Kadri Veseli sot dha urdhër që deputetëve të opozitës të mos u lejohet mbajtja e një konference për medie në sallat e Kuvendit.
Kadri Veseli sot dha urdhër që të mos lejohet futja në Kuvend e dokumenteve që përmbanin mbi 200,000 nënshkrimet e qytetarëve kundër “Zajednicës” dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Megjithatë, drejtuesit e subjekteve opozitare, nuk u ndalën para urdhrave të Veselit dhe u futën brenda pa lejen e sigurimit dhe po ashtu i futën brenda edhe nënshkrimet e qytetarëve. Konferenca u mbajt pa lejen e Veselit dhe aty u prezantuan ato nënshkrime para medieve.
Kadri Veseli nuk e do opozitën brenda Kuvendit. Kadri Veseli nuk i do as nënshkrimet e qytetarëve që shprehën pakënaqësinë e tyre me marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacionin me Malin e Zi. Opozita dhe peticioni i qytetarëve i pengojnë Kadri Veselit sepse ia kujtojnë atij se sa në shpërputhje janë vendimet e këtij pushteti me vullnetin e qytetarëve.
Por, Kadri Veseli është i pafuqishëm përballë këtij vullneti.