Qendra e Gjilanit e gatshme për fitoren e madhe
Në takimin e mbajtur me strukturën tonë të Pikës Qendër, bashkë edhe me qytetarë nga kjo pjesë e qytetit, i falenderuam për angazhimin e punën e madhe që po e bëjnë për t’ia sjellë fitoren Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mobilizimi i madh i tyre, na jep garancë për fitoren e madhe të 14 nëntorit. Me energji të re, me ndershmëri e profesionalizëm, në bashkëpunim me qytetarët, do të bashkëqeverisim.