28 01 2021

Takim me Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad

Përfaqësuesin Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, z. Arne Sannes Bjørnstad, të shoqëruar nga ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Grøndahl, sot i priti në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, së bashku me ish ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj.

Në këtë takim u fol për zgjedhjet që po afrojnë, përgatitjet që jemi duke i bërë, dhe për procesin e certifikimin të subjekteve politike që ende nuk është përmbyllur. Duke theksuar faktin se e drejta për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur është e drejtë themelore kushtetuese e vendeve demokratike, e njoftuam z. Bjornstad që tashmë kemi dërguar edhe një ankesë në Gjykatën Supreme prej ku edhe presim të korrigjohen padrejtësitë e shkaktuara nga vendimet e KQZ-së dhe PZAP-së. Përgjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe gatishmëria për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes nesh.

Kontribo