Prokurimi publik në Kosovë, nga problemet në zgjidhje – Si të parandalojmë keqpërdorimin e parasë publike përmes tenderëve
Çdo projekt e shërbim publik në modelin e funksionimit në Kosovë preket nga procesi I prokurimit publik. Si i tillë ky proces dhe sektori që e zbaton atë kthehet në një nga më të rëndësishmit dhe prek drejtpërdrejt parametrat e zhvillimit ekonomik të vendit.
Nëpërmjet prokurimit publik rreth 1/3 e gjithë buxhetit vjetor të Kosovës vendoset të shpenzohet në projekte e shërbime për publikun e administratën në përgjithësi. Përmes prokurimit, institucionet publike, qendrore dhe lokale blejnë mallra, shërbime dhe punë. Si dhe projektet e plaftormat qeverisësë pas buxhetimit
Volumi i transaksioneve, interesat financiare, kompleksiteti i procesit dhe ndërveprimi i zyrtarëve publik me bizneset e bëjnë prokurimin publik të ndjeshëm ndaj korrupsionit.
Në Kosovë një përqindje e lartë e shumave të tenderëve përfundon në xhepat e zyrtarëve publikë. Zyrtarë të lartë publik përdorin ndikimin e tyre për të orientuar tenderët tek partnerët e tyre të biznesit, tek të afërmit dhe tek anëtarët partiakë.
Pasuria e pashpjegueshme e shumë zyrtarëve të lartë publik mendohet se është siguruar edhe përmes korrupsionit në tenderë publikë.
Korrupsioni në prokurim publik që të humbet vlera e parasë publike duke përfunduar xhepat e zyrtarëve publik; bënë që kualiteti i punëve të jetë i dobët çka kërkon riinvestim dhe ritenderim dhe rimundësi për më shumë korrupsion; bën që të krijohet klientelizëm mes zyrtarëve partiakë dhe bizneseve të cilat pastaj kontrollojnë qytetarët (të punësuarit) çka ndikon direkt në zgjedhje të lira; bën që të rritet kriminaliteti pasi pasuria e siguruar në mënyrë të paligjshme ushqen kriminelët dhe kriminalitetin; bën që parimet bazë të garës së bizneseve për ide dhe kualitet të korruptohen çka ndikon në cilësinë e shërbimeve, inovacionin dhe zhvillimin e bizneseve dhe krijon monopol në treg.
Të enjten në Lëvizjen VETËVENDOSJE! u diskutuan në një prezantim të detajuar nga Jeton Zulfaj e pasuar nga një diskutim i gjatë mbi praktikat dhe zonat ku nevojitet ndërhyrje.