25 01 2025
Enver Dugolli
Enver Dugolli ka lindur më 27 janar 1963 në Nekoc të Drenicës. Studimet universitare dhe master i
ka përfunduar në sociologji në Universitetin e Prishtinës.
Si rezultat i veprimtarisë dhe bindjeve të tij politike, Enveri ka qenë i burgosur politik dy herë, në
vitin 1981 dhe 1997, duke kaluar mbi 10 vite në burgje të ndryshme. Ai është një nga të mbijetuarit
e Masakrës së Burgut të Dubravës, dhe u lirua nga burgosja e tij e dytë në vitin 2001.
Pas luftës, Enver Dugolli shërbeu në Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe më pas në Forcën e Sigurisë së
Kosovës, ku kreu detyra të rëndësishme ushtarake. Më pas ka qenë Atashe i Mbrojtjes në Tiranë dhe
u nderua me gradën Gjeneral Brigade në pension.
Angazhimin e rregullt politik e filloi në mars të vitit 2018 si anëtar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i
Këshillit të Përgjithshëm.
Enver Dugolli ka shërbyer si Zëvendësministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti I dhe për një kohë në
Kurti II. Aktualisht, është deputet i legjislaturës së VIII dhe Nënkryetar i parë i Komisionit për Çështje
të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Njohës i thellë i fushës së sigurisë, Enveri është autor i librit “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, botuar në
vitin 2019. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Në legjislaturën e ardhshme parlamentare, Enver Dugolli do të angazhohet për mundësi të
barabarta, forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillimin ekonomik dhe punësimin, si dhe për
siguri dhe drejtësi.