25 01 2025
Luan Gacaferi
Luan Gacaferi është lindur më 23 mars 1970 në Junik. Ai është i martuar dhe baba i tri vajzave.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në Junik gjatë viteve 1977-1985, ndërsa gjimnazin e ka ndjekur në
Deçan, në shkollën e mesme “Vëllezërit Frashëri,” nga viti 1985 deri në 1989.
Gjatë periudhës 1989 – 1991 ka ndjekur për një kohë studimet në Fakultetin Juridik.
Prej vitit 1992 jeton dhe punon në Gjermani, ku është i angazhuar në sektorin e logjistikës.