Shpejtim Bulliqi hap fushatën në Besianë
Me entuziazëm të jashtëzakonshëm e atmosferë fantastike, e hapëm fushaten tonë fitimtare për zgjedhjet e 14 nëntorit. Para të pranishmëve prezantova programin tonë qeverisës, me të cilin do ta transformojmë qytetin dhe fshatrat e komunës sonë. Gjithashtu para të pranishmëve prezantova disa prej projekteve të mëdha kapitale si përfundimi i magjistrales Podujevë- Prishtinë dhe ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës, që do t’i realizojmë bashkarisht me Qeverinë Kurti. Podujeva me qeverisjen e nivelit qendror dhe lokal nga ana e Lëvizjes VETËVENDOSJE! do të sigurojë zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik e shoqëror.
Bashkë më mirë!
Bashkë më shumë për Podujevën!
#144