Avdijaj përkrah sportistët
Kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të Istogut, Agron Avdijaj, së bashku me disa nga kandidatët për Kuvend Komunal, vizituan Klubin Basketbollistik “KB Istogu” ku u mirëpritëm nga trajneri Fikret Shatri dhe basketbollistë e basketbolliste të klubit.
Trajneri, Fikret Shatri, paraqiti problemet, shqetësimet dhe nevojat që kanë si klub. Qyteti i Istogut ka shumë talentë, por që nga institucionet lokale kanë pasur fare pak mbështetje. Sportistë pa palestër për shumë vite, e më pas palestër që nuk shfrytëzohet nga të gjitha klubet istogase, të cilat stervitjet e ndeshjet detyrohen t’i bëjnë në kushte të vështira, paralelisht me problemet e tjera si klube.
Qeverisja e ardhshme e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në programin e saj për sportin parasheh mbështetje e fokus të veçantë për klubin dhe sportistët istogas.