25 01 2025
Basri Hyseni
Basri Hyseni ka lindur më 4 shkurt 1966 në Carralevë, Komuna e Shtimës, ku jeton edhe sot. Ai ka
përfunduar studimet në Fakultetin e Bujqësis, dhe Masterin në Ekonomi – Menaxhment dhe
Informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Me një përvojë mbi 35-vjeçare në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, Basriu ka punuar si
asistent në Fakultetin e Bujqësisë për shtatë vite, dhe si koordinator në Ministrinë e Bujqësisë,
Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, më pas si konsulent për organizata ndërkombëtare prestigjioze si IFC
(World Bank Group), Zyra e BE-së, UNDP, USAID, dhe GIZ. Ai ka dhënë kontribut në projekte të
rëndësishme që lidhen me zhvillimin rural dhe bujqësinë në Kosovë.
Ky është angazhimi i parë i Basriut në politikë. Si kandidat i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ai synon të
përqendrohet në: investimet kapitale në bujqësi, politikat për ndryshimet klimatike, ngritjen e
digave, përmirësimin e politikave bujqësore dhe mbështetjen e projekteve nga komuniteti.
Fushat e tij kryesore të kontributit përfshijnë bujqësinë, ekonominë dhe mbrojtjen e ambientit me
fokus në adresimin e ndryshimeve klimatike. Basriu është i përkushtuar për të avancuar këto fusha,
duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.