14 09 2019
Albulena Haxhiu
Shkrime
Emri i plotë
Albulena Haxhiu
Pozita
Anëtare e Kryesisë
Albulena Haxhiu u lind në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke vazhduar studimet në ciklin e dytë në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi E drejta Penale.
Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010 dhe është zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në katër legjislatura. Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Ajo është angazhuar sidomos në çështjet e drejtësisë.
Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, znj. Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së VII-të. Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu është emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti.
Albulena, konsideron që zgjedhjet e 14 shkurtit janë shumë të rëndësishme pasi që në këto zgjedhje përmes votës qytetarët do ta vulosin ndryshimin dhe do t’i hapin rrugën zhvillimit, arsimit, shëndetësisë e drejtësisë.
Albulena është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.