07 02 2021

Për gratë dhe vajzat kandidate

Nuk mund të flasim e punojmë për barazi pa folur dhe punuar me gratë dhe për gratë. Pa përpjekjen e barazisë gjinore nuk ecim as drejtë barazisë shoqërore. Ky besim mes burrave dhe grave të organizatës tonë ka shtyrë përpara shumë projekte emancipimi. Zgjedhjet e fundit gratë e listës tonë hynë në Kuvendin e Republikës pa nevojën e kuotës gjinore, kurse këtë mandat, parasëgjithash falë angazhimit të tyre ato do të jenë gjysma e deputetëve tanë. Sot, kandidatët tanë, gjithandej shesheve të Kosovës bënë fushatë dhe i kërkuan qytetarëve mbështetjen për zgjedhjen e 41 kandidateve në listën tonë fituese.

Kontribo