25 01 2025

Dafina Gexha Bunjaku

Shkrime

Emri i plotë

Dafina Gexha Bunjaku

Dafina Gexha Bunjaku ka lindur më 10 nëntor 1975 në Gjakovë dhe jeton në Prishtinë. Ka
përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, në drejtimin Mjekësi e
Përgjithshme, dhe është specializuar në Epidemiologji.
Gjithashtu, studimet master i ka përfunduar në menaxhment shëndetësor.
Me mbi 18 vjet përvojë në shëndetësinë publike, Dafina ka kontribuar veçanërisht në parandalimin
dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.
Gjatë pandemisë COVID-19, udhëhoqi Task Team për COVID-19 në Institutin Kombëtar të
Shëndetësisë Publike të Kosovës. Ndërkohë që ka disa publikime shkencore mbi HIV/AIDS, COVID-19
dhe gatishmërinë e sistemit shëndetësor për emergjenca.
Dafina ka bashkëpunuar me organizata prestigjioze si OBSh, ECDC, Robert Koch Institute, Statens
Serum Institute dhe Aleancën GAVI.
Ka shërbyer si kryesuese e Bordit Mbikëqyrës të AUV, Bordit Drejtues të FSSh dhe Mekanizmit
Koordinues për tuberkuloz dhe HIV/AIDS.
Që nga 7 prilli 2021, ajo mban pozitën e Zëvendësministres në Ministrinë e Shëndetësisë.
Si kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Dafina synon të vazhdoj përpjekjet
për përmirësimin e sistemit shëndetësor, avancimin e të drejtave të grave dhe të grupeve vulnerable
e të margjinalizuara.