25 01 2025

Sibora Kadriu

Shkrime

Emri i plotë

Sibora Kadriu

Sibora Kadriu, e lindur më 18 mars 1999 në Tiranë, me prejardhje nga Gjilani dhe e rritur në
Prishtinë. Në vitin 2021, përfundoi studimet Bachelor në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të
Prishtinës dhe aktualisht është në përfundim të studimeve Master në Programin Financiar.
Gjatë karrierës së saj, Sibora ka ndërtuar një përvojë të pasur në sektorin publik, joqeveritar dhe
privat.
Në periudhën 2021-2023, Sibora shërbeu si asistente në kabinetin e Zëvendësministres së Ministrisë
së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Në sektorin joqeveritar, ajo ka koordinuar
projekte të rëndësishme në fushën e mjedisit dhe mirëqenies sociale. Aktualisht, ajo është e
angazhuar në sektorin privat si menaxhere në një kompani ndërkombëtare. Përtej angazhimeve
profesionale, Sibora ka treguar edhe një pasion për sportin, duke u bërë kampione e dyfishtë në
çiklizmin rrugor në vitin 2022.
Në politikë, Sibora Kadriu është pjesë e subjektit Alternativa që nga viti 2020, ku shërben si anëtare
e Kryesisë dhe Këshillit.
Si kandidatja më e re, Sibora synon të përfaqësojë aspiratat e brezit të ri, duke u angazhuar për
politika që mbështesin inovacionin, punësimin e qëndrueshëm, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e
sportit. Me përkushtimin e saj, Sibora synon të angazhohet për politikat e rinisë dhe përfshirjen e
tyre në ndërmarrësi.