25 01 2025

Jetmir Ajdini

Shkrime

Emri i plotë

Jetmir Ajdini

Jetmir Ajdini ka lindur më 16 nëntor 1991 në fshatin Zgatar, komuna e Sharrit. Shkollimin e mesëm
të lartë e kreu në shkollën e mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Studimet universitare i vijoi në
Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës, ku aktualisht është duke ndjekur studimet
postdiplomike si specializant i ortopedisë dhe traumatologjisë.
Jetmiri ka punuar si mjek i përgjithshëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren deri
në 2021, dhe më pas vazhdoi si specializant në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë në QKUK-
Prishtinë, ku vazhdon të punoj edhe sot.
Angazhimin politik e nisi në Lëvizjen VETËVENDOSJE! në vitin 2020. Në zgjedhjet komunale të vitit
2021, Jetmiri u zgjodh asambleisti më i votuar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Sharrit dhe
aktualisht është kryesues i grupit të asambleistëve të Lëvizjes në Sharr.
Si deputet i Kuvendit, Jetmiri synon të përqendrohet kryesisht në çështjet e shëndetësisë dhe
mirëqenies sociale. Ai do të angazhohet për avancimin e politikave shëndetësore dhe përmirësimin
e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në të gjitha nivelet. Zona e Sharrit, si njëra nga prioritetet
e tij kryesore, do të jetë në qendër të angazhimit të tij, duke promovuar projekte konkrete për
zhvillimin e lagjeve dhe fshatrave të kësaj komune.