Arben Vitia viziton Fondacionin për të Drejtat e Kafshëve
Në takim me përfaqësuesit e Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve diskutuam mbi zgjidhjen që do të ofrojë qeveria e re e komunës së Prishtinës, për qentë endacak
Do të bëjmë:
-Kontraktimin e Qendrave Veterinare për trajtimin mjekësor të qenve endacak;
-Identifikimin dhe regjistrimin e të gjithë qenve endacak;
-Vlerësim të nevojës për ndërtimin e një strehimoreje për ta;
-500 mijë euro do të investohen për trajtimin e këtij problemi.
Do të jemi në komunikim të vazhdueshëm me aktivistët për të drejtat e kafshëve, në mënyrë që bashkërisht t’i japim zgjidhje këtij preokupimi të përbashkët.