25 01 2025
Nijazi Isaku
Nijazi Isaku është lindur më 22 nëntor 1981 në Viti. Ai ka përfunduar medresenë “Alaudin” në
Prishtinë dhe studimet universitare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Nga viti 2014
deri më 2021, ka punuar si Sekretar Korporativ në Ndërmarrjen Publike Banesore SH.A., Prishtinë,
Në politikë, angazhimi i tij ka nisur që nga themelimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në vitin 2005. Nijazi
Isaku ka shërbyer si kryetar i Pikës së qytetit të Vitisë në dy mandate dhe Sekretar Organizativ i
Qendrës për një mandat, ndërsa ka qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm për tre mandate. Nga viti
2018 deri më 2022, ka mbajtur pozitën e Kryetarit të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Viti
dhe aktualisht është Nënkryetar i Parë i Qendrës.
Në zgjedhjet e vitit 2017, Nijazi Isaku u zgjodh asambleist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin
Komunal të Vitisë, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021, u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës për
legjislaturën e VIII-të, për periudhën 2021-2025.
Nijazi Isaku është i martuar dhe baba i tre fëmijëve.