Fillojnë punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, dhe Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Boiken Abazi, po marrin pjesë në punimet e Këshillit të Internacionales Socialiste që po zhvillohen në Gjenevë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Në agjendën e punimeve të Këshillit do të trajtohet kontributi i social-demokracisë në zgjidhjen e konflikteve për siguri dhe paqe ndërkombëtare, tejkalimi i sfidave me të cilat ballafaqohet demokracia nëpër botë për të fituar lirinë dhe të drejtat për të gjithë, si dhe përgjigja e bazuar mbi vlerat dhe parimet globale në lidhje me krizën aktuale të refugjatëve.
Gjenevë, 26 qershor 2018
Lëvizja VETËVENDOSJE!