Bashkë për një Prishtinë të jetueshme që na jep dëshirën të ecim nëpër çdo lagje
Kryetari i ri i kryeqytetit, Arben Vitia, programin e tij qeverisës e prezantoi para qindra mbështetësve që u mblodhën sot në amfiteatrin e sheshit qendror të Prishtinës. Ai theksoi që Prishtina do të bëhet vendi i parë në Republikë ku do të afirmohet cilësia etike dhe estetike e jetës.
Kryeministri Kurti tha që ekspertiza, këmbëngulja dhe njerëzorja janë tri elemente që e bëjnë Arben Vitinë të dallueshëm nga të tjerët, më të suksesshëm, dhe kryetarin më të mirë që ka pasur Prishtina.
Kryekuvendari Konjufca duke ju referuar përkushtimit dhe punës që ka bërë Arben Vitia si drejtor e ministër, kujtoi që Arben Vitia është i Prishtinës, jeton në Prishtinë, e ka Prishtinën në zemër, dhe do t’ia kthej Prishtinën qytetarëve.
14 nëntor është data, 144 është numri, e Kryetar është Arben Vitia.