë. Thotë: Ai që mundohet me i mbajt dy kunguj nën
një sqetull, e ka edhe një kungull të tretë mbi qafë. Pra, ajo mënyrë e qeverisjes, e keqeverisjes,
ka marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Në mesin e 110 kandidatëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të partisë Guxo dhe të partisë
Alternativa, i keni njerëzit e të gjitha profesioneve, të të gjitha anëve të Kosovës cep më cep, të
të dy gjinive, të të gjitha religjioneve dhe në këtë mënyrë dhjetë veta mund t’i votoni. Më kollaj
është se herën e kaluar kur kanë qenë pesë, por nuk është shumë kollaj, sepse secila e secili janë
më të mirë se tjetri, por të gjithë ata së bashku janë padyshim më të mirët, më datën 9 shkurt e
me numrin 1 1 8.
Unë ju falënderoj shumë për mbështetjen që ja keni dhënë edhe Lëvizjes, edhe qeverisë, edhe
atëherë kur ishim opozitë jashtë sistemit, edhe opozitë në sistem, edhe në protesta, demonstrata e
në tubime, edhe në çdo aksion që kemi ndërmarrë e në çdo zgjedhje që kemi dalë. Tash, më
datën 9 shkurt le ta bëjmë një fitore të madhe, të paparë, rekord, historike që e festojmë në
Prishtinë, në Artanë dhe anembanë Republikës së Kosovës cep më cep.
1 1 8 është numri ynë dhe 500 mijë është synimi ynë! Me numrin 1 1 8 e realizojmë synimin
tonë, gjysmë milioni vota për Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Faleminderit shumë e mirupafshim!

Kontribo

04 02 2025

Tubimi në Lipjan-Cep më Cep 118

Lipjani Cep më Cep 118

Mbështetja e qytetarëve të Lipjanit në sheshin e qytetit sot vërtetoi atë që të gjithë qytetarët cep më cep Kosovës tashmë po e dinë, që s’ka që e ndalë fitoren e 500 mijë zemrave, fitoren e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me Albin Kurtin Kryeministër.

Deputeti, njëherit kryetari i Qendrës së Lëvizjes në Lipjan, Adnan Rrustemi duke kujtuar punën e mirë të Qeverisë Kurti 2 që ka shënuar progresin më të madh ekonomik prej pasluftës e deri tek shtrirja e sovranitetit cep më cep, u shpreh i bindur në fitoren e VETËVENDOSJE!-s me Albin Kurtin kryeministër me datë 9 shkurt.

Kryeparlamentari i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, u shpreh se Lëvizja VETËVENDOSJE! në qeverisje ka sjellë më shumë ushtarë për ushtrinë, më shumë policë për policinë, më shumë bursa për student, më shumë subvencione për bujqit, më shumë të ardhura për gratë dhe fëmijët, si dhe më shumë siguri për kufijtë dhe më shumë sovranitet për Kosovën.

Kryetari i Kuvendit Konjufca theksoi se me 9 shkurt është dita vendimtare, është dita kur i gjithë populli ynë do të përbashkohet në numrin 118, do ta votojmë të gjithë këtë numër të vërtetë i cili është i vetmi numër që e bën popullin dhe Republikën e Kosovës fituese.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu theksoi se kur e ke mbështetjen e popullit ccfarëdo sfide është më e lehtë. Ajo kujtoi se kryeministri Kurti e ka dëshmuar që asnjë sfidë nuk e ka ndalur sepse mbështetja e fuqishme e popullit ka bërë që të kemi qeverisje të fortë e të drejtë. Ministrja Haxhiu u shpreh se në mandatin e Qeverisë Kurti 3 të gjitha reformat e projektet që janë munduar të na bllokojnë, do të jetësohen sepse 500 mijë zemrat e 9 shkurtit do të jenë mesazh për të gjithë ata që i penguin këto reforma.

Kryeministri i tanishëm dhe i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij numëroi të arriturat. “Gjatë qeverisjes tonë është rritë 50% buxheti i shtetit, është rritë 50% ekonomia e vendit, po ashtu në vitin e kaluar përveçse ka kaluar bruto produkti vendor mbi 10 miliard, mbi 3 miliard janë të hyrat tatimore, mbi 1 miliard janë eksportet dhe këto do të vazhdojnë edhe më tej, që do të thotë se do të na duhet fuqi e shtuar punëtore, e fuqinë e shtuar punëtore do ta marrim nëpërmjet sistemit dual ku e lidhim arsimin professional me tregun e punës, do ta rritim me diasporën që do të kthehen cdo ditë e më shumë, dhe e treta është projekti “Superpuna për Gratë”, kjo do të thotë që paga minimale për 6 muaj do t’iu jepet grave si shtesë në vendin e punës në sektorin privat ku do të punësohen.”

“E pagën minimale që e kemi gjetur 130 e 170 euro ne e bëmë 265, e bëmë 350, e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë 500 euro. Por e dimë që kur gratë punojnë më shumë, edhe fëmijët duan përkujdesje më të madhe nga shteti: Do ta rrisin edhe numrin e çerdheve, por njëkohësisht edhe mbështetje prej 100 eurove shtesë pensioneve të gjyshërve të cilët përkujdesen për fëmijët 1-3 vjeç e që u punojnë të dy prindërit.”

“Atyre kurrë s’iu ka shkuar mendja as për mbështetje financiare, për nënat e reja, gratë lehona, s’iu ka shkuar mendja kurrë për mbështetje financiare për shtesa për fëmijë. A e din pse? Sepse ata nuk kanë qenë qeveri për familje, qeveri për nëna, qeveri për fëmijë, qeveri për gratë e Kosovës. Ata kanë qenë qeveri veç për vete. Qeveri për fëmijët e tyre, nënat e tyre, gratë e tyre, qeveri për vete. Po a e dini çka të dashur qytetarë, besoni vetëm individë të atyre partive mund të shpresojnë që përfitojnë me fitoren apo me votat për ato parti. Edhe anëtarsitë e partive tjera më së shumti përfitojnë kur fitojmë ne sepse ata përfitimet i koncentrojnë lart, ata ia rrisin rrogën vetes, ata nuk kujdesen për popullin. Edhe anëtarsitë e partive të tjera përfitojnë më së shumti: gratë, fëmijët, pleqtë, burrat, djemtë: edhe ata përfitojnë më së shumti me fitu ne. Pra vetëm ata të cilët nuk i duan familjet e veta dhe fëmijët e vet, ata mundem mos me votu për VETËVENDOSJE!-n e me vetu për vete. Por nëse i duan familjet e veta, nëse i duan fëmijët e vet, nëse i dojnë prindërit e vet, prap edhe ata duhet me votu për VETËVENDOSJE!-n sepse veç ne kemi program për këto kategori shoqërore që i kanë nëvojat më të mëdha dhe e kanë pasë historikisht kontributin më të lartë për shtetin e për kombin tonë.”

“Për 4 vite 65 çerdhe i kemi renovuar, adaptuar ose ndërtuar me 36 milion euro, e ata më herët 17 vite vetëm 4 çerdhe në krejt Kosovën me 1.2 milion euro. Ne kemi ndërtuar më shumë cerdhe në një komunë sesa ata në krejt kosovën për 17 vite.

