28 12 2018

Tubim me mërgatën në Sharr

Sot, në fshatin Bresanë të komunës së Sharrit, u mbajt tubimi me mërgatën. Pjesmarrës në këtë tubim ishin Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! Albin Kurti, kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deputeti Arbër Rexhaj, kryetari i Qendrës Ibrahim Ajupi, asambleisti në kuvendin komunal Laurat Krasniqi.

Duke e ndalur rrymën para e gjatë tubimit u munduan të e ndalin frymën e Lëvizjes në Sharr, por si gjithmonë përpjekjet e tilla kanë dështuar e do të dështojnë.

Salla e Kulturës “Alajdin Xhezairi”, mblodhi me mbi 120 qytetarë. Shumë mërgimtarë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre. Si në Sharr e gjithandej nëpër komuna në Kosovë do ta sjellim ndryshimin i cili është përveçse i domosdoshëm po bëhet edhe i pashmangshëm.

Mërgimtarët nuk kanë ikur për luks e për qejf, por prej zorit e për mbijetesë. Ata që kanë dalë përpos që dje ishin mundësia e luftës çlirimtare, sot janë kushti i paqes sociale. Paratë e gatshme dhe të mirat e tjera që i dërgojnë bashkatdhetarët tanë janë gjithsej së paku sa gjysma e buxhetit të Kosovës. Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! e garantojmë mërgatën tonë që do t’i japim përparësi investimeve të tyre në ekonomi dhe me neve nesër në qeveri, fëmijët e tyre në vendet ku ata jetojnë (Zvicër, Gjermani, Itali, Skandinavi e Amerikë) do të kenë arsimtarët e profesorët më të mirë të gjuhës shqipe.

E këtë vit do e përmbyllim me shumë tubime e me më së shumti anëtarësime ndonjëherë prej ditës së parë të organizatës sonë. Kjo anëtarësi është guri i provës që viti 2019 është viti i qytetarëve, sepse është viti i fitores demokratike e i fillimit të qeverisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Kontribo