25 01 2025

Ardian Gola

Shkrime

Emri i plotë

Ardian Gola

Ardian Gola është lindur më 22 shkurt 1979 në Gjakovë, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm.
Studimet themelore dhe master për Sociologji i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, ndërsa
doktoratën e mbrojti në Universitetin e Tiranës.
Karriera e tij profesionale filloi në vitin 2005 si Zyrtar i Lartë për Informim në Ministrinë e
Shërbimeve Publike, ku më pas u emërua Drejtor i Zyrës për Integrime Evropiane deri në vitin 2010.
Nga viti 2007, Ardiani u angazhua si Asistent në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin e
Prishtinës dhe, pas pesë vitesh si ligjërues, në vitin 2018 u avancua në Profesor Asistent. Ka mbajtur
pozita të rëndësishme akademike, përfshirë atë të Shefit të Departamentit të Sociologjisë nga viti
2014 deri në 2021. Gjatë vitit 2010, ai ishte studiues vizitor në Universitetin e Illinois në Champaign-
Urbana, SHBA.

Ardian Gola është autor i disa punimeve shkencore dhe librash, duke përfshirë “Ndarja shoqërore e
punës sipas Smith-it dhe Durkheim-it.” Ai ligjëron mbi shkencën dhe teknologjinë, teoritë
sociologjike, religjionin dhe kritikën postmoderne.
Në janar të vitit 2021, u anëtarësua në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe shërbeu si deputet në
Legjislaturën e VIII, duke udhëhequr Komisionin Parlamentar për Arsim, Shkencë, Teknologji,
Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport. Fokus i tij mbetet arsimi, kultura, mirëqenia sociale, të drejtat e
punëtorëve dhe shëndetësia, duke sjellë një qasje kritike dhe progresive në politikë.