Kryeministri Kurti theksoi politikat e mira që i kanë ndërmarrë në mandatin e kaluar si dhe pikat programore në mandatin e ardhshëm: “630 milionë euro pë për ministrinë e Mbrojtjes për ushtrinë tonë dhe 66% rritje e buxhetit për policinë, e tash këtë 630 milionëshin do ta rrisim më shumë se 50%, 1 miliard euro për ushtrinë e Kosovës në 4 vitet e ardhshme.”

“Përvecse 1 miliard për ushtrinë, 1 miliard edhe për prodhimtarinë, sepse duhet të kemi sa më shumë ndërmarrje që prodhojnë, e rrisin rendimentin, e zvogëlojnë dhe zëvendësojnë importet dhe në këtë mënyrë i shtojnë vendet e punës në Kosovë e eksportet jashtë Kosovës.”

“Në polici do të investojmë në pajisje, në trajnimë dhe në armatim, por edhe do të avancojmë njësinë e dronëve dhe anti dronëve për të ndihmuar në hetime, mbrojtje dhe mbikqyrje të kufirit dhe sigurinë publike në përgjithësi.”

“Do ta heqim taksën doganore prej 10% për vetura nga BE dhe kufizimin 10 vjecar për veturat që importohen prej jashtë. Në vend të tij do të jetë kriteri i emetimit të gazërave Euro5.”

“Për transportin publik e kemi programin anembanë Kosovës”. Me 10 euro biletë të integruar me transport urban e ndër urban secili qytetar do të mund të udhëtojë ngado lirshëm nëpër Kosovë.”

Kryeministri Kurti vazhdoi me theksimin e pikave tjera programore si “mobiliteti për student”, bursat përvec studentëve të universiteteve private përvec atyre në universitetin public e pika të tjera të cilat do t’ua lehtësojë e përmirësojë jetesën secilit qytetar të Republikës së kosovës.

Kryeministri Albin Kurti për fund u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Lipjanit e gjithë Kosovës që deri më 9 shkurt të bëhen bashkë të gjithë, për fitoren e madhe prej 500 mijë votave e të gjithë bashkë të festojmë për vazhdimin e qeverisë së drejtë e të dobishme të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo

04 02 2025

Tubimi në Prishtinë-Cep më Cep 118

Prishtina e bashkuar në rrugëtimin drejt 500 mijë zemrave

Salla e Kuqe në Prishtinë u mbush plot gjatë tubimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me një energji frymëzuese dhe mbështetje të fuqishme që garanton fitoren madhështore të numrit 118 më 9 shkurt.

Në këtë tubim madhështor, Kryeministri i Republikës së Kosovës e hapi fjalën e tij duke lexuar tekstin e betimit të deputetit të Kuvendit të Republikës, tekst ky që shpreh besnikërinë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve, thekson mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, kujton rëndësinë e përkushtimit ndaj interesit publik dhe kërkon veprime të ndershme.

Pikërisht për shkak se parlamenti është kaq i rëndësishëm për funksionimin e shtetit, përfaqësuesit tanë – idealisht – duhet të jenë njerëzit më të përgatitur e më të merituar të shoqërisë, në mënyrë që parlamenti të pasqyrojë vlerat tona më të larta, tha Kryeministri Albin Kurti.

Tutje, Kryeministri foli për të arriturat e qeverisë që ka drejtuar dhe për programin e ri qeverisës.

Sot, në Kosovë, nga aspekti socio-ekonomik, kulturor, i sigurisë, i sovranitetit dhe i tërësisë territoriale, nuk ka qenë kurrë gjendja më e mirë. Asnjëherë nuk kemi pasur përmirësim më të madh sesa në këto katër vjet të qeverisjes sonë, tha ai.

“E kemi gjetur ekonominë me më pak se 7 miliardë euro, ndërsa tani ka mbi 10 miliardë. Eksportet, vitin e kaluar, kanë kaluar 1 miliardë euro; të hyrat tatimore kanë kaluar 3 miliardë; ndërkaq investimet e huaja direkte janë rritur për më shumë se 130%. Gjatë mandatit tonë kemi pasur afër 700 milionë euro investime të huaja direkte, ndërsa para nesh, mesatarja vjetore nuk kishte arritur as 300 milionë euro. Kjo është një rritje prej mbi 2.3 herë.”

“Jo vetëm kaq, rritja jonë ekonomike ka ndikuar drejtpërdrejt në shtimin e punësimit. Nga 350 mijë të punësuar, sa kishim gjetur në pranverën e vitit 2021, sot kemi 430 mijë, pra një rritje gati 23%. Kjo rritje është shprehur kryesisht tek gratë dhe tek të rinjtë, pasi ky ka qenë synimi ynë: gratë dhe të rinjtë të punojnë sa më shumë, në çdo cep të Kosovës.”

“Pagën minimale e gjetëm 130 dhe 170 euro, ndërsa ne e kemi bërë 350 euro. Në mandatin e ardhshëm, paga minimale do të bëhet 500 euro. Programin “Superpuna” për të rinjtë do ta zgjerojmë me “Superpuna për gratë”. Pra, për gratë që duan të punojnë në sektorin privat, në ndërmarrje të ndryshme, për 6 muaj si bonus do ta marrin pagën minimale mbi pagën që ia jep punëdhënësi.”

Kryeministri Kurti kujtoi edhe investimet në bujqësi, në arsim, në shëndetësi, si dhe në mbrojtje e siguri.

“Në bujqësi, para katër vjetësh, çmimi në pika grumbulluese për qumështin ishte 18 centë për litër. Ne premtuam se gjatë mandatit tonë do të bëhet 28 centë, ndërsa sot është 45 centë për litër, prej të cilave 7 centë i jep Ministria e Bujqësisë. Po ashtu, toka e lavruar vitin e kaluar ishte 50% më shumë sesa në vitin 2019.”

“Në arsim, buxhetin e kemi rritur për 30% dhe kemi bërë falas nivelin universitar për Bachelor dhe Master. Universiteti i Prishtinës ka përparuar për mbi 400 vende në Webometrics. Janë ndarë mbi 11 mijë bursa, me vlerë mbi 15 milionë euro, kryesisht për të rinjtë dhe sidomos për vajzat. 36 milionë euro i kemi ndarë për mbi 65 çerdhe, që janë ndërtuar, rinovuar ose adaptuar. Nuk ka kërkesa të komunave për çerdhe që nuk i kemi trajtuar.”

“Në mbrojtje dhe siguri kemi investuar më së shumti. Mbi 2500 zyrtarë të rinj policorë, prej të cilëve rreth 8% janë serbë. Njëkohësisht, buxhetin për ushtri e kemi shtuar si asnjë qeveri tjetër më parë: 2018-2020 për armatim dhe municion ishin dhënë më pak se 4 milionë euro, ndërsa nën qeverisjen tonë mbi 319 milionë euro për katër vjet. E kemi dyfishuar numrin e ushtarëve dhe kemi hequr tavanin e moshës nga 23 në 25 vjet për rekrutët e rinj. Synojmë që në fund të mandatit të ardhshëm të kemi 1 mijë vajza ushtare në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Nga 300 milionë euro buxhet vjetor do të kalojmë në 1 miliard euro investim në FSK.”

