Takim me Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, z.Christian Heldt dhe Sekretarin e parë të Ambasadës, z.Marten Menger.
Sot, në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, deputeti Albin Kurti dhe deputetja e nënkryetarja, Fatmire Mullhaxha-Kollçakun; pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, z.Christian Heldt dhe Sekretarin e parë të Ambasadës, z.Marten Menger.
Fillimisht, Kurti dhe Kollçaku shprehën falenderimin dhe mirënjohjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në të kaluarën dhe në të tashmen e Kosovës; në të gjitha fushat, nga siguria te ekonomia, prej edukimit te demokratizimi.
Në takimin i cili u zhvillua në atmosferë miqësore dhe të përzemërt, u diskutuan shumë tema e çështje : situata politike në Kosovë, papunësia e madhe e në veçanti tek të rinjtë, integrimi evropian dhe marrëdhëniet bilaterale, mërgata dhe investimet, drejtësia dhe arsimi etj.
Në fund, të dyja palët u pajtuan për të vazhduar kontaktin, komunikimin dhe takimet për bashkëpunim sa më të mirë dhe më të ngushtë midis dy shteteve dhe popujve tanë.