25 01 2025
Drita Pajaziti
Drita Pajaziti ka lindur në Podujevë më 1994. E diplomuar në Shkenca Politike në Fakultetin Filozofik
të Universitetit dhe Master i Studimeve Evropiane dhe Administratë Publike në Prishtinë, Drita është
aktiviste për barazi sociale dhe zhvillim, Drita është një profesioniste e angazhuar në promovimin e
fuqizimit të gruas dhe krijimin e mundësive të barabarta.
Karrierën e saj e nisi si vullnetare për tri vite në organizata të shoqërisë civile, duke kontribuar në
mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve shoqërore. Më pas, për katër vite, ka punuar
aktivisht në fuqizimin e grave në nivel lokal përmes shoqërisë civile. Në dy vitet e fundit, ka ndërtuar
një karrierë të suksesshme menaxheriale në sektorin privat, duke mbajtur pozita udhëheqëse në një
kompani të ndërmjetësimit të sigurimeve.
Prej vitit 2020, Drita është një anëtare aktive e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke kontribuar në
zhvillimin e politikave dhe projekteve për përmirësimin e kushteve të jetesës dhe forcimin e
demokracisë. Aktualisht shërben si Këshilltare Komunale në Kuvendin Komunal të Podujevës, ku ka
qenë e angazhuar në nisma dhe projekte që kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe
mirëqenien e komunitetit.
Si deputete, Drita Pajaziti synon të promovojë një agjendë gjithëpërfshirëse dhe të drejtë, me fokus
në barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave, arsimin, zhvillimin ekonomik, mbështetjen për bujqësinë
dhe integrimin evropian, duke sjellë reforma dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët e Kosovës.