“Buxhetin e barnave esenciale e kemi rritur nga 25 milionë në afër 70 milionë euro, pra gati trefish. Këto 70 milionë euro në mandatin e ri do t’i bëjmë 100 milionë. Për herë të parë do të ketë rimbursim për barna jashtëspitalore, si dhe gjashtë klinika specialistike në gjashtë komuna, përfshirë edhe njërën në Drenas, që i përket rajonit të Prishtinës.”

Në këtë tubim madhështor, Kryeministri Kurti prezantoi kandidatët nga lista jonë fituese 118: Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Artane Rizvanolli, Ejup Maqedonci, Fitore Pacolli, Bylbyl Sokoli, Shqipe Mehmeti-Rexhepi, Mefail Bajqinovci, Adriana Matoshi, Daulina Osmani, Ilir Kërqeli, Leonora Bajraktari-Shabani, Edona Llalloshi, Enver Dugolli, Egzona Tërdevci, Blerim Gashani, Vlora Limani-Hajnuni, Shpend Bardiqi, Triera Kasumi-Berisha, Halil Thaçi, Adnan Rrustemi, Arben Vitia, Jeta Statovci dhe Glauk Konjufca.

Në fund, Kryeministri Kurti tha se, nëse para katër vjetësh u kemi bërë thirrje qytetarëve të Kosovës ta ndalim keqqeverisjen, tash u bëjmë thirrje ta vazhdojmë mirëqeverisjen. Zgjedhjet e vërteta parlamentare janë në vitin 2029. Më 9 shkurt nuk ka zgjedhje, më 9 shkurt ka referendum. E në referendum, siç dihet, janë dy përgjigje: “po” ose “jo”. Ne themi “po e po”; këto dy shkronja të arta i kanë tri shifra: një numër – 118. Më 9 shkurt, njëqind e tetëmbëdhjetë!

Kontribo

04 02 2025

Tubimi në Mitrovicë-Cep më Cep 118

MitroVVica 118

Sheshi “Mehë Uka” në Mitrovicë i mbushur cep më cep në tubimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me entuziazëm frymëzues e mbështetje që garanton fitoren madhështore të numrit 118 më 9 shkurt. Me mikpritje të zjarrtë, qytetarët e Mitrovicës e bënë dimrin verë, ashtu siç fitoren tonë do ta bëjnë të zjarrtë me 500 mijë zemrat anembanë Kosovës.

Teksa mori fjalën e tij duke iu drejtuar qytetarëve në shesh, kryeministri Albin Kurti tha se sot, kushdo mund të shkojë kurdo andej Ibrit, për punë, për pushim apo për qef, në ditët e javës apo të fundjavës, e sidomos qytetarët e Mireovicës.

Më tutje ai u shpreh: “1000 lajme të rreme nuk mund ta mposhtin të vërtetën. Sot në veri të Kosovës valon flamuri i Republikës së Kosovës, policia dhe ushtria e Kosovës janë më të forta se kurrë më parë, Kosova është një nga vendet me rritjen më të madhe ekonomike e ngritjen më të lartë demokratike. Këto janë të vërtetat e popullit që s’ka portal e analist që t’i shtrembërojë.”

“Të gjitha komunat në Republikën e Kosovës janë anëtare të Asociacionit të Komunave të Kosovës. Komuna e fundit që është anëtarësuar aty është komuna veriore e Mitrovicës më 22 gusht 2023. E falënderoj kryetarin Erden Atiqi, që është me neve këtu sonte, bashkë edhe me kryetarin e Leposaviqit, Lulzim Etemin, për këtë iniciativë të kurorëzuar suksesshëm. Asociacioni i Komunave të Kosovës është plotësuar e kompletuar”, nënvizoi kryeministri Albin Kurti.

Në vazhdim të fjalës së tij, kryeministri Kurti theksoi se rritja e ekonomisë, shpërndarja e mirëqenies dhe shtrirja e sovranitetit janë ardhmëria e dëshiruar që tashmë po ndodh, duke shtuar edhe se kjo dekadë është e Mitrovicës dhe e VETËVENDOSJE!-s, e ky shekull është i Republikës dhe i shqiptarëve.

“E luftuam me shumë sukses krimin e organizuar dhe korrupsionin, u mbyllën dhjetëra laboratorë të drogës e prodhime ilegale të kriptovalutave, u mbyllën dhjetra rrugë ilegale e u vendos rend në çdo cep të territorit të vendit. E tash, në veri të Kosovës, edhe paguhet energjia elektrike që konsumohet, edhe janë shuar strukturat ilegale të Serbisë, e kriminelët e tyre, nëse s’janë vrarë, ose janë në burg ose janë arratisur jashtë prej vendit tonë”, theksoi kryeministri Albin Kurti.

Në vijim, ai shtoi se me qeverisjen tonë, buxheti për komuna është rritur me 44%, sepse duam t’i ndihmojmë qytetarët tanë në çdo komunë. Po ashtu, foli edhe për rritjen e pagave përgjatë këtij 4-vjeçari, duke premtuar se paga minimale do të shkojë mbi 500 euro.

Në fjalën e tij përballë qytetarëve të Mitrovicës, kryeministri Kurti përmendi edhe kryetarin e kësaj komune, i cili si Guvernator i BQK-së nuk u mor fare me dinarin serb si mjet pagese, por edhe kur ishte Ministër i Financave nuk u kujtua që ka nëna lehona e fëmijë që kanë nevojë për mbështetje financiare. Ai e ftoi publikisht atë që të shkojë në veri, në zyrën e kryetarit të komunës veriore, Erden Atiqit, të cilit nuk ia uroi as fitoren. “Edhe atje është Republika e Kosovës”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai premtoi se do të ndërtojmë spital të ri në Mitrovicë dhe Ferizaj, e sa i përket Trepçës, tha se asaj ia kemi kthyer terminalin rajonal dhe se do ta fusim nën ombrellën e Fondit Sovran, si dhe do t’ia zgjerojmë prodhimin përmes hapjes së punishteve të reja të nxjerrjes së zejes, duke ia rikthyer edhe industrinë e plumbit dhe të zinkut. Njëkohësisht, foli edhe për përfundimin e rrugës Mitrovicë-Prishtinë dhe stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Në këtë tubim madhështor në Mitrovicë, kryeministri Kurti prezantoi gjashtë kandidatë nga lista jonë fituese 118: Faton Peci, Arjeta Fejza, Agim Bahtiri, Hasime Tahiri Hasani, Sanije Rexha dhe Armend Muja, e nga aty tha se në këto zgjedhje, në Mitrovicë pret që më 9 shkurt, për numrin 118 dhe LËVIZJEN VETËVENDOSJE! të kemi 30 mijë vota, për 500 mijë zemra në të gjithë Kosovën.

Sa i përket votës së diasporës, kryeministri Albun Kurti bëri thirrje që nga jashtë Kosovës të votojnë sa më parë e pa u vonuar, ata të cilët kanë bërë regjistrimin, e më datën 8 shkurt të votojnë ata që janë regjistruar për votim në ambasada e konsullata.

