25 01 2025
Fitim Haziri
Fitim Haziri është lindur më 7 mars 1982 në Podujevë, ku jeton dhe punon. Shkollimin fillor dhe të
mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i përfundoi në drejtimin e stomatologjisë
në Universitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Sana. Prej vitit 2006 punon si stomatolog,
fillimisht në klinikën e tij private “Avicenna Dent” dhe aktualisht në klinikën “Fleoa Dent”.
Përveç profesionit, ka qenë aktiv në organizata joqeveritare nga viti 2005 deri më 2017. Angazhimi i
tij politik nisi në vitin 2017 kur u zgjodh këshilltar komunal në Komunën e Podujevës dhe kryesues i
grupit të asamblistëve.
Në vitin 2019 u zgjodh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës në legjislaturën VII dhe shërbeu
si anëtar i Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.
Në legjislaturën VIII u rizgjodh deputet dhe u angazhua në Komisionin për Administratë Publike,
Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Ai është gjithashtu kryetar i Grupit të Miqësisë me
Arabinë Saudite. Si deputet i zgjedhur nga lista e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, angazhimi i tij do të
fokusohet në shëndetësi, zhvillimin e rajonit të tij, fuqizimin e mediave dhe çdo çështje që
përfaqëson interesat dhe nevojat e qytetarëve.
Fitimi është i martuar dhe ka katër fëmijë.