25 01 2025

Fjolla Ujkani

Shkrime

Emri i plotë

Fjolla Ujkani

Fjolla Ujkani është lindur më 13 maj 1997, në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë. Ajo ka diplomuar në
Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës dhe aktualisht ndjek studimet pasuniversitare në
Administratë Publike-Diplomaci në Universitetin AAB.
Nga viti 2017, Fjolla ka qenë anëtare e Kuvendit Komunal në Vushtrri si përfaqësuese e Lëvizjes
VETËVENDOSJE!. Në vitin 2019, ajo u zgjodh deputete për herë të parë në Kuvendin e Kosovës, ku
shërbeu si anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe
Peticione.
Në vitin 2021, ajo fitoi mandatin e dytë si deputete, duke u angazhuar si nënkryetare e Komisionit
për Integrime Evropiane. Gjatë këtij mandati, Fjolla ka përfaqësuar Kosovën në takime dhe forume
evropiane të nivelit të lartë, si pjesë e Procesit të Berlinit dhe komisioneve parlamentare për
marrëveshje ndërshtetërore.
Në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, Fjolla synon të fokusohet në proceset integruese të
Kosovës drejt Bashkimit Evropian, fuqizimin e pozitës së gruas në jetën shoqërore dhe institucionale,
si dhe avancimin e politikave për të rinjtë.