10 10 2021
Sherif Berisha
Shkrime
Emri i plotë
Sherif Berisha
Vendbanimi
Han i Elezit
Pozita
Kandidat për kryetar komune në Han të Elezit
Sherif Berisha u lind në prill të vitit 1969, në fshatin Gorancë të Hanit të Elezit ku edhe jeton.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje kurse atë të mesmen në Kaçanik, në drejtimin e Pedagogjisë. Ka qenë një ndër themelusit e UÇK-së në Komunën e Hanit të Elezit ndaj edhe është burgosur gjatë viteve ‘98-‘99. Pas luftës ka qenë kryetar i Shoqërisë Kulturore Artistike “Sharri” në Han të Elezit dhe kryetar i Klubit te Mundjes. Për 10 vite ka punuar në terminalin doganor ku është certifikuar si Manipulues me materiale të rrezikshme.
Është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga fillimet e saj. Në vitin 2010 ka qenë koordinator i qendrës së Lëvizjes në Han të Elezit, pastaj është zgjedhur si kryetar i kësaj qendre, pozicion të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.
Ai synon të sigurojë ujë të pijshëm për të githë qytetarët e Hanit të Elezit, po ashtu do të përkushtohet në pastrimin e lumit Lepenc dhe parandalimin e ndotjes së tij, të rregullojë sistemin shëndetësor në nivel komunal dhe do të përkushtohet në krijimin e kushteve të punës për fermerët e kësaj komune.