Diskutim: “Gjykata – Gjyqësia Kushtetuese”
Në mbrëmjen e sotme Komiteti për drejtësi organizoi diskutimin mbi “Gjykatën – gjyqësinë kushtetuese”. Pas një paraqitje të thelluar nga profesori i të drejtës kushtetuese Bashkim Rrahmani u çel diskutimi me pjesëmarrësit.
Meqë këto ditë pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi interpretimin e plotfuqishmërisë për nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare diskutimi u përqendrua në doktrinën dhe rastet mbi këtë temë.