“Në mbrëmjen e 9 shkurtit, nga kutitë e votimit, në disaporë dhe Kosovë, të shpërthejnë 500 mijë zemra për fitoren më të madhe, historike, rekord e të paparë në Kosovën e pasluftës”, tha kryeministri Albin Kurti, duke e përmbyllur këtë tubim të mrekullueshëm në Mitrovicë, që shënoi edhe një hap më shumë e më afër fitores së madhe, që mban numrin 118.

Kontribo

04 02 2025

Tubimi në Ferizaj-Cep më Cep 118

Ferizaj si asnjëherë më parë, cep më cep 118

Atmosferë e zjarrtë në Ferizaj, në sheshin “Adem Jashari” mijëra qytetarë të mbledhur në mbështetje të Qeverisë Kurti, të Kryeministrit Albin Kurti, të fitores tonë me 9 shkurt cep më cep Republikës.

Një mik i veçantë, nga Partia Socialdemokrate Gjermane e Kancelarit Olaf Scholz, deputeti Andreas Schwarz, e hapi tubimin duke shprehë mbështetjen e tij dhe të SPD për VETËVENDOSJE!-n dhe Albin Kurtin Kryeministër të Kosovës edhe për një mandat tjetër.

Deputeti Schwarz në fjalën e tij tha “mund të pyesni se përse kam bërë gjithë këtë rrugë për të ardhë këtu kur pas tri javëve kemi zgjedhje në Gjermani? Përgjigja është e thjeshtë: politikat e mira meritojnë mbështetje, sidomos kur bëhet fjalë për drejtësi sociale sepse cilësia e një qeverie matet nga sa kujdeset ajo qeveri për qytetarët e saj e veçanërisht për ata që kanë më së shumti nevojë. Qeveria Kurti ka dëshmuar që në kohërat më të vështira të krizave të njëpasnjëshme, të inflacionit, që përmes reformave dhe masave të duhura mund të përmirësohet jeta e qytetarëve, e të rinjve, e familjeve në Kosovë duke hapur njëkohësisht një perspektivë të re për ta. I urojmë sukses VETËVENDOSJE!-s në fitoren e saj bindëse me 9 shkurt, SPD do të jetë përherë pranë jush”, përfundoi fjalën deputeti Schwarz.

Mes flamujve që valviteshin, mes brohoritjeve të shumta mbështetëse, fjalën e mori Kryeministri Albin Kurti, i cili theksoi se pikat ku do të koncentrohet qeverisja e re e drejtuar prej tij nga 9 shkurt.

“1 miliard për prodhimtarinë dhe 1 miliardë për ushtrinë. E kemi gjetur raporti eksport import 1:9 e kemi bërë 1:6 por duhet ta bëjmë edhe me më mirë se 1:6, 1:5, 1:3, 1:2, 1:1 dhe 2:1, edhe më shumë të eksportojmë. Ndërkaq kemi investuar 600 milionë në siguri duke blerë sisteme armatimi anti-tank Javelin, drone Bajraktar dhe helikopterë Black Hawk, kemi filluar fabrikën e municionit dhe do të investojmë 1 miliardë në sigurinë tonë”, tha Kurti.

Kryeministri u ndal edhe te projektet që lidhen me Ferizajn, ngrohtoren dhe spitalin e qytetit.

“Ferizajin do ta bëjmë me ngrohtore të re të qytetit sepse është ngrohtë në tubimet tona por duhet ta kemi ngrohtë edhe nëpër banesat tuaja edhe nëpër shtëpitë e juaja. Do të vazhdojnë investimet në eficiencë të energjisë, për familjet që kanë nevojë për përkrahje për të izoluar shtëpitë e tyre e për të siguruar kushte më të mira për nxënësit, pacientët, sportistët, e zyrtarët në ndërtesa publike si shkolla, spitale e salla sporti. Kësisoj sigurojmë kushte më të mira jetese për qytetarët, ngrohje me çmime të përballueshme, e lehtësim të ngarkesës në rrjetin elektro energjetik.”

“Ferizajin do ta bëjmë me spital të qytetit. Projekti i spitalit që e kemi gjetur ka qenë i dobët, rrezikshëm i dobët, objekti që është ngritur nuk i plotëson as kriteret minimale të stabilitetit e të izolimit, ai përveç se ka rrezikuar që të bëhet një vend i ndonjë fatkeqësie të madhe për shkak të stabilitetit të ulët, izolimit që ishte paraparë për objektin e spitalit do të dëmtonte menjëherë pajisjet mjekësore milionëshe të cilat do të vendoseshin aty. Me qeverinë tonë të re spitali i ri do të jetë i sigurtë dhe në shërbim të të gjithëve në rajonin e Ferizajt përtej komunës këtu. Spitali do të kushtojë gati 28 milionë euro, buxhetin e kemi siguruar, punimet fillojnë sivjet, Ferizaji do ta ketë spitalin më modern në Republikën e Kosovës. Përveç spitalit në Ferizaj do ta ketë edhe Qendrën e re të Mjekësisë Familjare ku punimet po vazhdojnë dhe ku qeveria jonë po investon më shumë se 2.2 milionë euro. Çdo qytetarë i Ferizajt do ta ketë mjekun e vet familjarë. “

Tutje, Kryeministri foli për planet që qeveria ka për shtimin e punësimit në vend. Në Kosovë do t’i ndërtojmë edhe gjashtë poliklinika specialistike të reja në Drenas, në Sharr, në Podujevë, në Viti, në Rahovec, dhe në Leposaviq. Po ashtu do të themelojmë Fondin e Sigurimeve Shoqërore për mbulim të pagesës për pushimin e lehonisë dhe atë prindëror e po ashtu në rast të humbjes së vendit të punës që të kemi një rrjetë sociale pë rata të cilët kanë pasë një fatëkeqësi të tillë pra të mos bien nën pragun e varfërisë pse e humbën vendin e punës. Të dashur qytetarë ne do të krijojmë shumë vende të reja të punës, shumë do të punojmë që do të thotë do të na duhen edhe më shumë punëtorë, që do të thotë do të na duhen punëtorë cilësorë. 22.5% është shtuar prej 350 mijë në 430 mijë punësimi në Kosovë për vetëm katër vjet.

“Ne e kemi nivelin e lartë të përgjegjësisë shtetërore dhe besimin e madh popullor. Prandaj edhe rruga jonë është e drejtë dhe ajo çfarë duam ne është mbështetja krejt e kjo krejt mbështetje e ka një numër 118 në fletvotim e 500 mijë në kutia”, tha Kryeministri Albin Kurti.

Në fund, Kryeministri prezantoi kandidatët për deputetë: ministrin e Financave, Hekuran Muratin, Shqipe Metaj Isufi, Dimal Basha, Valon Ramadani, Adelina Grainca, kandidati Vigan Qorolli, Arbresha Meha, Enver Haliti, Alban Bajrami, Brunilda Gjura, Milazim Salihaj, Mirsad Shkreta, Jeton Raka, Basri Hyseni, Fatbardha Zogaj-Reka.

