25 01 2025

Mirsad Shkreta

Shkrime

Emri i plotë

Mirsad Shkreta

Mirsad Shkreta është lindur më 7 shkurt 1976 në Shkup, ndërsa jeton mes Prishtinës dhe Hanit të
Elezit. Është specialist i kirurgjisë orale dhe Doktor i Shkencave Mjekësore. Studimet për
Stomatologji i përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht, ushtron
profesionin si kirurg oral në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës dhe është
Profesor i rregullt në Fakultetin e Stomatologjisë në UBT.
Angazhimi politik i Mirsadit daton që nga vitet ‘90, kur ishte pjesë e protestave studentore në
mbështetje të luftës së drejtë të popullit të Kosovës. Pas luftës, ai ka shërbyer për disa mandate si
Këshilltar Komunal në Han të Elezit. Në vitin 2014, i është bashkuar Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku ka
kontribuar kryesisht në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale. Ai është Kryetar i Qendrës së
Lëvizjes në Han të Elezit, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Komitetit të Shëndetësisë.
Në Qeverinë Kurti, ka shërbyer si Këshilltar i Lartë dhe Shef Kabineti në Ministrinë e Shëndetësisë.
Gjatë mandatit të tij të parë si deputet, ai dha kontribut të veçantë në avancimin e legjislacionit për

shëndetësinë, rritjen e buxhetit për sektorin publik shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve të
mjekëve të rinj. Synimi i tij në mandatin e dytë është të vazhdojë forcimin e sistemit publik
shëndetësor, implementimin e sigurimeve shëndetësore dhe rritjen e investimeve në infrastrukturë
dhe siguri.
Si prind i përkushtuar dhe bir i një familje atdhetare, Mirsad Shkreta angazhohet për një Kosovë
sovrane, të sigurt dhe fokus mban avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe të mirëqenies sociale.