BARAZIA SI PIKËNISJE, RRUGËTIM DHE PIKËSYNIM
Grupi parlamentar dhe Komiteti për Mbrojtje Sociale i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në tryezën që kishin organizuar me temë “Pabarazia dhe papunësia e grave dhe vajzave në Kosovë” nxorën disa konkluzione të cilat do t’i drejtohen Kuvendit të Kosovës.
Për këtë temë folën fillimit e morën fjalën drejtuesja e Sekretariatit të Gruas Aktiviste Nazlie Bala, nënkryetarja e Fatmire Kollçaku, deputeti Mytaher Haskuka dhe kryetari i Lëvizjes Visar Ymeri.
Panelistët dhe diskutuesit shprehën shqetësimin për gjendjen e pabarazisë së gruas në shoqëri. Në tryezën e një salle të mbushur plot, ata u pajtuan se këto çështje duhet të marrin vëmendje më të madhe të shoqërisë dhe ndërmarrje të shtetit.
Për Lëvizjen VETËVENDOSJE! barazia është pikënisje dhe pikësynim. Prandaj, është edhe rrugëtim i përbashkët.
Për të arritur në këto rezultate duhet të ndryshojnë politikat e tërësishme në nivel shtetëror sepse me politikat e njëjta jemi duke ecur prapa.
Një shoqëri, ku formalisht deklamohet nga zëri i pushtetit, se barazia është e garantuar, statistikat flasin se një në pesë gra në moshë pune është e punësuar, krahasuar me rreth tri të pestat e burrave në moshë pune.
Ne besojmë se shteti zhvillimor, pra një model tjetër ekonomik, ku shteti është aktor dhe s’ dorëzohet para tregut të derregulluar, dhe shteti social, një strukturë tjetër e mbështetjes sociale ku nuk strukturohet lëmosha por solidariteti, nevojiten për ta transformuar gjendjen e grave dhe vajzave në Kosovë.
Në fund të diskutimit, nënkryetarja e Kuvendit Aida Dërguti dhe pjesëmarrësit u morën vesh që nëpërmjet deputetëve t’i drejtohen, Kuvendit me një grup çështjesh që adresojnë në themel këtë gjendje të rëndë sa i takon punësimit dhe disavantazheve të tjera me të cilat përballen gratë dhe vajzat në Kosovë.
8 mars 2017
Lëvizja VETËVENDOSJE!