Asnjë kërcënim nuk e ka ndaluar e as zmbrapsur Lëvizjen VETËVENDOSJE!
Lëvizja VETËVENDOSJE! mbajti konferencë për media në lidhje me grafitet kërcënuese të shfaqura këto ditë në Prishtinë që kujtojnë vrasjen e aktivistit Astrit Dehari në burgun e Prizrenit.
Anëtari i Kryesisë dhe deputeti Liburn Aliu foli për grafitet e gjetura në natën e 9 janarit.
Më 5 nëntor të vitit 2016 në burgun e Prizrenit, vritet aktivisti jonë Astrit Dehari. Deklarimet e para ishin se ai ka konsumuar barna dhe ka vdekur. Pastaj u tha që ka kryer vetëvrasje se ka qenë I mërzitur. Thanë se ka mbytur veten me shishen e mjaltit të cilën e kishte gjetur në dhomë. Mjekët ligjorë deklaruan që vdekja ishte e dhunshme dhe se mundësia që kjo të ishte vetëvrasje ishte pothuajse e pamundur.
Disa ditë pas kësaj ngjarje që tronditi të gjithë, jo vetëm neve në Lëvizje po gjtihë shqiptarët kudo që gjenden, në një emision të jashtëzakonshëm, Baton Haxhiu në Klan Kosova prezanton një video, e cila thotë ai, dëshmon që meqë askush nuk ka hyrë në dhomën ku ka qenë Astriti, i bie që ai e ka mbytur veten.
Por, dikush u përkujdes të na e kujtojë edhe njëherë, që Astritin na e kanë vrarë në burg. Grafiti në objektin e teatrit, paraqet shishen me të cilën është vrarë Astriti në burg. Ne shishe shkruan: I’M NOT A GUN. Pra, unë nuk jam armë/revole.
Ne as nuk mund ta imagjinojmë se si ndihet familja e Astritit kur ta shohë këtë grafit, këtë formë bizare të rikujtimit të vdekjes.
Ky grafit në këtë kohë dëshmon 2 gjëra: dëshmon pranimin e vrasjes së Astritit dhe njëkohësisht ky mund të jetë kërcënim për vrasjet e tjera që i kanë në mendje. Por kur vjen ky kërcënim? Pse bash tash?
Ky pushtet ka provuar ta dobësojë LV-në në shumë forma dhe pasi u ka dështuar secili janë duke imagjinuar të reja.
Ky grafit dëshmon që ajo ka qenë pikërisht arma e vrasjes, sepse për çfarë arsye tjetër do të cekej që kjo nuk është armë. Ky grafit thotë se përdorimi i asaj shisheje do të vazhdojë sepse nuk është armë!
Ky grafit paralajmëron vrasje të reja, ndaj atyre që po ua prishim planet të cilët e kanë mbajtur të ngufatur këtë vend politikisht dhe ekonomikisht.
Kujtojmë se vrasjen e Astritit në burg e kishte paralajmëruar
Kryeparlamentari Kadri Veseli nga foltorja e Kuvendit. “Rujuni se po vrani vetën” pati thënë Kadri Veseli.
Po ashtu, duhet kujtuar se disa muaj më vonë prej vrasjes së Astritit edhe vdekja e Naser Makollit, dëshmitarit kryesor u konsiderua si e natyrshme.
Tash kur ky grafit është bërë në qendër të qytetit, saktësisht mbrapa Teatrit Kombëtar, Policia e Kosovës e ka në dorë ta gjejë lidhjen dhe të arrijë te vrasësit e Astrit Deharit. Shkrimi i atyre grafiteve duhet të hetohet menjëherë, me urgjencë.
Poashtu Policia e Prokuroria duhet të veprojnë menjëherë pas këtyre kërcënimeve.
Populli i Kosovës ua njeh atyre të gjitha krimet, por asnjë kërcënim nuk e ka ndaluar e as zmbrapsur Lëvizjen VETËVENDOSJE! e as nuk ndodhë as tash.