17 07 2022

Zgjedhjet e brendshme (2022) përbëjnë procesin më të rëndësishëm brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Zgjedhjet e brendshme (2022) përbëjnë procesin më të rëndësishëm brenda Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Për rëndësinë e zgjedhjeve të brendshme VETËVENDOSJE! të cilat aktualisht po zhvillohen, për strukturat e reja organizative, dhe pjesëmarrjen e anëtarësisë dhe qytetarëve në to, sot në konferencë për media foli Kryetari i Lëvizjes, Kryeministri, Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedi, dhe Koordinatori për Qendra në Lëvizjes, Valon Hoti.

Lëvizja VETËVENDOSJE! si subjekti më i madh politik në vend për nga numri i votave por edhe i anëtarësisë, këtë vit po zhvillon procesin e saj më të rëndësishëm, atë të zgjedhjeve të brendshme.

Dy strukturat që i shtohen organizatës tonë përmes këtyre zgjedhjeve janë Gratë për VETËVENDOSJE!-n, dhe Rinia për VETËVENDOSJE!-n. Ndërkohë që po punohet në rregulloren e re që organizimi në mërgatë të jetë më fleksibil e më ndryshe nga ai që zhvillohet në Kosovë.


Deri më tani qendrat tona kanë organizuar zgjedhje në 300 Pika, dhe ky numër vetëm sa po shkon duke u shtuar përmes punës së palodhshme që po bëjnë në organizim anëtarët tanë të rinj dhe të vjetër gjithandej Kosovës.

Për vitin 2022 nuk ka ndonjë proces të brendshëm në Lëvizjen tonë që është më i rëndësishëm se ky i zgjedhjeve të brendshme. Strukturat që do të ngriten nga këto zgjedhje do të na shërbejnë për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato qendrore që mbahen para zgjedhjeve të tjera të brendshme që si organizatë do t’i kemi në vitin 2026.

Në këtë kuptim, thirrja për pjesëmarrje e strukturave, por edhe e gjithë qytetarëve që duan të bëhen pjesë e jona, është thirrje që po e shpeshtojmë dhe theksojmë në vazhdimësi. Organizimi në lagje, fshat, qytet, duhet të marrë formë që të shprehë fuqi e të mundësojë ndryshim, e kjo siç është dëshmuar më së miri bëhet përmes Lëvizjes VETËVENDOSJE!.


Nga data 15 mars kur kemi shpallur zgjedhjet e brendshme, Lëvizjes tonë i janë shtuar 2 mijë e 246 anëtarë, prej të cilëve 574 gra dhe vajza de 1 mijë e 672 burra dhe djem. Me këtë ritëm, së shpejti do t’i kemi mbi 60 mijë anëtarë prej 59 mijë e 291 anëtarëve sa kemi momentalisht si Lëvizje VETËVENDOSJE!.

Kjo sa i përket zgjedhjeve në nivelin e parë, kurse sa i përket nivelit të dytë dhe të tretë zgjedhor, sot në konferencë për media publikuam edhe orarin e plotë të zgjedhjeve që të do zhvillohen.

15-23 gusht – Afati për pranimin e kandidaturave për kryetar/e të LVV, kryetare të GVV, dhe kryetar/e të RVV.

1 shtator: Fillimi i fushatës për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

 10 shtator: Hapja e fushatës për kandidatët për kryetarë të qendrave dhe pozicionet tjera drejtuese. 

 23 shtator: Mbyllja e fushatës për të gjithë kandidatët në të dyja nivelet organizative.

27 shtator: Shpallja e kandidatëve fitues të zgjedhjeve në nivelet përkatëse.

Kontribo