30 Vjetori i Rënies së Heronjëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Sot, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Nënkryetari Besnik Bislimi bëri homazhe tek memoriali dhe vendi i vrasjes së dy heronjëve të vendit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu të cilët ranë heroikisht para 30 viteve.
Duke përmendur disa prej aksioneve kryesore të kësaj Lëvizje që në krye kishte këta dy heronj, Nënkryetari Besnik Bislimi deklaroi ”se përpjekja e tyre e asokohshme vazhdon të jenë aktuale në angazhimin e Lëvizjes sonë”.
Më pas një delegacion i Lëvizjes mori pjesë edhe në akademinë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, Afrim Zhitia e Fahri Fazliu.