“Të dashur qytetarë e keni parë se çka po thotë partia e këtij kryetarit të komunës, po thotë: “ma mirë”. “ka ma mirë”, a bënë ma mirë a nuk e di…Tash, shumë gjëra janë bërë, shumë të tjera kanë nisur, që të gjitha të mira me qeverinë tonë e tuaj të mirë. E nëse dikush mendon se Kosova “mundet ma mirë” – ne i themi po – jo që mundet më mirë po mundet shumë më mirë, mundet pakrahasimisht më mirë sesa kur keni qenë ju dikur. E në anën tjetër populli e ka një shprehje të mirë, thotë: “e mira s’ka skej” mirëpo me mandatin tonë të ri, e me Kosovën cep më cep me sovranitet e integritet edhe “skejen” e të mirës kemi me e pa, edhe të mirës skajin kemi për t’ia parë”, tha Kryeministri Albin Kurti.

Kontribo

04 02 2025

Tubimi në Gjilan-Cep më Cep 118

Gjilani Cep më Cep VETËVENDOSJE!

Sonte temperaturat ishin të ulta, por jo dhe në kryeqytetin e Anamoravës, Gjilanin, aty ku mijëra zemra të zjarrta u mblodhën në tubimin mobilizues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, për fitoren e madhe me 500 mijë❤️ për numrin 118.

Tubimi u hap nga kryeministri i tanishëm dhe në ardhje Albin Kurti, i cili para gjilanasve renditi disa nga arritjet kryesore të Qeversisë Kurti 2, me theks të veçantë masat e ndërmarra për mbështetje të familjes.

“Gjatë këtyre katër viteve të qeverisjes tonë, nuk ka familje që nuk është mbështetur në një mënyrë ose në një tjetër, por gjithashtu këtë e kemi bërë cep më cep, pa diskriminuar asnjë kategori shoqërore as komuna, as rajon as gjini.

Më së shumti e më së pari i kemi mbështetur nënat lehona e fëmijët deri në 16 vjeç me shtesa të cilat edhe u dyfishuan edhe u trefishuan, afër 70 mijë nëna lehona dhe 400 mijë fëmijë.

Për të rinjtë nga mosha 18-29 vjeç e kemi aplikuar programin SUPER PUNA, nga ku 16 mijë të reja e të rinj janë punësuar në 10 mijë ndërmarrje të sektorit privat anekënd Kosovës.

Punën për të rinjtë do ta vazhdojmë e do ta kemi superpunën edhe për gratë, me ç’rast gjashtë muajt e parë ato marrin bonus mbi pagën e tyre edhe mbi pagën minimale, që e kemi gjetë 130 e 170 euro, e kemi ba 275 euro, e kemi ba 350 euro e do ta bëjmë 550 euro.

Kjo qeveri është për familjet, për familjet e Kosovës jo për familjet e ministrave a të kryeministrit qysh ka qenë dikur me ata ish, ish, ish, pushtetarët e qeveritarët e të gjitha llojeve e ngjyrave që kanë shkuar për tu mos u kthyer e kurrë mos u kthefshin”.

Pastaj fjalën e tij kryeministri Kurti e vazhdoi duke renditur dhe disa nga zotimet për mandatin e rradhës në disa sektor të ndryshëm.

“Një miliard euro për ushtrinë e Kosovës dhe mbrojtjes cep më cep që të na ruaj kufirin, sovranitetin shtetëror dhe do të na mirëmbajë integritetin territorial.

Një miliard euro për prodhimtarin. Kush prodhon do të mbështetet, do të ndihmohet.

Në mandatin e ri asnjëherë nën një miliard euro investime kapitale”.

E në mesin e zotimeve ishin dhe projektet specifike për regjionin e Anamoravës, për të cilat kryeministri Kurti tha:

“Austostrada e Gjilanit do të bëhet jo vetëm deri në Gjilan por deri te Dheu i Bardhë sepse na duhet në mënyrë jetike, jo vetëm tregtare e kulturore lidhja infrstrukturore me Luginën e Preshevës, Medvegjën e Bujanovcin.

Stadiumi e Gjilanit gjithashtu do ta përfundojmë.

E mos të harrojmë të përmendin që të gjitha rrugët ilegale në Anamoravë i kemi mbyllur përgjithmonë, teksa të shtunën ka filluar punën terminali shtetëror tek Dheu i Bardhë. Ky është lajm i keq për zhvatësit dhe plaçkitësit të cilët besonin se janë dogana e shtetit”.

Ndërsa po ashtu nga ana e kryeministrit u përmendën dhe projektet që kanë për qëllim ngritjen e rëndësisë strategjike e tregtare të Kosovës, e po ashtu lidhjen e pashkëputshme me bashkëkombasit tanë.

“Mandati i ardhshëm është mandat i hekurudhave. Do ta nisim projektin që lidhë Prizrenin e Ferizajin me Gjilanin dhe Bujanovcin.

Pra nuk mjafton autostrada duhet dhe do ta kemi edhe hekurudhën”.

Fjalimi përfundoi duke prezantuar kandidatët me origjinë nga regjioni Anamoravës; Liza Gashi, Ismajl Kurteshi, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Luan Aliu e po ashtu duke paralajmëruar fitoren e madhe më 9 shkurt.

“Jam vet i 110 në listën me numër 118, listën fituese të 500K❤️.

Dimrin na është bërë verë, e më 9 shkurt do të kemi pranverë”.

Kontribo

03 02 2025

Tubimi në Gjakovë-Cep më Cep 118

Në GjakoVVë, për të riafirmuar fitoren e 9 shkurtit, qeverisjen e drejtë, të mbarë e të mirë edhe për katër vitet e ardhshme, që ja nis nga vota për numrin 118 dhe nga bashkimi i 500 mijë qytetarëve cep më cep e anekënd, me Lëvizjen VETEVENDOSJE!

“Për ne bastioni i vërtetë është zemra e qytetarit. Ne duam që dinjiteti të jetë e drejtë e maksimumit të qytetarëve. Prandaj Kosova nuk pranon më bastione partiake e politike. Kosova është e të gjithëve dhe për të gjithë, cep më cep, zemër për zemër. Atdheu matet me zemrat e njerëzve të tij, e fitorja jonë matet me 500 mijë zemra me 9 shkurt.” tha kryeministri Kurti në hapjen e këtij tubimi të radhës madhështor.

Me qeverinë tonë, kurrë më shumë nuk kanë patur dukshmëri puna e grave dhe gratë në punë. “Qeveria e cila është përcaktuar nga gratë, patjetër që ndjen obligim të realizojë politika për to. Fitorja na kishte ardhur prej vajzave dhe grave dhe politikat tona iu kthyen pikërisht atyre, me dorën e mirë të shtetit që i mbështeti dhe i përkrahu.” shtoi kryeministri i Republikës sonë e kryetari i Lëvizjes VETEVENDOSJE!, duke shtuar se edhe me 9 shkurt, shumica e votave të të vendosurve, janë vetë ato të vajzave dhe të grave.

E me 9 shkurt, nuk ka zgjedhje. Zgjedhjet janë më 2029. Me 9 shkurt ka referendum. E në referendum janë dy opsione: po ose jo. E duke i thënë ‘po’ qeverisë tonë, ‘po’ numrit 118, ju u thoni njëkohësisht ‘jo’ numrave të tjerë, dhe ‘jo’ atyre që keq qeverisën ma shumë se dy dekada.

