Fondi Sovran i Republikës së Kosovës dhe Banka Zhvillimore

Qeveria jonë do ta zbatojë planin zhvillimor të mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran, Agjencisë Zhvillimore dhe Bankës Zhvillimore.

Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Republikës së Kosovës dhe do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Telekomit dhe Postës. Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet dhe asetet e saj i kalojnë Fondit Sovran i cili është fond investues dhe instrument i zhvillimit industrial.

Agjencia zhvillimore drejtpërsëdrejti do të mbështesë sektorin privat dhe publik të Kosovës në arritjen e synimeve strategjike zhvillimore përmes rritjes së kapaciteteve të biznesit vendor, promovimit të investimeve të jashtme dhe të eksportit. Agjencia do t’i koordinojë po ashtu politikat zhvillimore ndërmjet ministrive dhe do të udhëheq me agjensionet e pavarura zhvillimore.

Ndërsa Banka Zhvillimore do të jetë komponenti kreditues i cili do të financohet nga paratë publike dhe shitja e letrave të borxhit, dhe që do të investojë në degë të caktuara të industrisë që krijojnë vende pune e përmirësojnë bilancin tregtar duke u përqendruar në rritjen e eksporteve e zëvendësimin e importeve.

Kontribo