25 01 2025

Vlora Limani Hajnuni

Shkrime

Emri i plotë

Vlora Limani Hajnuni

Vlora Limani Hajnuni e lindur më 5 qershor 1982 në Lipjan, ku dhe jeton, studimet doktorale i ka
kryer në specializimin shkencor “Organizimi dhe Menaxhimi në Prodhim” në vitin 2023 dhe Masterin
në Shkencat e Kimisë në drejtimin Kimi Analitike dhe Ambientale në vitin 2010. Karriera e saj
akademike përfshin angazhimin si ligjëruese në Kolegjin “Pjetër Budi” në Prishtinë dhe pesë vite
përvojë si Udhëheqëse e Shërbimit të Studentëve në Administratën e Kolegjit.
Në sektorin publik dhe projekte ndërkombëtare, Vlora ka shërbyer si Eksperte e Jashtme në
Projektin AQH (Accessible Quality Healthcare), duke kontribuar në draftimin e Strategjisë dhe Planit
të Veprimit për Kujdesin Parësor Shëndetësor 2020-2025. Prej janarit 2023, Vlora është angazhuar si
Këshilltare Politike në Kabinetin e Ministres së Drejtësisë, ku merret me hartimin e politikave dhe
standardeve për organizimin e shërbimeve sociale dhe familjare.
Karriera politike e saj ka filluar në vitin 2008, duke mbajtur pozita të ndryshme në nivel lokal dhe
kombëtar, përfshirë: asambleiste në Kuvendin e Komunës së Lipjanit, Kryesuese e Kuvendit të
Komunës, Drejtore e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Deputete në Kuvendin e
Republikës së Kosovës dhe Kryetare e Grupit të Grave Deputete gjatë Legjislaturës VII.
Nëse do të jetë pjesë e legjislaturës së ardhshme, Vlora Limani Hajnuni synon të kontribuojë
kryesisht në fushat e politikave të qeverisjes lokale, shëndetësisë dhe shërbimeve sociale, duke
avancuar mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve publike.