“Në atë anë të tyre, është edhe kapitali i oligarkëve, e sidomos i njërit prej tyre, me kompaninë e tyre, që e regjistrojnë me “Djakovica” e “Pec Serbia”, dhe që e dëbojnë nga puna motrën e dëshmorit vetëm pse në familjen e tyre më kanë pritur mu për vizitë. Dhe në anën tjetër, jemi ne njerëzit, jo kapitali i zhvatur, por njerëzit, njerëzit me zemër të madhe, njerëzit që duan të pasurohet e të forcohet shteti, dhe pasurimi të bëhet për të gjithë, e jo për disa, dhe atë me punë, ligj e nder dhe jo me zhvatje, plaçkitje e arbitrazhe të kurdisura. Prandaj të dashur qytetarë, të nderuar gjakovarë, ne e duam vendin tonë Kosova Republikë e jo Kosova klan.” tha kryeministri mes thirrjeve përkrahëse të qytetarëve, të cilët u bashkuan njëzëri.

Sepse atyre kur ne u kërkojmë që të heqin dorë nga privilegjet dhe ta kthejnë pasurinë e plaçkitur, mendojnë se po e pësojnë një padrejtësi. Por me privilegje e pasurim të pajustifikueshëm nuk ka barazi, se në fakt barazia është drejtësi, dhe drejtësia do të veprojë mbi të gjithë ata të cilët e plaçkitën vendin tonë, ja morën të mirat materiale, dhe na e vonuan neve zhvillimin e progresin. Kjo është arsyeja, ky është shkaku, pse në mandatin tonë të ardhshëm do të kemi një prokurori të re speciale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndër projektet infrastrukturore, kryeministri tha se do ta ndërtojmë autostradën e Dukagjinit, që lidh Prishtinën, Rahovecin, Gjakovën, Deçanin me Pejën dhe Istogun si dhe hekurudhën Prishtinë-Durrës me segmentin Gjakovë-Shkodër. Teksa me draft ligjin për automjete do ta heqim kufizimin 10 vjeçar për vetura që importohen nga jashtë si dhe taksën doganore prej 10% për veturat nga Bashkimi Evropian, e me programin “Anembanë Kosovës” me biletë të integruar mujore prej 10 euro do të mund të udhëtojmë anembanë Kosovës me transport publik, për transport të mirë urban e ndërurban.

Krahas rritjes së pagës minimale në së paku 500 euro, programin Superpuna për Gratë, shtesat për gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat e tyre si shteti i dytë në Evropë që do ta zbatojë këtë model pas Suedisë, si dhe rritjen e numrit të çerdheve, për këtë të fundit, kryeministri shprehu:

“Ne kemi ndërtuar më shumë çerdhe në një komunë sesa ata për 17 vjet në krejt Kosovën. Dhe a e dini pse është kështu? Se ata nuk kanë qenë qeveri as për nana e as për fëmijë. Ata kanë qenë qeveri për vete. Ata kanë qenë qeveri për fëmijët e vet, gratë e veta e nanat e veta, por jo për nanat e Kosovës, jo për gratë e Kosovës, jo për fëmijët e Kosovës, qysh është qeveria jonë.” Pra jemi qeveria për prindër, qeveria për fëmijët, qeveria për familjet.

Theksoi dhe programin mobiliteti për student, ndarjen e 1 miliard eurove për ushtrinë, deri në 1 miliard euro për prodhimtari e mbi 1 miliard euro në vit shpenzime apo investime kapitale, ku vetëm në Brezovicë do të investojmë së paku gjysëm miliardi euro nga partneriteti publiko-privat, tash që e kontrollojmë ne dhe e kemi fiskalizuar ne, për dallim prej kohërave të mëhershme kur kontrollohej e përfitohej prej saj prej strukturave ilegale, institucioneve paralele të Serbisë që ne i mbyllëm, i eliminuam, i shporrëm, cep më cep.

“630 milionë euro ka qenë buxheti në këto katër vite i gjithmbarshëm për mbrojtje e për ushtri. Mbi 50% do ta rrisim në mandatin e ardhshëm. 319 milionë euro kemi ble armatim e municion. E ata para neve, 2018-2020, as 4 milionë euro.” tha kryeministri Kurti.

Gjatë tubimit ai prezantoi dhe disa prej kandidatëve të listës sonë fituese si Arbërie Nagavci, Mimoza Kusari Lila, Ardian Gola, Hysamedin Feraj, Dafina Gexha Bunjaku, Diana Qarkaxhija, Nezir Kraki, Gegë Lleshi, Agon Dobruna, Luan Gacaferri, Agon Batusha.

Prandaj me 9 shkurt duhen 500 mijë vota, 500 mijë zemra, jo veç me dalë të parët, por ne me e formu qeverinë vetë, në mënyrë që me qeverisë drejtë, mbarë, mirë, sikur në këto katër vjet, bile edhe ma shpejt, edhe ma shumë.

“Ne votojmë me 9 shkurt, nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të mbrëmjes. Ndërkohë mërgata ka nis të votojë para neve. Por ka edhe shumë që ende nuk e kanë hedhur zarfin në postën e tyre më të afërt edhe pse janë regjistruar online për një gjë të tillë. Nga Gjakova, ju bëj thirrje të gjithë bashkatdhetarëve cep më cep globit, kudo që janë, që mos ta lënë votimin në ditën e fundit. Afati i fundit për votim të mërgatës përmes postës është 8 shkurti, por, me 8 shkurt, zarfi duhet të jetë në adresën postare. Çdo votë e çdo zarf që mbërrin në adresën postare pas 8 shkurtit bëhet votë e pavlefshme, zë i humbur, mundësi e shkuar kot. Andaj mos i prisni pesë minutat e fundit të afatit, por merrni pesë minuta të ditës suaj sa më parë, për ta hedhur votën për atdhe, nga çdo cep i botës ku je.”

Kontribo

31 01 2025

Tubimi në Rahovec-Cep më Cep 118

Tubim madhështor në Rahovec: Entuziazëm dhe përkushtim për fitoren e 500 mijë zemrave që rrahin si një.

Rahoveci, toka e begatë e vreshtave dhe e punës së palodhur, nuk është vetëm simbol i bujqësisë, por edhe i vendosmërisë për zhvillim e jetë me dinjitetit. Një vend ku njerëzit e mbajnë fjalën, e ku historia dëshmon për sakrificë dhe qëndresë të grave e të burrave. Në këtë qytet të veprimtarit e filozofit Ukshin Hoti e të poetit Xhevdet Bajraj, Lëvizja VETËVENDOSJE! zhvilloi një tubim të fuqishëm ku para qytetarëve, u ritheksua vizioni për zhvillim, drejtësi dhe qeverisje të ndershme.

Tubimi u hap nga koordinatori i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec Dr. Ali Dula, i cili theksoi se Rahoveci ka qenë gjithmonë i pathyeshëm në idealet e tij. Ai falënderoi qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe nënvizoi rëndësinë e vijimit të politikave që mbështesin bujqësinë, ekonominë dhe mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve.

