25 01 2025
Arsim Ademi
Arsim Ademi është lindur më 24 maj 1979 në fshatin Vërban të komunës së Vitisë. Studimet
bachelor dhe master i ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë Veterinare pranë Universitetit
Bujqësor të Tiranës, ndërsa studimet e doktoraturës i ka përfunduar në Universitetin Norvegjez të
Shkencave të Jetës, në fushën e Shkencave të Tokës dhe Agronomisë. Gjatë karrierës akademike, ai
ka marrë pjesë në konferenca, trajnime dhe vizita studimore në vende të ndryshme, ndërkohë që ka
publikuar disa punime shkencore në revista ndërkombëtare.
Në fushën profesionale, Arsim Ademi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në sektorin e
veterinarisë, duke punuar si mjek veteriner dhe si ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë dhe
Veterinarisë pranë Universitetit të Prishtinës. Ai ka mbajtur pozitat e nënkryetarit dhe kryetarit të
Odës së Veterinerëve të Kosovës dhe aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit,
Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Angazhimin politik e ka filluar në vitin 2018, kur iu bashkua Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Aktualisht, ai është kryetar i Qendrës së LVV-së në Viti dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të
Lëvizjes. Në zgjedhjet komunale të vitit 2021, ai ishte kandidat për kryetar të Komunës së Vitisë nga
radhët e LVV-së.
Si deputet, Arsim Ademi synon të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut,
rritjen e sovranitetit të vendit dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Fokus i veçantë i angazhimit të
tij do të jetë bujqësia dhe veterinaria, si dhe ndërlidhja e arsimit dhe shkencës me zhvillimin
ekonomik të vendit.