25 01 2025
Agon Dobruna
Agon Dobruna u lind më 23.06.1987 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje,
ndërsa shkollimin universitar dhe atë pasuniversitar e kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin
Ekonomik, drejtimi menaxhment dhe informatikë. z. Dobruna nga viti 2010 deri më 2021, ka shërbyer
në pozitën e udhëheqësit regjional të përkujdesit ndaj konsumatorëve, në Korporatën Energjetike të
Kosovës (më vonë: KEDS dhe KESCO) Distrikti në Gjakovë. Nga viti 2014 deri më 2018, z. Dobruna ka
qenë anëtar i Bordit në Ndërmarrjen Publike Komunale KRM ‘Çabrati’ sh.a. në Gjakovë. Pas zgjedhjeve
të 14 shkurtit, z. Dobruna u emërua zv. Ministër në Ministrinë për Zhvillim Rajonal, si pjesë e Qeverisë
‘Kurti II’, ku shërbeu për dy vite si zv. ministër u angazhua në krijimin e politikave publike që kanë për
qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të rajoneve, sidomos në shfrytëzimin e aseteve ekzistuese dhe resurset
e ardhshme që do të zhvillohen për të krijuar një mjedis të favorshëm për zhvillim të rajoneve. Prej
fundit të vitit 2021 shërben edhe si Anëtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës, duke përfaqësuar interesat e
qytetarëve dhe kontribuar në hartimin e politikave komunale. Nga qershori 2023, z. Dobruna është
emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me fokus për
pjesën e ish Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, por dhe fushave të tjera të caktuara sipas
detyrës zyrtare.
Gjithashtu Agoni është Kryetar i Alternativës, dega në Gjakovë dhe Nënkryetar i kësaj partie.
Si deputet, Agoni synon të promovojë zhvillimin ekonomik, politikat e mirëqenies sociale, mbështetjen e
grupeve të cënueshme, të drejtat e punëtorëve, ambientin e të bërit biznes. Si dhe të garantoj
transparencën dhe llogaridhënien. Ai është i përkushtuar për të siguruar mundësi më të mira për
qytetarët, për një zhvillim të qëndrueshëm në rajone dhe sigurimin e barazisë mes rajoneve
dhe brenda tyre.