“Shpresa është prej përvojave themelore të jetës ajo ndjek jetën dhe brezat njerëzor por shpresa për një jetë sa më të mirë në Kosovë me zhvillim e siguri është gjëja më domethënëse që Qeveria Kurti 2 e bëri cep më cep Kosovës. Ata që dikur kishin mundësi t’i rregullonin këto nuk arritën të jenë kontributor për këto e as të dashur para popullit. Sot me 9 shkurt të gjithë cep më cep Kosovws ti bashkohemi marshit ngadhnjimtar të triumfuesit që quhet Albin Kurti”, tha Dula.

Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci u ndal tek punët në sektorin e arsimit, në ato të mandatit që shkoi duke kujtuar sfidat e sukseset e ministrisë që ajo e udhëheqi: “4 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, kemi përfunduar qerdhen për 120 fëmijë dhe jemi në proces për një cerdhe tjetër për 60 fëmijë. Shkolla të reja moderne. Punët e mira të këtij mandati do ti vazhdojmë më mirë dhe më fuqishëm me qeveria kurta 3. Mësimin dual në 12 profile 1600 nxënës tashmë të përfshirë, do të vazhdojmë mandatin tjetër me së paku 10 profile të reja.”

Ministrja Nagavci bëri thirrje për dalje masive në këto zgjedhje në mënyrë që të arrihet qëllimi për grumbullimin e 500 mijë votave. “Gra të Krushës që i keni të hapura plagët e luftës, që dhimbjen e shndërruat në forcë ju ia dolët për familjet tuaja, për vendin tonë ju jeni frymëzim për gjithë ne. 9 shkurti do të jetë data ku do të dëgjohet zëri i secilës.”

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti u shpreh se “Ju në Rahovec e bujqit gjithandej Kosovës e dini mirë çka është sistemi pikë-pikë, sistemi i ujitjes pikë-pikë. Mirëpo të mirat vinë pikë-pikë nga toka prej njerëzve punëtor, ama ata të cilët nuk i kanë marrë të mirat nga toka ose përmes punës e pikë-pikë, ata që janë pasuruar në kurriz të popullit do ta mësojnë cka është sistemi cent për cent. Se këtu në Rahovec e bujqit gjithandej Kosovës sistem pikë-pikë e ata milion–milion dikur, nuk shkon. Ne vazhdojmë me pikë-pikë por byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe prokuroria e sistemi i ri i drejtësisë cent për cent do t’ia kthejë popullit pasurinë e plaçkitur, të vjedhur e të zhvatur ndër dy dekada.”

Kryeministri tutje vazhdoi me punët e qeverisë që ndër tjera kanë prekur edhe qytetin e Rahovecit:

“Po e mbështesim Rahovecin me 8 milionë ero në ndërtimin e rrugës me katër korsi Rahovec-Xërxë. Me gati 5 milionë euro për tre vitet e ardhshëm për ndërtimin e stadiumit në Rahovec. Dhe me 2.5 milionë euro ndërtimin e qendrës kulturore multifunksionale në Rahovecin tonë e tuaj të dashur. Në mandatin e ardhshëm do ta përfundojmë rrugën Prizren-Tetovë, autostradën Prishtinë-Gjilan deri te Dheu i Bardhë, rrugën Dollc-Gjakovë, atë Kiev-Zahaq, dhe Duhël-Shtime-Banullë, por gjithashtu do ta ndërtojmë edhe rrugën e Dukagjinit për ta lidhur Prizrenin, Rahovecin, Gjakovën, Deccanin, me Pejën dhe Istogun.“

Kryeministri Albin Kurti, rikujtoi transformimet e mëdha që kanë ndodhur në qeverisje që nga marrja e mandatit. Ai theksoi se rezultatet e deritanishme janë dëshmi e qartë se vetëm me qeverisje të ndershme dhe punë të palodhshme mund të ndërtojmë një Kosovë më të drejtë dhe më të zhvilluar duke ngritur valën e entuziazmit në tubim.

Në një atmosferë të mbushur me entuziazëm dhe besim, bëri thirrje për mobilizim të të gjithëve për referendumin zgjedhor e fitoren e madhe duke theksuar se qytetarët e Rahovecit treguan edhe një herë se janë të vendosur për të qëndruar në rrugën e zhvillimit dhe drejtësisë, me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, me numrin 118 në ballë të progresit shoqëror e shtetëror.

Kontribo

30 01 2025

Tubimi në Vushtrri-Cep më Cep 118

VVushtrria e ka VVendosë me 118 ajo e do vendin Kosova Republikë e jo Kosova klan

Në Vushtrrinë e zjarrtë, as shiu s’pati fuqinë të shuajë zjarrin e zemrave të mbushura me përkrahje për qeverinë më të suksesshme të Kosovës së pavarur e të çliruar dhe për kryeministrin Albin Kurti.

Ministri i Bujqësisë, z. Faton Peci, theksoi se qytetarët e Vushtrrisë e të Kosovës nuk duhet t’ua harrojnë e falin atyre që sulmin në Banjskë nuk e cilësuan si sulm terrorist dhe veriun e Kosovës e quajnë dhuratë të Rankoviçit. Ministri Peci u shpreh se më 9 shkurt Kosova ka vetëm një opsion, dhe ai është numri 118.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u shpreh se në mandatin e ardhshëm të qeverisë sonë, pas 9 shkurtit, me numër deputetësh edhe më të madh se në mandatin e kaluar, do të realizojmë të gjitha zotimet tona të reja, përveçse do të vazhdojmë punët e mira të mandatit të kaluar, duke përmendur secilin nga zotimet e programit qeverisës për mandatin e ardhshëm.

“Kësisoj, le të fillojmë me programin ‘Gjenerata për gjeneratë’, që nënkupton 100 euro shtesë mbi pensionin ekzistues për gjeneratën e pleqve tanë, gjysheve e gjyshërve, që do të kujdesen për fëmijët prej moshës 1-3 vjeç, kur të dy prindërit u punojnë atyre.”

“Pastaj, programi ‘Superpuna për gratë’: kudo që punësohen gratë nëpër ndërmarrje private, ne do t’ua japim për 6 muaj shtesë nivelin e pagës minimale, që aktualisht është 350 euro. Ka qenë 130 e 170 euro, e në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë mbi 500 euro pagën minimale.”

“Përveç spitalit në Ferizaj, do ta ndërtojmë edhe spitalin e ri në Mitrovicë dhe do të sigurojmë deri në 100 milionë euro buxhet për listën e barnave esenciale. Në vitin 2021 i kemi gjetur 24 milionë, në mandatin tonë që po i vjen fundi tash e kemi bërë 70 milionë, ndërsa në mandatin tonë të ardhshëm 100 milionë euro për listën e barnave esenciale në shtetin tonë.”

