Topanica e Dardanës hap dyert e odës për Lëvizjen!
Kandidati i Lëvizjes për kryetar të Dardanës, Kadri Rahimaj, deputetja e Republikës Arta Bajralija e cila vjen nga po i njejti fshat, Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari dhe kandidati për Asamble Blerim Morina, u takuan dhe bashkëbiseduan me banorë të këtij fshati.
Njëra ndër prokupimet kryesore të banorëve ishte mungesa e vendeve të punës dhe zhvillimi ekonomik, gjendje kjo që po shtynë shumë të rinjë të largohen nga vendlindja. Ministrja theksoi faktin se me ndryshimin që ka filluar më 14 shkurt, Qeveria Kurti ka filluar të punoj drejt zhvillimit ekonomik, mirëpo, ajo ka thënë se për të arritur sa më shpejtë te progresi i madh, krijimi i vendeve të punës dhe ndalja e migrimit, duhet ta shtrijmë ndryshimin edhe në komuna.
Kurse, kandidati ynë për Kryetar të Dardanës, ka theksuar faktin se është fat i madh për Dardanën që për herë të parë do ta ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë Kurti në të gjitha projektet zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve në komunën tonë.
Andaj, e kemi rastin bashkë të punojmë, bashkë të zhvillojmë, si dhe bashkë të qeverisim.
144, numri i vetëm i shpresës.