Baica e Krojmiri i Lipjanit janë të sigurtë për Lëvizjen!
Ditën e vazhduam me vizitën në fshatin Baicë, për të biseduar e shpalosur pjesë nga programi jonë para banorëve të këtij fshati. Baica, një lokalitet i bukur, me potencial turistik për shkak të pamjes e burimit të ujit termal, është lënë tërësisht pas dore përgjatë qeverisjeve të viteve të shkuara. Baica ka burimin e ujit termal, por nuk ka ujë të pijshëm, ndërsa ende mungojnë elemente bazike në fshat.
Ne i kemi dëgjuar idetë e shqetësimet e qytetarëve, pastaj kemi hartuar programin tonë, i cili ka në fokus vetëm interesat e qytetarëve. Prandaj, do ta bëjmë ndryshimin edhe për fshatin Baicë.
Pas Baicës, bashkë me Ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, ndaluam për vizitë në fshatin Krojmir. Fshati Krojmir, njihet për luftëtarët e intelektualët që ja ka dhënë komunës sonë, prandaj secilën herë që vijmë këtu, ndihemi shumë mirë. Bashkë me ministrin, biseduam e shpalosëm para qytetarëve pjesë të programit tonë qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm.
Pas 17 tetorit, fillon epoka e re e një mendësie të re qeverisëse në Lipjan, e cila Komunën e sheh si mjet për të realizuar projekte në të mirë të qytetarëve të Krojmirit e gjithë komunës së Lipjanit, duke ia liruar hapsirën përmirsimit të kushteve të jetesës, zhvillimit ekonomik lokal e mirëqenies sociale.