“Do ta kemi programin ‘Mobiliteti për studentët’, i cili i mbështet studentët në nevojë çdo muaj, varësisht nga distanca ku studiojnë. Sa më larg që studion një studente apo një student nga vendbanimi e vendlindja e tij/saj, aq më shumë do ta mbështesim si shtet. Gjithashtu, do të ketë bursa për studentët që vijojnë studimet në shkollimin jo-universitar dhe jo-publik. Sepse nga studentët tanë varet cilësia e punëtorëve tanë në ekonominë tonë”, theksoi kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti gjithashtu përmendi edhe zotimet e tjera të programit të qeverisë Kurti 3, si projekti për transportin publik “Anembanë”, ku me 10 euro në muaj qytetarët do të kenë mundësi të udhëtojnë kudo nëpër Kosovë. Po ashtu, ai theksoi 1 miliard euro mbështetje për kapacitetet prodhuese përmes garantimit të kredive për investitorët, heqjen e taksës doganore prej 10% për veturat nga BE-ja, më shumë përkrahje për bujqësinë sesa në mandatin e parë, së paku 1 miliard euro për ushtrinë e Republikës së Kosovës, si dhe pika të tjera programore që do ta rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryeministri Albin Kurti u shpreh se qeveria jonë vazhdon edhe pas 9 shkurtit, sepse në këtë vend ka popull, në këtë vend ka qytetarë të Republikës. “Ne e duam vendin tonë: Kosova Republikë, e jo Kosova klan. Ne jemi ata që kemi besuar në atë që kemi thënë: I dalim zot atdheut!”

Në fund, kryeministri Kurti i prezantoi kandidatët për deputetë nga qyteti i Vushtrrisë – Besim Muzaqin, Sylejman Mehollin, Fjolla Ujkanin dhe Nasuf Bejtën – dhe bëri thirrje që secili qytetar të mos ndalet në mobilizimin për sigurimin e 500 mijë votave për fitoren më të madhe në Kosovën e pavarur e të çliruar.

Kontribo

30 01 2025

Tubimi me gra dhe vajza për 500 mijë zemra-Cep më Cep 118

Gratë dhe vajzat të bashkuara drejt 500 mijë zemrave cep më cep Kosovës.

Në sallën “1 Tetori” të mbushur cep më cep, gratë dhe vajzat folën zëshëm në këtë tubim të paparë më herët e më madhështorin ndonjëherë që kanë mbajtur gratë dhe vajzat në Kosovë, duke provuar se me LËVIZJEN VETËVENDOSJE!, me numrin 118 e me 500 mijë zemra anembanë Kosovës, do të kemi fitoren më të madhe e historike.

“Jemi këtu për të gjitha vajzat dhe gratë që dhanë jetën për lirinë e kësaj Kosove, e gjithë shqiptarisë, për ato që na bënë krenare me medaljet e tyre, me rolet dhe çmimet e tyre kudo në botë, për çdo vajzë e çdo grua që lufton çdo ditë për të mirën e vendit tonë, për ato që kanë nevojë për ndihmën tonë e ato që çdo ditë krijojnë hapësira të reja që vajzat e gjeneratave të reja ta kenë rrugën çelur gjithandej”, thanë kandidatet për deputete nga lista jonë, Adriana Matoshi dhe Edona Llalloshi, teksa hapën këtë tubim frymëzues dhe me entuziazëm cep më cep.

Në vazhdim, ishte Ministri i Financës, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se si qeveri jemi përkujdesur t’i mbështesim gratë dhe familjet, duke i ndarë mbi 150 milionë euro buxhet për shtesat e nënave lehona dhe për fëmijët, kemi rritur pagën minimale, kemi mbështetur punësimin e grave dhe vajzave përmes subvencionimit direkt dhe gjithsej kemi mbi 12 mijë gra dhe vajza që i janë shtuar tregut të punës si rezultat i masave të qeverisë Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në fjalën e saj u shpreh se asnjëherë më parë fuqia e grave nuk ka qenë kaq e madhe dhe ndikimi ynë kaq i rëndësishëm: “Me programin tonë të ri, me qeverinë tonë Kurti 3 do të bëjmë edhe më shumë për vajzat dhe gratë e vendit tonë dhe na duhet angazhimi i të gjithëve për ta bërë Kosovën të shkëlqejë në ekonomi të zhvilluar, me drejtësi të garantuar, me mirëqenie të zbatuar, për secilën familje dhe qytetar, për secilën vajzë dhe grua në Republikën tonë.”

“Ne e dimë se secila prej jush ka ëndrra për veten, për fëmijët tuaj, për familjen dhe shoqërinë. E dimë se shumë shpesh ëndrrat e grave sakrifikohen për të mbështetur ëndrrat e të tjerëve. Ne jemi këtu që tani dhe përgjithnjë, talenti, dija dhe potenciali i çdo gruaje mos mbetet më i fshehur. Ne kemi punuar kësilloj dhe do të vazhdojmë të punojmë kështu”, tha Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia teksa iu drejtua të pranishmeve në këtë tubim.

“E veçanta është se kur gratë mblidhen, diçka e rëndësishme po ndodh. Dhe çfarë do të ndodhë më 9 shkurt: fitorja jonë e madhe, pjesë e të cilës do të jenë gratë dhe vajzat e Republikës së Kosovës”, tha kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari gjatë fjalës së saj, duke shtuar më tutje edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjitha gratë dhe vajzat në Kosovë: “Me secilin gur që na gjuajnë, ne ndërtojmë rrugë që të tjerat të vijnë pas pa pengesa.”

Kryeministri Albin Kurti, pasi mori fjalën e tij u shpreh se gratë e bartin barrën e dyfishtë, të peshës në vend pune e të punëve pa mbarim në shtëpi, e ato e bëjnë edhe aktivizmin e dyfishtë, merren me politikat e përgjegjshme, por edhe me çështjet gjinore. Më pas ai shtoi se bashkë në Lëvizje e kudo, në institucione e shoqëri, le t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe le t’i shkollojmë gratë aktive, se kjo është e domosdoshme për të ardhmen edhe të ndritshme edhe të sigurtë.

“Solidariteti dhe bashkëpunimi janë gurët themeltarë të përparimit. Po, gara është konkurencë, por jeta është bashkëpunim, jeta është solidaritet, përpjekja për ta bërë Kosovën një vend më të mirë e një shoqëri të drejtë për të gjithë është e përbashkët dhe e përditshme”, theksoi kryeministri Kurti.

Ai foli për kontributin e jashtëzakonshëm të grave në qeverisjen e LËVIZJES VETËVENDOSJE!, të cilat ishin edhe të pranishme në sallë: ministrja Donika Gërvalla, shefja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari Lila, zv.kryeparlamentarja Saranda Bogujevci, ministrja Albulena Haxhiu, ministrja Artane Rizvanolli, ministrja Arbërie Nagavci dhe ministrja Rozeta Hajdari, që janë në mesin e listës sonë fituese, së bashku me 34 gra dhe vajza të tjera, të cilat i falënderoi për punën dhe kontributin e tyre.

“Më 9 shkurt, të gjitha në votime cep më cep Kosovës, nga secila komunë, nga secili fshat, secila lagje, në çdo shtëpi e çdo rrugë, me vendosnëri, me guxim, me VETËVENDOSJEN!, për veten tuaj e për Republikën tonë, për numrin 118 që sjell barazi, liri, sovranitet dhe dinjitet”, potencoi kryeministri Albin Kurti në përfundim të këtij tubimi të grave dhe vajzave me plot besim e vendosmëri për fitoren e 500 mijë zemrave që rrahin si një e në secilin cep të Kosovës.

Kontribo