Takim me ish mësues e profesorë të Gjakovës!
Takimet me Mësuesit e Profesorët tanimë në pension, na japin kurajo për punën tonë drejt ndryshimit.
Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila e shoqëruar nga kandidatët për Këshilltar Komunal nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, zhvilluan një takim të këndshëm e miqësorë me ish mësues e profesorë tanimë në pension.
Takimet e kafet me këto zonja e këta zotërinj të cilët tërë jetën e tyre ia kushtuan zhvillimit të arsimit e shkencës për gjenerata e gjenerata në komunën tonë e më gjerë, janë takime të frytshme e shpresëdhënëse për punën që kemi nisur.
Sfidat që vijnë nga mosha e pensionit, nevoja për shërbime më cilësorë e adekuate, nevoja për vlerësimin e kontributit të dhënë për vite të tëra në shoqëri, na tregon për punën që ka mbetur për tu bërë me qëllim të kthimit të borxhit të madh që kemi ndaj kësaj kategorie të shoqërisë tonë.